osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tortë dhe çelësat e shtëpisë së re! Dy gëzime në një ditë, Rama: Familja në Farkë nis jetën e re pas tërmetit

Tortë dhe çelësat e shtëpisë së re! Dy gëzime në një ditë, Rama: Familja në Farkë nis jetën e re pas tërmetit

Rindërtohet shtëpia e parë pas shembjeve nga tërmeti tragjik i 9 muajve më parë, 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj ishin në Farkë ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Allaraj, që kishte dy gëzime në një ditë, pasi vajza e madhe mbushi 13-vjeç. Pasi panë shtëpinë e re, Rama, Veliaj dhe Ahmetaj me distancë për shkak të masave anti-COVID uruan familjen në oborr, ku nuk munguan batutat.

“Sot kemi një urim krejt të veçantë. Shtëpia e parë e rindërtimit hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç. Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”!

Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh

Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet! Gëzuar” tha Edi Rama.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se janë 817 shtëpi të reja që do të ndërtohen në Tiranë, teksa për 400 janë lidhur kontratat. “Për 6 javë do të hapen themelet e pallateve të para te ‘5 Maji” tha Veliaj.