osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Tropojani i Astirit mban fjalën e dhënë te Veliaj dhe prish dy ndërtesat pa leje

Tropojani i Astirit mban fjalën e dhënë te Veliaj dhe prish dy ndërtesat pa leje

Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja dy ditë më parë i premtoi kryebashkiakut Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe se do ta prishte vetë banesën e ndërtuar pa leje.

Sot ai e ka mbajtur fjalën dhe ka pranuar që dy objektet i tij, të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe, të prishen nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, duke i hapur rrugë vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.

Siç shihet edhe nga pamjet, Uka ka qenë i pranishëm gjatë momentit të prishjes së dy ndërtesave, ndërsa bëri thirrje se tashmë ka ardhur koha që të mos bëhen më pengesë e zhvillimit të këtij segmenti të Unazës dhe i gjithë Tiranës.

“I dhashë fjalën kryetarit si burrat dhe e mbajta fjalën. I prisha vetë këto dhe jam shumë i predispozuar që të zhvillohet Tirana, se po të jetë mirë Tirana do të jemi mirë ne të gjithë”, tha Ukë Idriz Çelkolaj.

Ai gjithashtu u bëri apel edhe gjithë banorëve të tjerë të kësaj zone që të heqin dorë nga aktet jo qytetare dhe të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës në të mirë të zhvillimit të qytetit.

“S’kemi arsye të dalim kundër projektit, kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e gjithë komunitetit dhe gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë.

Kjo është e vetmja mënyrë që mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana. Ky është mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen, të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës. Ky është mesazh për të gjithë sepse është e mirë e të gjithë neve”, theksoi Ukë Idriz Çelkolaj.

Ukë Idriz Çelkolaj ishte pjesë e një përfaqësie të zgjeruar të banorëve të zonës së Astirit që dy ditë më parë u takuan me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku diskutuan mbi mundësitë që rruga të bëhet dhe që familjet që preken nga ky projekt të mund të përfitojnë nga projektet sociale të Bashkisë Tiranë, ku përfshihen sistemimi në banesa sociale që mund t’i përdorin pa afat, apo edhe dhënia e bonusit të qirasë për 3 vite.