osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spartak Braho: Kushtetuesja ka boll fakte për të shkarkuar Metën, në komision duhej sjellë me polici! Ja pse Berisha duhej arrestuar prej kohësh

Spartak Braho: Kushtetuesja ka boll fakte për të shkarkuar Metën, në komision duhej sjellë me polici! Ja pse Berisha duhej arrestuar prej kohësh

Deputeti socialist Spartak Brahoi shprehet i bindur se ka shumë fakte për të çuar deri në fund shkarkimin e presidentit nga detyra.

Më 9 qershor Kuvendi do të votojë për shkarkimin e tij dhe në fund do të vendosë Kushtetuesja. Në një intervistë, Braho shprehet se materiali ka prova të mjaftueshme që edhe Kushtetuesja të vendosë për shkarkimin tij.

Nga ana tjetër ai tregoi se përse presidenti nuk duhet të rrijë më në atë detyrë. Sipas tij, deklaratat se nuk njeh Parlamentin janë shumë të rënda. Braho foli dhe për shpalljen e Berishës të padëshiruar, por edhe për deklaratat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

-A mendoni ju zoti Braho se materiali prej 100 faqesh është i mjaftueshëm për shkarkimin e presidentit Ilir Meta?

Po, ky është një raport i ndërtuar mbi bazën e veprimtarisë hetimore të komisionit. Komisioni punoi relativisht në një kohë të shkurtër por të mjaftueshme për të arritur në konkluzionin përfundimtar kështu që pres se duhet shkarkuar. Ka tamam 100 faqe dhe kam bindjen që Parlamenti do ta shkarkojë më datën 9 presidentin dhe kam bindjen se votat e shkarkimit do jenë më shumë se ato që e emëruan president.

Janë materiale hetimore pjesë e veprimtarisë së komisionit. Të tëra me lupë janë, madje ka gjëra që dhe unë nuk i kam ndjekur, por janë ato që duhet të jenë. Më shumë se sa argumentet kushtetuese që lidhen me vërtetimin e shkeljeve të Kushtetutës, pjesa tjetër është material që e ka krijuar vetë presidenti.

-Pse duhet shkarkuar presidenti, kur dhe më herët pati një nismë të tillë që nuk përfundoi me shkarkim?

Isha i bindur që herën e parë komisioni ishte i shpejtuar i pa argumentuar. Por u la të shprehej nga Komisioni i Venecias dhe rezultoi që Komisioni i Venecias nuk tha që s’ka bërë shkelje por janë të atij niveli që nuk cilësohen si shkaqe për ta shkarkuar. Në përmbajtjen e materialit janë 17 raste të shkeljes së Kushtetutës.

-Kush është pika që derdhi gotën zoti Braho?

Mosnjohja e Parlamentit, Kuvendit dhe komisionit hetimor. Çudi e madhe ky Parlament që e ka zgjedhur, ky parlament që ka prodhuar brumë, ligje që ai i ka firmosur. Papritur bëhet inekzistent, antiligjor. Këtu e mbushi gotën ai. Veprimtarinë e Kuvendit si të ligjshëm e ka merituar, është shprehur dhe Komisioni i Venecias, një Parlament që është plotësisht i vlefshëm, kushtetues. Tani ky ngrihet në fund fare nuk ju njoh, nuk vij, nuk bëhet. E kam shprehur që ky që nuk njeh Parlamentin, nuk njeh qeverinë është puçist. Më i ashpër kam qenë me Sali Berishën, me Edi Ramën, me Ilir Metën, me këdo që shkel ligjet.

-Si e ka justifikuar puna e Komisionit Hetimor matjen e shkeljeve të rënda ose të lehta? Mos po merrni rolin e një gjykatësi?

Jo nuk po marrim rolin e gjykatësit. Ky material prej 100 faqesh do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, është çështja e saj dhe duhet respektuar vendimi. Por bazuar në shkeljet, analizën e rasteve, mbështetjen dhe analizën e 2 ekspertëve konstitucionalist, por edhe mendimi popullor tregon se presidenti duhet shkarkuar menjëherë. Por nuk është mendimi popullor ai që të shkarkon, ne mendojmë se materialet që kemi dorëzuar për shqyrtim janë mjaftueshëm për peshoren e drejtësisë. Ky material ka dokumentuar shkeljet e rënda të presidentit në shumë çështje dhe kjo si rrjedhojë do të sjellë shkarkimin e tij.

-Pse duhet ta thërrisnit Ilir Metën me forcës në Komisionin Hetimor?

Komisioni ka të drejtë ta thërrasë Metën me forcë, në bazë të Kodit Proceduriale. Në 98 kemi thirrur Berishën me forcë. Për oportunitet politik, u vendos që Meta të mos thirret me forcë. Për mendimin tij duhej thirrur me forcë, nuk do vinte, punë e madhe. Hapat proceduriale duhen ndjekur të gjitha. Duhet t’i shkonte polici te dera, që nesër në orën tetë do paraqitesh.

