osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“U arratis me një deputet në Amerikë”, gruaja përgënjeshtron të shoqin: Tentoi të më mbyste në gjumë

“U arratis me një deputet në Amerikë”, gruaja përgënjeshtron të shoqin: Tentoi të më mbyste në gjumë

Rreth një muaj më parë, shtetasi Aleko Doko denoncoi për kamerën e Faxnews dhunën e ushtruar prej djalit dhe braktisjen nga ish-bashkëshortja, e cila sipas tij u largua me një deputet në Amerikë.

Në një intervistë të dhënë për gazetarin Fatjon Gjinaj nga kontinenti i largët, Majlinda Doko, ish-bashkëshortja e Aleko Dokos, deklaroi se është ndarë nga bashkëshorti i saj për shkak të dhunës 25-vjeçare të ushtruar gjatë martesës.

Majlinda shprehet se në datën 12 Gusht ish-burri tentoi ta mbyste në gjumë dhe ka qenë vajza ajo e cila e ka shpëtuar duke telefonuar policinë.

Majlinda Doko: Unë jam dhunuar për 25 vjet nga ai njeri. Djali aktualisht po vuan një dhunë fizike dhe një dhunë psikologjike nga babai i tij. Dhuna psikologjike e ka çuar djalin drejt vetëvrasjes.

Djali im është një djalë ekselent. Goca ime që ai pretendon se nuk e di ku e ka, është ekselente dhe me studime në Hungari. Edhe djali është shembullor. Atë njeri e falenderoj vetëm për fëmijët. Më ka marrë 16-vjeçe dhe më ka dhunuar për 25-vjet resht. Kam ndenjur me të vetëm që fëmijët e mi mos të ndjenin mungesën e babit.

Arsyeja pse u ndam ka qenë dhuna. Ka qenë data 12 ose 13 Gusht, kur do përcillja vajzën për në Hungari, dhe zotëria zgjohet në dy të natës dhe kishte hipur mbi mua me gju dhe tentoi të më mbyste.

Kur goca u zgjua për të shkuar për në banjë më pa që po tentonte të më mbyste dhe ka telefonuar policinë. Në polici ai ka shumë njerëz dhe të plotfuqishmin e zonës e ka mik të ngushtë.

Ka thënë se iku në Amerikë me një deputet dhe e ndihmuar prej tij, kjo është një gënjeshtër.

Unë kam ikur me dokumente të rregullta dhe ambasada amerikane ma dha menjëherë vizën pasi unë kam qenë me biznes dhe një taksapaguese e rregullt.

Djali im sa herë ikën në punë gjen makinën e policisë në lagje. Po bën të njëjtat presione ndaj djalit siç po bënte me mua.