osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Të bëfsha Vetingun… kur akoma na gjykon Kadiu për “mustaqet”!

Të bëfsha Vetingun… kur akoma na gjykon Kadiu për “mustaqet”!

Nga Anri Bala

Dashamir Xhika, i akuzuar për abuzim me miliona euro në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, nuk mund të mbahet në burg, sepse nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe do i vendoset një çip te këmba, nga ato që nuk punojnë, të tenderuar nga Vasali dhe Manjani, për ta siguruar, se mos e grabisin kur të nxjerri plaçkën e vjedhur… eurot!

Prokuroria konstatoi me fakte dhe prova, se Dashamir Xhika i ka shkaktuar një dëm prej 54 milionë dollarë shtetit. Mirëpo sot, çuditërisht  drejtori i Ilir Metës dhe i Monika Kryemadhit, i akuzuar dhe nga shumë biznese, si pronar tenderash rrugësh në pozicionin e Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptarë, lirohet nga burgu. Masa zbutëse e dhënë për dallaverexhiun Xhika, pikërisht kur në vend po flitet e duartrokitet çdo ditë, se po bëhet Reformë në Drejtësi, është skandaloze.

Kjo tregon, se klani Meta-Kryemadhi, nuk kanë për të lëvizur nga “istikami” dhe do i mbrojnë deri në fund pasuritë e tyre, që i’u kanë grabitur shqiptarëve. Të dërgosh në arrest shtëpie, një të akuzuar për vjedhje dhe korrupsion miliona euro, vetëm se është pagator i mirë i atyre që e kanë përdorur, kur një qytetar bënë burg për vjedhje 10 mijë lekë dritash… është për të vënë kujën.

Natyrisht, që shkallën e pafajësisë do ta provonin gjykatat, por zbutja e masës është një vendim i lexueshëm, se Xhika shumë më shpejt do marrë masa “zbutëse” të tjera, deri në detyrim paraqitje dhe në fund… pafajësinë. Ishte ky LSI-isti Xhika, që mori plot 35 milion euro buxhet shtesë për autostradën Tiranë-Elbasan, një muaj para zgjedhjeve, para, që askush nuk i di ku janë dhe për çfarë janë përdorur, por, të jeni të sigurtë, që u hodhën në kutitë e votimit për të marrë 19 deputet, nga një parti që nuk e kishte kaluar kurrë numrin “ngelës”… katër.

U hodhën për të bërë deputet një tufë fëmijësh të paarsimuar dhe pa asnjë shkallë inteligjence, përveçse kishin tutor pagatorin, që nuk ndalet përpara asgjëje, sepse i ka thasët e asaj që hedh ujin përpjetë… parasë, atje ku as vetë nuk i di.

Nuk e di, se sa seriozisht i ka marrë shqetësimet e SHBA-së dhe BE-së, ligjbërsi dhe ligjvënsi, se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu, po ecin në mënyrë të ngadaltë ose janë në stanjacion, sepse ky fakt, tregon të kundërtën: Reforma në Drejtësi po ecën, duke u kthyer në një humor të zi, përderisa nuk ka burg për kriminelët, hajdutët dhe vrasësit e vërtetë të drejtësisë… politikanët, që lëvizin ushtarët e tyre në fushën e shahut, sa herë duan të luajnë me fate njerëzore.

Pas talljes që u bë me rikonfirmimin e dy gjyqtarëve milioner, me “një milion njolla” në biografinë e tyre, si përfaqësues të drejtësisë, ku natyrisht edhe nëse nuk kishin bërë padrejtësi, kishin bërë falje, për atë që s’falet… krimin.

Sot është vërtet për tu shqetësuar, se mos rasti Xhika, është precedenti që nuk ndalet, duke na përcjellë një sinjal dekurajues për drejtësinë: Miti i hajdutërisë “Meta-LSI”, kanë një mal me para, aq sa dhe poshtërsi, ndaj të dhjefsha vettingun. Vetëm me këtë fakt, përligjet deklarimi bombë i Vlahutin, se grupe të caktuara politike, shantazhuan Reformën në Drejtësi, por duke na e lënë ne, t’i identifikojmë… kush janë këto grupe.

Kur gjyqtarë dhe komisionerë japin vendime skandaloze, larg pritshmërisë dhe perceptimit të qytetarëve, ne na duket sikur na thonë: Hani hani, se i’u bënë mirë!”

Tre goditje në tre ditë, më bënë të kujtoj drejtësinë e Kadiut, që i dha të drejtë të akuzuarit: “Me këto fakte që ka në faqet e kuranit, i akuzuari dhjet edhe mustaqet e mia, jo më të tuat.” Nëse vrasësit, grabitësit, imoralët dhe hajdutët thërrasin duam drejtësi, kjo është një shenjë e keqe… se këtu, nuk do të ketë kurrë drejtësi./Ekskluzive.al