osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

U kërcënu dje nga Meta, flet denoncuesi i CEZ-DIA juristi Romeo Kara: Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet

U kërcënu dje nga Meta, flet  denoncuesi  i CEZ-DIA juristi Romeo Kara: Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurori Sotir Kllapi, duket se janë një hap larg shndërrimit si figura historike, simbole të drejtësisë së re dhe heronj të luftës për shembjen e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Të trajnuar nga amerikanët, Dumani dhe Kllapi po hartojnë relacionin për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe bashkëpunëtorët e tyre. I informuar rreth këtyre zhvillimeve të fundit në SPAK për dosjet e tij penale më të nxehta, lobimi, afera me shërbimet estetike dhe CEZ-DIA, Ilir Meta ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj prokurorëve që kanë në duar dosjet e tij.

Madje ai ka filluar të shohë armiq kudo, deri aty sa akuzon bashkëshorten dhe njerëzit e saj në parti se janë pengje të Altin Dumanit dhe se i kanë vendosur çimka. Me gjetjet e prokurorëve të SPAK për dosjen e tij të madhe të pastrimit të parave, si edhe CEZI-DIA, Ilir Meta pritet që të njihet brenda pak javësh, për të mos thënë ditësh, me akuzat që do të rëndojnë mbi të.

Pas komunikimit të akuzave, Prokurorisë së Posaçme do t’i duhet të çojë në Gjykatën e Posaçme vlefshmërinë e tyre shoqëruar edhe me kërkesën për masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Për këtë masë sigurie, kërkesa shtrënguese si ‘arrest me burg’, apo ‘arrest shtëpie’ kërkohet në rastet kur personi i akuzuar rrezikon që të prishë provat, apo dëmtojë hetimet përmes presionit, shantazheve apo blerjes së dëshmitarëve të mundshëm. Kërcënimet Meta i ka filluar që tani. Në daljen e tij të fundit për mediat ditën e djeshme ai sulmoi juristin Romeo Kara, personazhi i cili hapi në SPAK aferën “CEZ-DIA”.

Reagimi

Gazeta ka kontaktuar me Z.Kara lidhur me sulmet dhe qëndrimet e Metës. Ai paralajmëroi se fundi i Ilir Metës është çështje kohe. “Ilir Meta e di dhe e ndjen më së miri se tashmë fundi i tij ka ardhur dhe se përballja me ligjin do të realizohet nga momenti në moment. Meta është personi për të cilin të gjithë palët politike dhe jashtë saj, janë plotësisht dakord për këtë fund të tij. E konstatoj të trembur dhe të çoroditur plotësisht, aq sa nuk është në gjendje të artikuloje as edhe një argument të saktë në mbrojtje të vetvetes.

Për më tepër, në horizont mund të kemi edhe një përballje ligjore të bashkëpunëtores së tij Kryemadhi, e cila me sa duket do ta shoqërojë Metën kudo ku ai do të ndodhet. Krushqia ngjan pa bëhet. Ilir Meta është një frikacak klasik, pavarësisht retorikës së tij infantile me terma trimërie. Padyshim që ai nuk ka as burrërinë dhe as shansin që të përballojë me sukses një kalvar të gjatë të pritshëm ligjor, lidhur me bëmat e tij të pafundme.

A do të arratisej ai si miku i tij Ahmetaj, nëse do ti vinte ora e arrestimit? Padyshim që po, nëse do ta kishte këtë mundësi, por, me sa duket, askush në Europë, nuk do të donte të merrte riskun e strehimit të një ”koke të qelbur krimi”, siç thoshte për të miku i tij Berisha më 2015”, u shpreh Romeo Kara.

Dëshmitë dhe provat që kanë në duar prokurorët

4 dëshmitë e forta që fundosin ish-presidentin te CEZ-DIA, janë ajo e Elvis Mataj, një person i besueshëm i Metës, Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, dëshmia e tretë është e Vojsava Ismaliajt, si dhe e vetë Kastriot Ismailajt. Këtij të fundit kreu i SPAK i ka marrë një dëshmi në burg për këtë aferë korruptive. Dumani ka zbuluar se Ilir Meta ka përdorur DIA-n si thes për të kaluar paratë nga CEZ tek LSI-ja.

Është zbuluar se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Meta pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI.

Meta pritet të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh. Nga ana tjetër është dhe dosja e shërbimeve estetike. Nga hetimet është provuar se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për dobësim dhe shërbime të tjera estetike në Vjenë dhe San Marino. Shpenzimet nuk janë deklaruar në ILDKPKI.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi pritet të akuzohen për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Të tre dosjet kanë faktuar lëvizjen e parave. Dëshmitë, letër-porositë dhe formularët e falsifikuar janë zbërthyer nga SPAK dhe orët e tmerrit kanë filluar për familjen “Meta” dhe bashkëpunëtorët e tyre.