osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tërbohet Meta: S’kam ça bëj do dal në rrugë të shpëtoj popullin, kam frikë të takoj dikë se i shkon policia tek shtëpia

Tërbohet Meta: S’kam ça bëj do dal në rrugë të shpëtoj popullin, kam frikë të takoj dikë se i shkon policia tek shtëpia

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zbuluar sot në një konferencë me mediat, se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ishin takuar së bashku.

Duke përmendur edhe gjobën që policia vendosi për shoqatën e Durrësit pak javë më parë, pas aktivitetit ku kishte marrë pjesë edhe Presidenti, Meta tha se këto janë arsye pse ai do të dalë më shumë në rrugë e bulevard me qytetarët.

‘Tani mund të detyrohem të dal më shumë në rrugë në bulevard se unë vete te kushëriri im në bashkinë e Maliqit në Korçë ku jeton të pi një gotë raki atje, dhe pas dy ditësh, ai ish ushtarak, njeri i nderuar jeton me zonjën e tij, i vete policia në shtëpi natën kontroll banese. Po pse? Se ti ke një çun në Amerikë ka bërë një video, me armë…

Unë kur të shkoj tani në Maliq do detyrohem të dal shëtitje me të se po ti shkoj prap në shtëpi atij apo një tjetri mund ti shkojë prap policia.

Vajtëm bëmë aktivitetin në Durrës e bëri shoqata e Durrësit në bashkëpunim me bashkinë, u respektuan kushtet, nga 50 që kishte thënë Bashkia, s’kishte as 35 veta. Iku presidenti u mor kryetari i shoqatës e ju e dini sa janë pensionet e pensionistëve tanë, edhe gjobë 50 milionë lekë.

Tani unë nuk kam ça bëj do shpëtoj popullin nga gjobitjet deri më 25 prill, unë tani do dal me qytetarët rrugë më rrugë, për ça do dal? Të gjithë të shkojnë të votojnë, e kanë për detyrë.

Demokacia fillon e mbaron te vota. Fjalë janë thënë dhe në kohën e Enver Hoxhës, barcaletet e Shkodrës qarkullonin në gjithë Shqipërinë por fjalët kishin edhe dajakun.

Askush s’ka pse të shqetësohet nga mesazhet e presidentit, Presidenti thotë vetëm gjëra të vërteta”.

Presidenti Meta deklaroi gjithashtu se Shqipëria nuk mund të mbahet më peng dhe theksoi se me votën në 25 prill, “shqiptarët do rivernosin demokracinë, rendin kushetues”

Pyetje: Cfare do beni ju zoti Presidenti pas deklarates që thatë pak ditë më parë se kush do tentojë të manipulojë votën nuk ia merr mendja se çfarë e pret?

“Duhet ta kete parsysh kushdo që nuk mund të mbahet më peng Shqipëria se po mbahet peng procesi i integrimit. Me zgjedhjet e manipuluara të 2017, me zgjedhjet një partiake etj e me shumë probleme të tjera.

Shqiptarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë të lirë e jam i sigurt që shqiptarët do rivernosin demokracinë, rendin kushetues e do ringrihet Shqipëria plot dinjitet se në dinjitet e një vendi që do të hyjë e evropë qëndrojnë liritë e të drejtat e njeriut”, tha Meta.