-Presidenti Meta iu përgjigj pyetjes suaj lidhur me rrugën e fshatit të tij dhe vendlindjen, përveç përshëndetjeve çfarë mund ti përcillni mbrapsht presidentit të republikës?

Të përshëndes Ilir Meta dhe mbaj mend se ke thënë se ne të dyve varri na ndan. Ky njeri pa karakter më krahason mua me Sulo Gradecin, që është personazh shumë pozitiv, partizan, skraparlli i devotshëm dhe sa herë atakohej me Metën, i thoshte bëj për Skraparin, bëj rrugën e Çepanit, të Malit të Tomorit. Rrugët e Gjirit të Lalëzit i ka bërë, por të Skraparit nuk i ka bërë.

-Pse nuk jeni treguar besnik siç thotë presidenti?

Ndoshta takohemi në atë botë dhe do ia kthej siç duhet.

-A e keni tradhtuar ju Ilir Metën? Po ai ju?

Unë nuk e kam tradhtuar Ilir Metën. Është miqësi politike e hershme, unë jam themelues i PS, ai nuk ka qenë, më pas erdhi, e kam mbështetur, sepse ishte i ri, gjykoja se Shqipërinë e donte, traditat i donte, por u sëmur shumë shpejt në cilësi, sëmundje të cilët politikanët pragmatistë i mbërthen. Por, vura re edhe cilësi të tjera që lidhen me karakterin.

-Kur i vutë re këto?

Ja pse u prisha unë me Ilir Metën, ne ikëm nga PS si reaksion ndaj Nanos, por jo për të shkuar me Sali Berishën. Kam thënë në Konventën Kombëtare, zoti Meta po shkëputemi nga PS që të mos ketë krizë vendit, por i kam thënë ujku qimen e ndërron por zakonin se harron, Sali Berisha ngelet deri në fund Berishë, ka duartrokitur atëherë. Na mblodhi kundër së majtës dhe shkoi pas qerres së Dritan Priftit. Këtu nuk ka asnjë pabesi.

-A keni ju zoti Braho materiale, dokumente të cilat mund të kompromentojnë Ilir Metën ose materiale që presidenti mund të ketë frikë prej tyre?

Unë nuk kam materiale që komprometojnë asnjëri në kuptim e keq të kësaj fjale. Në qoftë se bëhet fjalë për materiale të mirëfillta, unë nuk kam gjëra të shkruara as të skeduara sepse unë kam memorien në nivel super. Mbaj mend çdo gjë, kam fiksuar çdo gjë dhe jam në gjendje të argumentoj çdo gjë. Kjo është çanta ime e zezë. Atë simbolikën çanta, thellë-thellë ose origjinalisht është kjo e ka shpikur ky vetë. Ik tha në emisionin e Blendi Fevziut dhe merr një çantë me vete që t’i trembësh këta. Ishte fjala atëherë, procesi, akuzës që iu bë nga Dritan Prifti.

-A ndihet dikush i shantazhuar nga çanta juaj?

Nga çanta? Jo. Unë jam jurist. Unë e di çfarë thuhet dhe unë e di çfarë nuk thuhet. Kur them që e di çfarë thuhet, në radhë të parë kam parasysh koston që krijohet dhe për personin ndaj të cilit i drejtohem, por dhe ndaj opinionit, familjes, por në radhë të parë ndaj interesave të vendit.

Ato që kam thënë, në rastet kur janë prekur rëndë interesat kombëtare dhe që lidhen kryesisht me veprimtarinë antikombëtare të Sali Berishës unë i kam thënë. I kam argumentuar të tëra. I kam thënë më shumë se sa mendonte ai, madje i kam thënë dhe pseudonimin agjenturor të tij. Madje i kam thënë hajde në gjyq, kundërshtoje. Të tjerat, unë nuk mund të marr përsipër të them gjëra që përbëjnë shkelje ligjore sepse mbaj dhe vetë përgjegjësi për atë punë. Është temë e bukur kjo.

Po unë me çantën e zezë kam ardhur deri këtu se të tërë kanë frikë nga çanta e zezë. Më tha një ditë Blendi Fevziu ore pash Zoti ça ka aty brenda, po hape i thashë, u turr me tërë mend ta hapte, çanta ishte boshe. Unë tërë kohën vij me mendjen plot të cilën e kam shumë të kthjellët.

-Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla flet për ish-sigurimsin që ka informacione të cilat mund ta shantazhojnë ose mund të kërcënojë, si mendoni ju?

