osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tirana e paralizuar dhe gjunjëzuar nga trafiku, “ortakët” kërcënojnë Erion Veliaj për ndalimin e qarkullimit të betoniereve

Tirana e paralizuar dhe gjunjëzuar nga trafiku, “ortakët” kërcënojnë Erion Veliaj për ndalimin e qarkullimit të betoniereve

Me një vendim që pritej nga të gjithë qytetarët e kryeqytetit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndalojë të gjitha mjetet e tonazhit të rëndë dhe betonieret të qarkullojnë gjatë ditës, duke i caktuar një fasho orari të ndaluar për qarkullim e tyre që nis në orën 07:00 e mëngjesit deri në 20:00 të darkës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së mjeteve të tjera.

Nuk mund të themi me qartësi nëse ky veprim i Erion Veliaj është një reflektim nga denoncimet e panumurta, përfshirë edhe ankesat e dhjetra qytetarëve të bëra publike nga media jonë në adresë të tij, por vlen për tu theksuar se ky vendim ishte i domosdoshëm edhe pse shumë i vonuar.

Shumë i vonuar posi qytetarët e Tiranës sot janë të terrorizuar të hypin mbi mjetin e tyre për të shoqëruar fëmijët në kopshte apo shkolla e për t’i marrë sërish ata, qoftë për të mbërritur vetë në punë më pas, apo mos e thëntë perëndia të kenë ndonjë urgjencë shëndetësore, që shanset për të humbur jetën rrugës për në spital janë shumë të larta.

Por Veliaj gjykon se nuk është vonë akoma dhe përpiqet t’i mbush mendjen drejtuesve të mjeteve se ai do më të mirën për to, të paktën deri vitin tjetër, ku priten të mbahen zgjedhjet e reja lokale.

Sipas deklaratës së Veliaj, ndalimi i betoniereve bëhet për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në orët e para të mëngjesit, kur prindër e fëmijë nxitojnë për në shkollë dhe për në punë.

Pas 7 vitesh investim personal në betonizimin e kryeqytetit, Veliaj kujtohet se mëngjesi në fakt duhet të jetë i qytetarëve të Tiranës dhe jo i betoniereve, autobuzave, kamionëve, kamionçinëve apo furgonave që ndalojnë në çdo rrugë apo rrugicë, ku tu vijë përmbarë dhe shkarkojnë mallra furnitorësh dyqanesh.

Dikush mund ta pyes kryebashkiakun, nëse ka parë në ndonjë rrugë të Milanos, Londrës, Berlinit apo Madridit betoniere dhe kamiona që kalojnë si pa të keq në qendër të qytetit? Pyeteni Veliaj, a ke parë në ndonjë vend të botës, të tilla mjete transporti që hedhin inerte rrugëve duke dëmtuar ato dhe janë taksapaguesit e qytetit që riparojnë me lekët e tyre dëmet e ndërtuesve?

Përgjigja është e qartë, jo nuk ka gjekundi! Por kryebashkiaku sillet si i poaditur, a thua se nuk është “ortak” me të gjithë këto firma ndërtimi që e paguajnë sa frengu pulën një leje ndërtimi për kullat dhe pallatet që mbijnë si “kërpudha pas shiut”, në atë që Veliaj e konsideroi si “kryeqyteti i mbipopulluar”.

Madje këta ortak e kërcënojnë bashkiakun për veprim arbitrat për ndalimin e këtyre mjeteve dhe se do e hedhin në gjyq vendimin e bashkisë. Por sipas disa kryetar shoqatash të ndërtimit, ajo që është më e keqja, vendimi i ri do të ndikoj në cilësinë e ndërtimit dhe sigurinë e objektit, sepse puna gjatë natës është e pamundur dhe e rrezikshme për punonjësit dhe procesi i betonimit kërkon më shumë se 12 orë. Madje këto shoqata arrijnë dhe “kërcënojnë” bashkinë, se ky vendim do të ndikojë ndjeshëm edhe në rritjen e çmimeve të apartamenteve veç cilësisë së dobët.

Ndalimi i betoniereve dhe mjeteve të rënda ishte një akt i domosdoshëm, jo vetëm për lehtësimin e trafikut por edhe për cilësinë e jetesës së qytetarëve të Tiranës, përmirësimin e rrugëve të shqyera nga inertet që këto mjete lejnë pas, edhe pse ky vendim do jetë i papërfillshëm në trafikun e kryeqytetit, për sa kohë Bashkia e Tiranës nuk ka një strategji reale për t’i dhënë fund makthit të drejtesve të mjeteve, për sa kohë qytetarët e Tiranës nuk kanë asnjë mjet tjetër alternativ për të lëvizur, përcjell fëmijët në kopshte e shkolla, për të shkuar në punë, apo rrugës për në spital. Tirana e Veliaj, pas 7 vitesh të një kryebashkiaku që premtonte shumë, është më shumë e mbipopulluar me beton dhe mjete të qakullimit, ndërsa bashkisë nuk i dalin vitet për ide apo alternativa për ta shmangur këtë tmerr./Ekskluzive.al