osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tirana 2 hapa larg triumfit, 6 pikë për të festuar matematikisht titullin kampion

Tirana 2 hapa larg triumfit, 6 pikë për të festuar matematikisht titullin kampion

Mjaftoi një humbje përballë Teutës, e para nën drejtimin e Egbos, që rivalët e Tiranës, mbi të gjitha Kukësi, të besonin se bardheblutë janë një ekip normal, një skuadër që mund të thyhet, dhe se gara për titull është ende e hapur.

Ky ishte thjeshtë një perceptim, më shumë një dëshirë, pasi kryeqytetasit reaguan shpejt, siguruan një fitore të pastër me “tripletë” golash në klasikën e futbollit shqiptar duke spostuar sërish presionin tek Kukësi. Kjo ishte një javë ku fitorja përballë Vllaznisë vlen më shumë se sa tre pikët, blofi i verilindorëve bëri që diferenca me kreun të shkoj sërish në 9-të pikë.

Titulli kthehet sërish në një ekuacion me vetëm një të panjohur, kur do të shpallet Tirana kampion? Përjashto ndonjë moment të dyshimtë, si prekja e topit me dorë nga Idi Batha, bardheblutë treguan superiorit ndaj Vllaznisë, Ngoo ishte njeriu i ndeshjes me një asist dhe një gol brenda 5 minuta, ndërsa Cale vrau sfidën me fillimin e pjesës së dytë, duke vërtetuar se Egbo ka në dispozicion një ekip me shumë klas.

Tiranës i mjaftojnë tashmë dy fitore në dy ndeshjet e radhës, kundër Skënderbeut në transfertë dhe më pas kundër Kukësit në kryeqytet, për të festuar matematikisht titullin kampion 4 javë përpara fundit, një skenar që mund dhe të shtyhet për javën pasuese teksa përballen me Partizanin në derbin e kryeqytetit, një skenar identik me një sezon më parë kur të kuqtë festuan titullin pikërisht në derbi, në shtëpinë e bardhebluve.