osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Hetime për rektorin dhe dy zv/rektorët e Universitetit Bujqësor në Kamëz

Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Hetime për rektorin dhe dy zv/rektorët e Universitetit Bujqësor në Kamëz

Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, janë në verifikim në një dosje penale të nisur nga prokuroria e Tiranës.

“Shqiptarja.com” mëson se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të sekuestrojë të gjithë praktikën tenderuese në Agjensinë e Prokurimit Publik, ndërkohë do thërasë për të dëshmuar lidhur me këtë çështje Bahri Musabelliun dhe dy zv/rektorët Sulejman Sullçe dhe Remzi Keco.

Njëherësh në pyetje do meren dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarëse në këtë tender.

Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani. Por UBT, në cilësinë e autoritetit kontraktor nuk ka shpallur fituese as ofertën e parë më të ulët, as 4 të tjerat pas saj, por ja ka dhënë tenderin kompanisë “Shpresa sh.p.k”, e cila për nga oferta ekonomike ishte renditur e gjashta.

Sipas APP, oferta më e ulët në tenderin për ndërtimin e murit rrethues të Universitetit të Kamzës është dhënë nga kompania Viante Konstruksion me vlerë 421 mijë dollarë. Pas kësaj kompanie janë renditur katër të tjera me oferta nga 450-500 mijë dollarë, por edhe këto janë skualifikuar ashtu si e para.

UBT ka shpallur fituese kompaninë “Shpresa sh.p.k”, e renditur në vendin e gjashtë e cila ka ofruar një cmim prej gjysme milion euro pa TVSH ose 640 mijë dollarë duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ndërtimin e një muri gjysmë metri të lartë dhe një porte hyrëse.

Por edhe pse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston. Pra, Universiteti Bujqësor i Tiranës ka shpenzuar gjysme milion euro për të ndërtuar një mur rrethues, i cili në pjesën më të madhe të gjatësisë së tij është vetëm 30 cm i lartë. Tenderi me firmën e rektorit, Bahri Musabelli është zhvilluar në qershor të vitit të kaluar dhe përveç kostos stratosferike është i mbushur me dyshime të forta për korrupsuion. Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu ka paguar gjysme milion euro për një mur që nuk ekziston pothuajse fare dhe për një portë hyrëse prej hekuri./Nga Elton Qyno