Nuk e tha ‘sigurimsi’ se me sigurimin nuk më lidh asgjë. Kam qenë para tij jurist, kam qenë gjykatës, vetëm kaq. Të jap një përgjigje për Adriatikun. Ai rrjedh nga një familje nga Gramshi dhe babai i tij ka qenë kuadër. Ky është shkolluar si jurist, por është bërë gabim i madh që është emëruar Prokuror i Përgjithshëm. Është nivel i ulët. Nuk mund të flasë një ish-prokuror. Është niveli i Qemal Lames.

Është gjynah që t’i kthej përgjigje. Por unë nuk jam i dënuar për fshehje pasurie. Do ta takoj, ta pyes me hollësi ore çfarë ke dashur të thuash se ka një lidhje me njeriun tim ky person. Për çantën e zezë? Ka dëgjuar dhe ky. I ka dhe ky këto aleancat me presidentin aktual, por do bëjmë një vizitë kështu. Ky në Amerikë nuk shkon ë, po mirë do shkojmë në Gjermani me këtë. Nuk është ironi, është direkt.

-Teksa ish-kryeprokurori ka qenë tek kolegu Cim Peka, është folur lidhur me kërcënimin dhe doja t’iu pyesja, ju keni kërcënuar me çantën tuaj të zezë njeri apo jo?

Po ka qenë tek Cim Peka është serioze shumë. Ky është kërcënuar?! Deri më sot nuk është kërcënuar njeri. Kush e ka mizën nën kësulë i del çanta e zezë përpara.

-Ç’mund të na thoni në lidhje me deklaratën e Adriatik Llallës se Vlahutin i ka kërkuar që të arrestojë Berishën?
Domethënë pyetja jote ka dy anë. Pjesa e parë është deklarata e tij që i ka thënë Vlahutin; ‘arresto Sali Berishën’, kjo nuk është e vërtetë.

-E ka kërkuar dhe Lu?
Nuk është e vërtetë që Vlahutin ka thënë ‘arresto Berishën’. Ai shpif pa pikë turpi se është në situatë të vështirë por nuk del dot kështu nga halli. S’mund të vijë përfaqësuesja e BE tek një prokuror i dyshimtë dhe t’i thoshte; arresto shefin e opozitës. Po kush ishin akuzat? Thotë gjë?! Gënjen! Kjo është aleanca e sapo ngjizur e Berishës

-E atashoni dhe me Ilir Metën?
Patjetër! Këta janë jo të çantës së zezë, por të listës së zezë. Nuk bëjnë aleanca këta.

-A keni informacione se zoti Meta është pjesë e listë së zezë së Amerikës?
Jo se besoj. Nuk e di. I drejtohem dhe i them Ilir kujdes! Bëj kthesë nga rruga ku ke hyrë. Se ditë të rënda të presin.

-Po për Berishën?
Berisha ka dashur burgosur me kohë. Unë kam qenë drejtues komisioni hetimor i ngjarjeve të 97 dhe konkluzioni i atij komisioni është; Sali Berisha mban përgjegjësi për tërë katrahurën, për dëmet, viktimat. Aty në materiale është dhe aktakuza, pjesë e përfundimeve që arriti Komisioni Hetimor. Iu hoq imuniteti 4 vite dhe nuk u thirr një herë si i pandehur. Ai ka dash burgosur me kohë.

-Flasim për një përcaktim nga SHBA?
Edhe SHBA tani për shumë konjuktura e kanë kursyer deri tani.

-Pse?
Punë e tyre. Një pjesë, copës antikombëtare e një njeriu antikombëtar që ka dëmtuar rëndë interesat e vendit, mos të themi Hesat pasha, se ky është më i keq, ka punuar kundër interesave të Shqipërisë, deri në copëtimin e saj, mbi dhe nën dhe, hapur direkt, duhej të eliminohej shumë kohë më parë politikisht.

-Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, ndjeni keqardhje që nuk morët dot asnjë mandat?

E kisha të qartë se në vendin që isha, nuk do arrija të bëhem deputet. Ishte vlerësim për mua, që kryetari më tha se do kandidosh në listën e PS. Kisha bërë be me veten time, që unë dua të jem sa kohë është Sali Berisha. Nëse ikën ai, iki dhe unë. Unë iki me nder, ai ikën i turpëruar.

Nuk ka rëndësi fare mandati, është copë letër. Këto ishin ndër zgjedhjet më të mira të organizuara, në kuadrin e standardeve dhe ky është i pritshëm edhe në raportin final. Brenda llojit ka probleme, që duhen rregulluar në Kodin Zgjedhor, veçanërisht problemi i numërimit të votave për kandidatët. Është bërë fushata edhe për PS-në, por edhe me emra është bërë. Rëndësi ka që fitorja ishte e thellë e bindëse, ata që dolën duhet ta justifikojnë hyrjen në parlament. Për Majkon dhe Mimin më ka ardhur keq.