osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Strasburgu venit shpresat e të ngelurve në veting dhe hap rrugën e hetimeve ndaj tyre: Rrëzon përfundimisht Altina Xhoxhajn

Strasburgu venit shpresat e të ngelurve në veting dhe hap rrugën e hetimeve ndaj tyre: Rrëzon përfundimisht Altina Xhoxhajn

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, apo e njohur ndryshe si Gjykata e Strasburgut ka vulosur ligjshmërinë e procesit të vetingut që po aplikohet në Shqipëri. Qysh prej nisjes së tij, procesi i vetingut ka shpartalluar kastën e të korruptuarve në sistemin e drejtësisë dhe të shumtë janë ata që po punojnë në prapaskenë kundër tij.

Disa emra të ngelur në veting me mbështetjen edhe të politikanëve apo edhe personave të veshur me pushtet, iu drejtuan Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg me shpresën se kjo gjykatë do të rrëzojë vetingun në Shqipëri dhe vendimet e dhëna prej organeve të tij sikundër janë KPK dhe KPA.

Por ditën e djeshme Gjykata e Strasburgut ka refuzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj që rasti i saj të rishqyrtohet nga Dhoma e Madhe prej 17 gjyqtarësh. Kjo do të thotë se aktgjykimi i datës 9 shkurt 2021, që u dha nga kjo gjykatë, ku nuk u gjet asnjë shkelje në rastin “Xhoxhaj”, nga dje është vendim përfundimtar në këtë çështje.

Rikujtojmë se Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh për herë të parë për procesin e vetingut në Shqipëri. Në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë, me shumicë votash, Dhoma prej 7 gjyqtarësh e GJEDNJ-së vendosi në shkurt të këtij vitit se nuk ka pasur shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut në procesin e vetingut.

Por ky vendim i marrë nga Gjykata e Strasburgut legjitimon procesin e vetingut dhe pret shpresat e politikës dhe të ngelurve në veting për të përmbysur reformën në drejtësi, ndërsa u hap rrugë edhe hetimeve për të ngelurit gjatë procesit të rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi.

Janë të shumtë ish-prokurorët dhe gjyqtarët që kanë ngelur në veting, ndërkohë që ky vendim i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut tashmë është edhe një garanci për organet e reja të drejtësisë si Struktura e Posaçme Kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që të hetojë këtë kategori zyrtarësh të shtetit.

Kujtojmë që deri më tani SPAK ka nisur hetimet për 3 ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të cilëve madje iu ka sekuestruar edhe pasurinë. Po ashtu, përmes vendimit për ish-gjyqtaren Altina Xhoxhaj, Gjykata e Strasburgut ka legjitimuar procesin e vetingut dhe pret shpresat që në të ardhmen të ketë vendime në favor të të ngelurve në veting, pasi rasti Xhoxhaj, tashmë është si pikë referimi.

Megjithatë, sipas informacioneve, mësohet se aktualisht në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, janë 10 ankesa të tjera të bëra nga gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu.