osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tek “Astir” do të shpronësohen llotot, lavazhet dhe shtëpitë… 8 kate pa leje! (Foto)

Tek “Astir” do të shpronësohen llotot, lavazhet dhe shtëpitë… 8 kate pa leje! (Foto)

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se pronarët që preken nga Unaza e Madhe do të shpronësohen 100%, kurse për ndërtimet pa leje do të ketë 3 vite qira dhe banesa sociale.

Vetëm për qiranë e protestuesve, Bashkia e Tiranës do të anulojë ndërtimin e një shkolle në kryeqytet. Ky fond do të përdoret për kompensimin e atyre që kanë ndërtuar ndër vite pa leje.

Por, lind pyetja: Çfarë janë shumica e ndërtimeve në atë zonë? Për çfarë do të harxhohen paratë e një shkolle në Tiranë? Po Veliajn, për çfarë e kërcënojnë me jetë? Siç shihet nga një vëzhgim i thjeshtë me foto, skena buzë Unazës është një katastrofë urbane!

Një mish-mash me lloto, baste, lavazhe, gomisteri, trotuare të zëna me rraqe dhe shtëpi, kryesisht me kate shtesë të pabanuara si kjo “shtëpi” me 8 kate pa leje në foto!

Edhe pse e kanë ditur me kohë gjurmën ku do të kalonte Unaza e Madhe, pasi ka qenë projektuar që në vitin 1989 në kohën e Adil Çarçanit, kjo nuk i ka penguar këta banorë që të zaptojnë tokën për ndërtime shumëkatëshe.

Si ky objekt shumëkatësh i papërfunduar dhe pa leje janë me dhjetëra përgjatë gjithë zonës së Unazës së Re, nga ish-shkolla Teknologjike gjer te Dogana.

Pronarët e këtyre bizneseve kanë krijuar edhe hyrje-dalje të paligjshme në rrugën kryesore, që bien në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor, që krijojnë trafik në qarkullimin e mjeteve, por mbi të gjitha janë burim aksidentesh.

Ja fotot nga katastrofa urbane në zonën e Unazës së Madhe.