osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat “bombë”, pas akuzave të rënda ndaj Hashim Thaçit: “Ai fsheh diçka. Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën”

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat “bombë”, pas akuzave të rënda ndaj Hashim Thaçit: “Ai fsheh diçka. Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën”

Takimi i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet.

Planeve u dha fund Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë me publikimin e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për k.rime kundër njerëzimit dhe k.rime lufte.

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se presidenti Thaçi nuk ka qenë konsekuent në lidhje me shkëmbimin e territoreve, por palët në Kosovë e Shqipëri janë shprehur se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Përderisa Thaçi është thirrur do të shkojë, s’ka rrugë tjetër. Por çështja është pse në kohën ku do të shkonte në Washington? Dhe kryeministri nuk shkoi në një kohë kur Grenell tha se po e pret dhe në një kohë kur vetë kryeministri Hoti tha se do të drejtojë bisedimet? Ka një lidhje dhe një lëvizje të BE-së me Amerikën.

Ne kemi pasur dyshime se Thaçi do të ndryshojë territore, të japë Kosovën e Veriut. Edhe vetë Thaçi vetë nuk ka qenë konsekuent, ai fsheh diçka. Por të gjitha palët, opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri, thanë se nuk ka ndërrim territoresh.

Boltoni ka qenë qysh në fillim kundër luftës, prandaj është pushuar nga puna nga presidenti nga puna. Presidenti i ri që erdhi e mori dhe ngriti orekset në Beograd. Kur u pushua sërish, u kuptua që çështja kryesore e Kosovës do të ndryshojë. Presidenti nuk foli asnjëherë”, tha ai.

Ngjela shtoi se presidenti amerikan nuk mund të fliste për ndërrim territoresh, pasi shkel sovranitetin e Kosovës dhe shtoi se kjo kërkesë nuk ka ardhur nga Amerika.

“Presidenti i SHBA-së nuk mund të thoshte se do të ndërronte territoret pasi do të shkelte pavarësinë e Kosovës, por nëse në Kosovë del një shitës i territoreve atëherë c’faj ka politikanë amerikane?

Nuk ka mundësi që ndërrimi i territoreve të ndodhë si kërkesë e amerikanëve, por vjen si kërkesë e presidentit shqiptar, dhe ky i fundit duhet të ketë me vete parlamentin. Në mënyrën se si u deklasifikua kjo si një marrëveshje fshehtë. Amerikanët dhe Thaçi deklaruan se nuk ka ndërrim territoresh.

Thaçi ishte në gabim me prishjen e qeverisë dhe e pagoi koston për këtë. Kosovarët janë në një krizë mendimi sepse u ka ndodhur gjëra të rënda njëra pas tjetrës. E para u iku një qeveri që nuk duhet të ikte, pasi ishte fituar me zgjedhje si mazhorancë. Tani, kanë qenë të pakënaqur evropianët, e menduan kështu, duke hequr elementin që krijoi krizën, pra Thaçin.

Unë jam i bindur se në SHBA do të kishte një presion të madh kundër Vuçiç, pasi ky i fundit është trembur shumë. Kë ndihmoi “arrestimi” i Thaçit, Vuçiç që po shkonte në gijotinë, Serbinë që po shkonte të dorëzohet, apo politikën amerikane? Unë prisja gijotinë, pasi Vuçiç do të pranonte pavarësinë e Kosovës”, tha Ngjela.