osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Të mbyllur në aeroplan për katër orë, pazagjerët e “Wizz Air” shqyejnë derën e emergjencës pasi po mbyteshin në bordin e avionit

Të mbyllur në aeroplan për katër orë, pazagjerët e “Wizz Air” shqyejnë derën e emergjencës pasi po mbyteshin në bordin e avionit

“Mbrëmë ka qenë në pyetje më së shumti jeta e njeriut, sepse vështirë kemi arritur të ngopemi me frymë”, rrëfejnë qytetarët, të cilët qëndruar të mbyllur me orë të tëra në avionin e kompanisë së fluturimeve “Wizz Air”.

Fluturimi prej Prishtinës në Londër i kompanisë Wizz Air, i parashikuar në orën 20:50, është shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkaqe ende të panjohura, duke shkaktuar kështu kaos dhe rrezik për shëndetin e pasagjerëve.

Të mbyllur brenda në aeroplan në Aeroportin e Prishtinës, për rreth katër orë, udhëtarët nuk u shërbyen as me ujë dhe as me ushqim. Sipas tyre, as tualeti nuk kishte kushte të përdorej.

Grupi i pasagjerëve nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte me fluturimin e tyre dhe nuk kishin asnjë informacion nga stafi i kompanisë apo aeroporti.

Njëri prej pasagjerëve, Emin Krasniqi, tregoi se si qëndruan me orë të tëra në aeroport fillimisht e më pas mbi avion, i shqetësuar se si kompania nuk ka dhënë informacione lidhur me këtë çështje. Ai thotë se nata e mbrëmshme ka qenë e tmerrshme, e më shqetësues është fakti që nuk ka marrë askush përgjegjësi deri më tani.

Një tjetër pasagjerë, Shqipe Selimi u shpreh e mllefosur me gjendjen në të cilën ndodhet. Ajo pohon se po bëhen dy ditë që vërdalliset nga kompania e fluturimit, të cilën e akuzon për shërbime të dobëta.

Nërkaq Xhevdet Bajra, gjithashtu në pritje të fluturimit, tregon se kompania “Wizz Air” shfaq shpesh probleme me fluturimet, mirëpo shton se pasagjerët nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër.