osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Teatri u shemb! Tani ngjitet në skenë… komedia e “vajtimit”!

Teatri u shemb! Tani ngjitet në skenë… komedia e “vajtimit”!

Nga Anri Bala

Erdhi dhe kjo ditë… edhe pse s’do ta besoja kurrë, se kjo racë “krimbash”, që bluajnë gjithçka gjejnë përreth, tani janë vendosur në pararojë të “Teatrit”, për të mbrojtur artin dhe kulturën… duke hapur në foltore volumet e gënjeshtrave dhe mënxyrave, për tu dukur më intelektual, më artistë. Kjo kope hajdutësh dhe të poshtërish, duke folur me frazë të thëna nga njerëz të mëdhenj, që kurrë nuk i kanë lexuar, të mësuara si citate dashurie nga një i verbër, e bënë edhe më komike lojën e tyre.

Nëse ndonjëri nga ato kolosa, që ndoten nga goja e tyre, do ta shikonte këtë komedi turpi, do të qante me dënesë dhe shpirti i tij nuk do të gjente kurrë paqe. Këto gjymtues të artit, më kujtuan “kompraçikozët”, gjymtuesit e fëmijëve, për të nxjerrë personazhe reale nga gjymtimi, si dhe Hygoin me Guinplenin e tij.

Të dëgjosh nga një bandë “kompraçikozësh”, që kanë ndërhyrë duke gjymtuar artin dhe artistët, duke i kthyer në një Guinplen që qesh, ngaqë i kanë damkosur qeshjen në fytyrë… është vërtetë e neveritshme. Të shikosh “maratonën” e komedisë me palaço cirku, që hiqen si xhongler, për të na treguar, se kush flet më bukur dhe kush ka shkuar më shumë në teatër, edhe pse dyshoj se 99% e tyre, nuk e dinë edhe tani, që më e pakta duhet ta kishin mësuar, se sa kushton një biletë shfaqjeje, cilado… është me të vërtetë komedi për të qarë!

Qytetar, për të ndjekur komedin tragjike, është fare e thjeshtë, sepse pjesa dërrmuese nuk shkon të ndjek shfaqje, sepse pëlqen shfaqjet e mediokritetit të vet dhe pjesa e mbetur, nuk shkon asnjëherë edhe kur ftohen si publik “brilant” i idiotokracisë, sepse kthehen në aktorë çdo të enjte, që na bëjnë t’i mbulojmë me pështyma, pas përfundimit të spektaklit për neverinë, që na “dhuruan”!

Në sallën stallë, Kuvend, ku mbizotëron padia dhe injoranca, sapo i dëgjon të çelin fjalimet me fjali “prekëse” për kulturën, vetvetiu të vjen të gajasesh, por edhe të plasësh nga marazi, se si ka mundësi, që pikërisht, ata që e shkatërruan këtë vend, në të gjitha drejtimet, për të mos folur, se vëmendja tek arti ka qenë mizerabël, në kufijtë e mbijetesës, tu shesin moral dhe integritet artistëve.

Këtu arti, kultura, monumentet relike e historike… u është vënë kazma me kohë dhe janë pikërisht këta, që i kanë groposur me disa grushta dhe që po i vajtojnë, duke u lebetitur që të mos ringjallen?!

Artistët e braktisën “mortin” e tyre të rremë, por kjo bandë, guxon me pafytyrsinë më të madhe, t’i akuzoi ata, se janë blerë  e shitur. Në fakt, vetëm mendje të sëmura dhe perverse, mund të hapin mort pa vdekur askush dhe të tërbohen, se pse nuk morët pjesë në varrimin e tyre, pa arkivol?!

Kjo tufë e kamur në stoli, por “rreckamanë” në dije dhe personalitet… nuk do të guxonte kurrë të fliste kështu për një artist, nëse vërtetë do ta njihte nga afër, artistin dhe hapësirën e artit, ku ai ushtron profesionin e tij, të konsideruar të varfër dhe pa të ardhme… peshqesh që ua lanë po këta.

Por duke qenë, se shumë prej tyre i njoh mirë, e disa më pak, sepse për fatin tim, më është dashur shpesh të “punoj” për ta, brenda profesionit tim, janë këta artistë, që banda i akuzon, se janë të shitur, që kanë bërë art me xhepin e tyre, edhe kur xhepat i kanë pasur të grisur… me djersën e tyre, edhe kur etjen e kanë shuar me gjakun e duarve të tyre, që kanë heshtur e qeshur me dhimbje kur janë përbuzur, ofenduar, demotivuar, nga kjo bandë injorantësh, që kurrë nuk kanë qenë dashamirës… spektator.

Krimbat e sallës stallë, kanë vite që e kanë humbur luftën me kulturën dhe artin… por kanë fituar të gjitha betejat me teatrin, monumentet e kulturës, bibliotekat, muzet, galeritë, sheshet dhe qendrat kulturore e historike… duke i shkatërruar ato!

Një pyetje kam për spektatorin e teatrit: A e keni parë Bashën apo Berishën… tufat e tyre të luleve të hedhura mbi skenë… fërkimet e mjekrës së Alibeaj tek perdet e kadifes, Tabakun, Vokshin apo Shehin, që hidhen pupthi mbi karrige, nga kënaqësia, që provuan nga loja aktorëve në skenë dhe sa e sa “artdashës” të tjerë të kallëpit të tyre, sepse unë, nuk i kam parë kurrë…asnjërin prej tyre?!

Me “kulturën” e tyre, por fatmirësisht jo të qytetarit, po mundohen të na e shesin teatrin për art, ndërsa artistin, që e fyen dhe e poshtëruan, e plaçkitën dhe e shfrytëzuan… si njeri pa moral, që shitet e blihet për përfitime vetjake.

Sipas tyre, arti është godina, memoria historike e artit është një ngrehinë qerpiçi, që dje u shemb dhe sot është kthyer në një relike e pabanueshme. Për nostalgjinë e rreme të bandës së “kompraçikozëve”, që duan të ndjejnë aromën e lagështirës së godinës gërmadhë, hapat e hedhura të aktorëve në skenën që kërcet e “bërtet”, shtullungat e pluhurit që të veshin gojën, kur ecet mbi moket dhe prekjet idilike të perdeve të kadifes… ajo godinë duhet shpëtuar!

Pasi humbën betejën për të bindur artistët, tani ju kthyen memories historike, si nostalgjikë të filmave me partizanë, kur dikujt i lavdërohej gjyshi e dikujt tjetër gjyshja, i shpallën luftë vetes, për ta kthyer karakatinën e katandisur mos më keq të Realizmit Socialist… në “Monument Kulture”.

Në këtë komedi… të luajtur mjeshtërisht në kuvend nga ata, artistët si spektatorë të shfaqjes, po hakmerren duke ju tallur, fyer,  e përbuzur me nënqeshje, sepse më në fund arti dhe kultura fitoi, ndërsa injoranca dhe poshtërsia do të “shemben” e do të groposen nën rrënoja!

Dje, teatri u shemb, sepse e shembi koha… porsi e hoxhës që u rrëzua nga minarja, i dha një dorë edhe nëna natyrë, sepse nën këmbët e tij lindi komedia, që të bënë të vajtosh, jo për vete, por për aktorët e përçudnuar si “kompraçikoz” të vetvetes… politikanët tragjiko-komik. /Ekskluzive.al