osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Titulli prokurorë dhe gjyqtarë, që i dha nder dhe fuqi çdo faqeziu të këtij vendi… nuk po ndryshon!

Titulli prokurorë dhe gjyqtarë, që i dha nder dhe fuqi çdo faqeziu të këtij vendi… nuk po ndryshon!

Nga Anri Bala

Nuk mund të mos ndjehesh i tronditur, kur gjëja më e rëndësishme dhe legjitime, dhuratë e Zotit, që në lindje… liria, në këtë vend as që ka ekzistuar. Liria nuk ekziston në një vend ku nuk ekziston drejtësia, ku në çdo minutë mendon se të bësh mirë ke bërë keq dhe të mos bësh asgjë, ke bërë dy herë keq!

Teksa dëgjoj, se nuk ka sistem drejtësie nga gjithfarë palaçosh, që vetëm atyre nuk u hyn në punë sistemi i drejtësisë, e natyrisht qajnë e vajtojnë atë… sistemin që ata krijuan, për të na trembur ne dhe për të ngritur mbi gjithçka imoralitetin njerëzor, e duke i kthyer në moral të gjitha ato vepra, që për njerëz normal quhen krime… nuk mund të rri pa ulëritur, edhe nëse nuk më dëgjon askush se: “Drejtësi ky vend nuk do të ketë, deri kur ato që na masakruan me padrejtësi… të kërkojnë drejtësi!”

Ajo nuk ka ekzistuar kurrë, veçse në imagjinatë tonë të trullosur nga përshtjellime ndjenjash të mbytura nga dëshira dhe shpresa, duke pritur si të tulatur… ja sot, ja mot!

Çfarë ishte kjo ngrehinë mëkatarësh pyes veten i habitur, kur shikon shkërmoqjen si një kështjellë prej rëre, e ngritur në breg prej vitesh, e ku nuk kishte dallgë që e rrëzonte, deri më sot?! Kjo karakatinë nuk po ndalon së shemburi, ku rënia e tullave prej murit, ndodh edhe kur askush nuk e prek?!

Ra Dedja, Broci, Troci, Noci e Nocrroku, Toma, Vrroma, Llalla e gjithë rrumpalla… por kush mbeti?! Askush! Sepse ajo nuk ka ekzistuar, veçse ka vegjetuar për të trembur dhe masakruar me hijen e saj çdo qytetarë, pak ose aspak mëkatarë!

Ndaj, duhet të mos presim drejtësi nga riciklimi i kësaj mbetjeje gjirizesh, që tashmë edhe kështu nuk i ka mbetur asgjë, veçse skeleti cullak e për turp, si dordolec, duke na kujtuar ish kufomën e të poshtrës… shqiptare-drejtësi!

Drejtësi ky vend nuk do ketë, derisa shpikësit e këtij sistemi drejtësie, që kurrë nuk ka qenë sistem por një “harem”, ku i bëhej qejfi sulltanit, duke i ofruar drejtësinë që i pëlqente atij… të mos guxojnë t’i përmendin emrin.

Kur shikon si bien e rrëzohen një nga një, që nga ushtari dhe deri tek kryegjenerali i kësaj ushtrie togash të zeza, të duket sikur përpara ke inkuizicionin, që vuri në turrën e druve këdo që nuk kishte të paguante lirinë e tij… drejtësinë.

Njerëzit që ndërtuan këtë sistem, vazhdojnë të qajnë, se ku u iku, kur në fakt nuk ka ikur asgjëkundi, askush dhe asgjë… nuk ka ndryshuar.

Në një shpërbërje kaq të madhe, të asaj që ato na e shitën si drejtësi, duhej të gjithë të shkonin në “gijotinë”.
Madje, ata janë po ata, fodulla mendjemëdhenjë, sa as që kanë ndërmend të frikësohen e tërhiqen, por gjejnë me dhjetra metoda, që të mbeten aty ku kanë qenë… të poshtër për t’i nderuar.

Më atë që po shikojmë, titulli “prokuror dhe gjyqtar”, që i dha nder dhe fuqi çdo faqeziu të këtij vendi, nuk po ndryshon! Të gjithë përfaqësuesit e drejtësisë nuk të lënë as një mundësi që t’i veçosh… si faqebardhë, sepse edhe nëse ndonjëri nuk i ka të dyja faqet e zeza… njërën e ka të sigurtë.

Ato pak prokurorë dhe gjyqtarë, që janë larguar dhe shpëtuar si të virgjër, prapëseprapë kanë qenë pak me “barrë”, por vetingu i ka pranuar… si të mbarsur me frymën e shenjtë. Kjo ndoshta, sepse edhe “vetingistat” njerëz janë dhe dëgjojnë e respektojnë, e pse jo edhe lajnë ndonjë borxh, me fuqinë që u erdhi nga “qielli”.

Ky është mendimi im, se të rrimë shtrembër dhe të flasim drejtë, raste të dyshimta të mos barazisë së gjykimit ka plot. Ndoshta kjo ndodh, sepse sëmundja e padrejtësisë ka lënë gjurmë, por ndoshta edhe nuk kanë faj, sepse në një moçal të mbushur me zhaba, mund të zgjedhësh vetëm “bretkoca”. Nuk besoj, se është e lehtë të bindem që të pranoj se drejtësinë do e bëjnë po ata… “bretkocat” e zgjedhura nga moçali i zhabave.

Ato që kanë dalë nga moçali të neveriten, kur hiqen sikur bëjnë drejtësi, duke thirrur, trembur e gjykuar me dhjetëra herë qyqarë, që kanë riparuar një çati dhe as që u bie ndërmend të guxojnë, për të thirrur e pyetur ata që kanë ndërtuar çatinë e botës, “Himalajen” me para, përpara syve të atyre që “shikojnë me sy e plasin me zemër”, për padrejtësinë… popullit.

Çuditërisht mburren, se kanë trembur e gjykuar të fuqishmit, por në fakt na kanë gjykuar, trembur, dënuar dhe gjobitur ne… duke paguar fajin e tyre si pafajësi, me para nga xhepat tanë të grisur…!

Çdo ditë shikoj, se emrat prokuror dhe gjyqtarë në këtë vend, i paskërkanë dhënë nder dhe fuqi çdo të poshtri, e më kap një trishtim dhe dhimbje, për të gjithë ata që e kanë paguar shtrenjtë  lirinë e tyre, për gjithë ata që nuk kanë mundur ta paguajnë lirinë e tyre, për gjithë ata që kanë jetuar, duke i’u lutur Zotit, që kurrë të mos binin në dorën e xhelatëve të kësaj drejtësie, të veshur me mantel të zi si korba, as ato vetë apo njerëzit e tyre të shtrenjtë.

Për të mos u mburrur, më kap dhe frika, kur shikoj dhe dëgjoj çdo ditë, për vendime edhe më skandaloze se dikur, në emër të drejtësisë së “fortë”, të dhëna nga kjo çetë e mbetur pas shpartallimit dhe luftës brenda llojit!

Jam i bindur, e lus të jem i gabuar, se titulli prokuror dhe gjyqtar, që i dha nder dhe fuqi çdo faqeziu të këtij vendi… nuk po ndryshon!/Ekskluzive.al