osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: SPAK ka mbështetjen time pa kushte, po shemb mitin legjendar të pandëshkueshmërisë

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Rama: SPAK ka mbështetjen time pa kushte, po shemb mitin legjendar të pandëshkueshmërisë

Gjatë intervistës për “Studio Live” në Report Tv kryeministri Edi Rama u pyet për sulmet e kreut të PL Ilir Meta ndaj SPAK. Në përgjigjen e tij u tregua i rezervuar me argumentin se nuk ka “një koment për askënd që ka një çështje të hapur me SPAK apo se ndjen se SPAK mund t’i hapë një çështje”. SPAK duhet të vazhdojë drejt, shtoi Rama, duke i shprehur mbështetjen.

Pyetje: Zoti Meta shumë agresiv në drejtimin tuaj dhe në drejtim të SPAK, keni një koment mbi këto sulme ndaj SPAK një krijesë që ju keni thënë Se ka kontribuar ne PS që të ngrihej.

Rama: Jo ka kontribuar edhe PS… PS është udhëheqësja dhe fuqia vendimtare në mundësimin e kësaj historie të re në rrugën e shtetit shqiptar që nga 1912 ku drejtësia e çliruar nga kthetrat e asaj pjese të pushtetit politik që është dhe në pushtetin ekzekutiv vepron pa parë majtas dhe djathtas dhe godet pavarësisht sa mund të dhembu majtas dhe djathtas. Këtë e ka bërë PS (fjalë e vërtet-. thotë për kambanën) edhe të tjerët kanë dhënë kontributet e tyre. Se kur më thonë e bënë amerikanët aty pastaj nuk e përmbaj dot veten për të thënë se amerikanët këtu kanë qenë dhe e kanë dashur luftën kundër korrupsionit që në ‘91 por pse nuk e kanë bërë, po kështu dhe Evropianët. Sepse nuk ka forcë të jashtme që mund ti imponojë një vendi asgjë nëse nuk është së paku më forcë e brendshme e mjaftueshme për ta çuar përpara një plan të caktuar.

E dyta kur kam thënë se reformën në drejtësi e dua që për herë të parë të mos jetë e varur nga pushteti politik nuk kam pasur në mend ndonjë gjë tjetër dhe as nuk kam imagjinuar ndonjë gjë tjetër.

E treta ju më kërkoni një koment. Unë nuk kam bërë asnjëherë një koment për askënd që ka një çështje të hapur me spak apo se ndjen se spak mund ti hapë një çështje se pastaj do të krijonin kushtet se konfuzioni i krijuar nga të gjithë këta njerëz të cilët nuk e fshijnë të kaluarën e tyre, do të ishte shumë i madh dhe shumë i dëmshëm. Nuk mund të bëj asnjë koment. Di të them që shqiptarët e kanë treguar në të gjithë këto vite se kanë instikt të jashtëzakonshëm politik, e ka ky apo ai përgjegjësinë apo se këtij apo atij po i bie në qafë kot.

E kuptojnë shqiptarët nuk është nevoja ta diskutojmë. Spak të vazhdojë drejt. Ka të gjithë mbështetjen time pa kushte dhe të PS dhe se çfarë rezervash munde të kem unë apo mund të kemi ne këto janë legjitime por jo një arsye që ne të bëjmë komente në publik sepse në fund të fundit spak është një bebe në raport me historinë.

Pushteti ekzekutiv, legjislativ në Shqipëri janë pushtete me një histori gjithsesi dhe Shqipëria ka pasur dhjetëra e dhjetëra qeveri dhe përsëri qeveria bën gabime ka të meta. Si mund të pretendojmë se që një bebe e sapoardhur në jetë të mos ketë të meta apo të mos bëjë gabimet e veta. Por kjo s’ka lidhje me të vërtetën e madhe se SPAK po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në shembjen e mitit legjendar të pandëshkueshmërisë që e ka sunduar Shqipërinë dhe shqiptarët.