osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Të dhënat e vetingut, korrupsion galopant në shkallët më të larta të gjyqësorit, ja përplasjet mes KPK, DSIK dhe ILDKP

Të dhënat e vetingut, korrupsion galopant në shkallët më të larta të gjyqësorit, ja përplasjet mes KPK, DSIK dhe ILDKP

Korrupsioni galopant në vendin tonë ka bërë që shumë gjykata të mos jenë funksionale. Me nisjen e vetingut në muajin shkurt të 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit nisën pastrimin e sistemit të drejtësisë, gjë që ka sjellë edhe një kolaps në shqyrtimin e dosjeve.

Ajo që bie në sy është se sa më e lartë ka qenë shkalla e gjyqësorit aq më i madh ka qenë edhe korrupsioni. Në këtë pikë, gjykatat më të rëndësishme në vend janë jashtë funksionimit. Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese prej një kohe të gjatë kanë dalë jashtë funksionit, për shkak se shkalla e parë dhe ajo e dytë e vetingut i nxori gjyqtarët nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet, për shkak të pasurisë që kishin vendosur nga korrupsioni.

Ngritja dhe funksionimi i këtyre gjykatave është edhe një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave. Por pas Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, gjykata tjetër më e rëndësishme në vend është ajo e Apelit të Tiranës. Edhe kjo shkallë e gjyqësorit tashmë ka dalë jashtë funksionit.

Nga 31 gjyqtarë që është kuorumi që duhet të ketë për shqyrtimin e çështjeve, Gjykata e Apelit Tiranë tashmë ka ngelur me vetëm 13 të tillë. Ky pastrim i gjyqtarëve të korruptuar nga KPK dhe KPA ka sjellë një sërë vështirësish për qytetarët, pasi stoku i dosjeve që presin të shqyrtohen janë të shumta. Gazeta e tha edhe pak ditë më parë se Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur se nuk do ketë Kolegj Civil dhe Penal dhe çështjet do të ndahen tek të gjithë gjyqtarët.

Përplasjet mes institucioneve

Por shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkarkuar nga detyra janë për shkak të problemeve me pasurinë, por edhe për pastërtinë e figurës. Kështu, për vlerësimin në këto kritere, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bashkëpunuar me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorinë e Sigurimit së Informacionit të Klasifikuar, të cilët kanë paraqitur në shkallën e parë të vetingut raportet përkatëse për individët që dalin para vetingut.

Në raportin e KPK për periudhën shkurt 2018-prill 2020 vihet re se ka pasur përplasje mes këtyre institucioneve. Shifrat në raportet që ka dorëzuar ILDKPI dhe DSIK nuk përputhen me gjetjet e KPK. Sipas raportit, për periudhën shkurt 2018 deri në prill 2020 ILDKP ka dorëzuar 67 dosje me probleme me pasurinë për gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa vetë KPK ka konstatuar se janë 105 të tillë.

Pra shumë njerëz të drejtësisë kanë fshehur pasurinë duke mos i deklaruar ato, por hetimet e Komisionit i kanë nxjerrë ata zbuluar. Por shifrat nuk përputhen as për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët sipas ILDKP kanë rezultuar pa probleme. Sipas këtij institucioni, kanë qenë plot 125 të tillë, ndërsa KPK konstaton se janë më pak persona të “pastër”, pra vetëm 87. Por të njëjtat përplasje janë evidentuar edhe mes shkallës së parë të vetingut dhe DSIK, sa u takon raporteve për përshtatjen e figurës.

Nga raportet e DSIK-së për 160 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar të papërshtatshëm për vijimin e detyrës 33 subjekte rivlerësimi, ndërkohë që nga hetimi i Komisionit rezultuan me probleme 21 prej tyre. Ndërsa si të përshtatshëm për të vijuar detyrën, në raportin e DSIK kanë rezultuar 127 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa sipas KPK janë 139.