osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Studentët entuziast për “Paktin për Universitetin”: Ezauron kërkesat tona. Tani duhet kohë të realizohen të gjitha

Studentët entuziast për “Paktin për Universitetin”: Ezauron kërkesat tona. Tani duhet kohë të realizohen të gjitha

Studentët të Universiteteve të ndryshme shprehen entuziast për “Paktin për Universitetin”. “Pakti për Universitetin” që konsiderohet një pikënisje për dialogun me pedagogët dhe studentët, është vlerësuar pozitivisht dhe nga këta të fundit, që të pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e quajnë një arritje të protestës.

“Po po jemi informuar. Mendojë se pakti ezauron kërkesat tona. Tani duhet kohë të realizohen të gjitha. Ne duhet të vijojmë normalisht mësimin. Disa përfitojnë përgjysmon tarifash, disa bursa të plota. Presim rregullimin e kushteve dhe kërkon kohë”, tha për ATSH-në një djalë nga fakulteti politeknik. “Mendojë se tarifa është ulur për pjesën më të madhe ne po përgatisim dokumentet që na nevojiten për këtë”, rrëfen një student e fakultetit ekonomik.

Një student tjetër e fakultetit ekonomik thotë se në pjesën më të madhe kërkesat janë plotësuar. Një djalë i gjuhëve të huaja tregon, që studionte për italisht, duke na bërë me dije se mësimi tashmë kishte nisur rregullisht, theksoi se pakti është pozitiv. “Ja nga mësimi po dalim. Mendojë se “Pakti për Universitetin” plotëson kërkesat tona. Mendojë se është diçka pozitive”, tha ai.

Te fakulteti i Drejtësisë, shumë student ishin mbledhur në oborr për të kërkuar rinisjen e mësimit, që mbahet pezull nga një pjesë e studentëve që kanë bllokuar hyrjet e fakultetit në fjalë. “Nuk mund të vazhdohet më kështu. Është bërë një muaj e gjysmë që ka bojkot . Tani kemi “Paktin për Universitetin” që plotëson kërkesat tona. Ti japim kohë paktit dhe mos humbin kohën tonë, se në fund në kurriz do e kemi”, tha një prej studenteve.

Një djalë i vitit të parë nënvizoi se, “shumica e studentëve duan mësim dhe vlerësojnë paktin, brenda në shkollë janë një grup i vogël, që na mbajnë peng”. Një student tjetër u shpreh se kemi bërë peticion. “Janë mbledhur 200 e më shumë firma. Është marrë në konsideratë, po presim nga dekani zgjidhjen e situatës këtu. Nuk dua ti bëjë analizë realizon apo jo Pakti për Universitetin kushtet, dua të theksojë faktin se rëndësi ka të nis mësimi dhe të flasim mbi atë çka ofron pakti”, tha ajo.