osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Tritani Don Kishot dhe Dasho Alikon Sanço Panço”, plas sherri edhe në PD-në e Gjirokastrës: Fundërrinë e ricikluar e Ramiz Alisë

“Tritani Don Kishot dhe Dasho Alikon Sanço Panço”, plas sherri edhe në PD-në e Gjirokastrës: Fundërrinë e ricikluar e Ramiz Alisë

Pas humbjes së 25 prillit ka pasur përçarje të degëve të Partisë Demokratike në rrethe.

Së fundmi e radhës ka qenë ajo e Gjirokastrës ku Roland Bejko është përplasur me Tritan Shehun dhe Dasho Alikon.

Ai i konsideron si Don Kishoti dhe Sanço Panço, dy personazhe komik të përjetësuar nga gjeniu i letrave Miguel de Servantes.

Më poshtë pjesë nga reagimi i tij:

Por, rini të qetë, pa merak.Së shpejti do ta dëgjoni oshëtimin e ulërimës së shpirtit që s’gjen paqe nga padrejtësia dhe pabesia sa në Malin e Gjerë e në Çajup, sa në Sopot e në Bureto, sa në Nemërçkë e në Kurvelesh.

Do tundet vendi nga oshëtima!

O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë!

Po çfarë besoni mor? Besoni vërtet se paraja dhe dhuratat blejnë gjithçka?! Gaboheni! Postin mund ta bleni me para, por legjitimitetin moral, kurrë!

Kuuurrrrëëë! Këtë fiksojeni mirë në mendje! Mos e harroni!

Të dashur miq.

E keni vënë re se si këto ditë Don Kishoti (që ka humbur kalin) dhe Sanço Panço (që i ka humbur gomari), po vijnë vërdallë me këmbë sa në një vend të krimit në tjetrin për të fshehur gjurmët e tij, për pak më shumë legjitimitet në oborrin e zbrazur të Dulqinjës plakë, tashmë?

Shikojini pak, shikojini si pozojnë qesharakët!

Janë duke shpërndarë arançata me duart e tyre, pafille me shkëlqim, dhe copa pasqyrash të thyera se kujtojnë se kanë përballë vetëm servila pushteti, injorantë dhe budallenj që t’i gënjejnë me këto çingla- mingla buzëqeshjesh, në shkëmbim të pak më shumë… Çfarë?

-Të pak më shumë LEGJITIMITET MORAL pra, se atë legalin e kanë, ua fali Partia si QOKË!

Po mirë që i shpërndajnë si dhurata këto paqyrat e thyera tek ata që s’kuptojnë çfarë ka ndodhur, po pse nuk marrin guximin e t’u hedhin një sy për të parë pak si duken në to fytyrat e tyre prej tradhëtarësh të pabesë?!

Apo kanë frikë se mbi copat e thyera koka mund t’u duket si e Shrekut, dhe hunda si e Pinokut!

Nuk ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm në Gjirokastër! As budallenj që të mos ta kuptojnë si ndodhi, pse ndodhi, kush e bëri dhe pse e bëri krimin… Jo, nuk ka më aty as naivë të tillë. Aty të japun ujë me bishtin e lugës dhe se merr vesh fare si të ndodh që thyen hundët…

Bajram të gëzuar për gjithë njerëzit e mirë!🤝🤝🤝Për të tjerët, e ka në dorë Zoti, për momentin.🙏🙏🙏🙏