osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spartak Ngjela: ‘21 Janari’ makthi i Berishës, kërkon kaos për t’u shpëtuar zullumeve

Spartak Ngjela: ‘21 Janari’ makthi i Berishës, kërkon kaos për t’u shpëtuar zullumeve

Përveç “grushtit” që Sali Berisha do të marrë nga amerikanët dhe reforma në drejtësi, avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar edhe një tjetër goditje të fortë që i ka rezervuar fati ish-kryeministrit.

Në një analizë të tijën të botuar disa muaj më parë, avokat Ngjela shprehet se ish-kryeministri Berisha do të fundoset edhe për shkak të ngjarjes së 21 janarit të vitit 2021, ku mbetën të vrarë katër protestues. “Në të njëjtën kohë, Saliu kot mundohet për të fshehur pjesëmarrjen e tij direkt në vrasjet e 21 janarit.

Serverin e ka të plotë politika amerikane, ashtu siç është marrë atë ditë sepse Saliu se di që serverat nuk fshihen dhe Saliu është lodhur kot që e ka fshirë, por me gjestin që ka bërë kur ka fshirë serverin e zyrës së vet, ai ka pranuar fajësinë e tij në ngjarje.

Do ta shikoni Saliun në ngjarjet e 21 janarit me kallashnikov në duar, brenda godinës së kryeministrisë, që me zor ia kanë hequr armën nga duart bashkëpunëtorët e tij.

Por a do t’i publikojë politika amerikane? Të shohim! Publikimi është një fakt historik që i ndihmon shqiptarët, por unë mendoj se përderisa Basha foli për 21 janarin, amerikanët i kanë treguar serverin e zbardhur, i cili është një turp kombëtar, sepse atje do të shihni një kryeministër në një krizë të plotë çmendurie. Edhe Ramës ia kanë treguar serverin amerikanët”, shkroi asokohe Ngjela.