Drejtuesja e qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 2021-shit, ministrja Elisa Spiropali, ka shkuar sot në Gërdec, aty ku në 15 mars të 2008-ës humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë si pasojë e shpërthimit të një fabrike demontimi armësh.
Spiropali bën edhe një krahasim mes kësaj qeverisje dhe të kaluarës duke konstatuar një “ndryshim rrënjësor”:
“Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga thelemet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti”, shkruan Spiropali teksa ‘thumbon’ kështu Shkëlzen Berishën, djalin e ish kryeministrit i cili ka prona në Gërdec.
POSTIMI I SPIROPALIT:
Me Asamblenë Socialiste për një bashkim të ri, për fitoren e forcës sonë, që nuk prish, por ndërton, nuk vret, por shëron plagët e një komuniteti të lënduar.
Ndryshimi mes nesh është rrënjësor: Ata janë kthyer në vendin e krimit për biznes në Gërdec. Ne jemi në Vorë për të ngritur nga thelemet pallatet, shkollat, infrastrukturën e rrënuar nga tërmeti.
Me besim, me punë, me shpresë, do ia dalim në #25Prill për #mandatinetretë me Kryeministër Edi Ramën.