Kryeministri Edi Rama feston 10-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Linda.
Ka qënë Rama ai që ka përkujtuar datën e veçantë duke postuar foto me Lindën, e cila mban një tufë më lule në dorë.
Krahas fotos, në të cilën shfaqen duke u puthur, kreu i qeverisë shkruan: 10 vjet!
Linda mban në dorë një buqetë me lule të ngjyrave nga më të ndryshme, mirëpo ajo që mbizotëron ështe roza dhe e bardha.
Rama dhe Linda janë prindër të një djali të quajtur Zaho, ndërkohë që secili prej tyre ka dhe një fëmijë tjetër, nga marrëdhëniet e mëparshme.