osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Unë e njoh më mirë se 99% e liderëve të botës”! Vuçiç: E di se çfarë po mendon dhe planin e Putin

“Unë e njoh më mirë se 99% e liderëve të botës”! Vuçiç: E di se çfarë po mendon dhe planin e Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pohuar se e njeh shumë mirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe se i di mendimet e tij.Duke folur rreth mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë shkaku i agresionit në Ukrainë, i pari i shtetit serb pohoi se ka marrë një vendim të drejtë për Serbinë.

“Unë mendoj se ne kemi marrë vendimin më të drejtë dhe më të mirë për ne. Dhe si mund të na bëjnë presion ata që zgjedhin çfarë sanksionesh duan dhe çfarë nuk duan dhe ata vërtet duan që ne të vendosim sanksione që ata vetë nuk i vendosin”, tha ai.

Ai më tutje pohoi se e njeh liderin rus më mirë se shumë liderë botërorë dhe se e di se çfarë mendon ai.

“Besoj se Putin e njoh më mirë se 99 për qind e liderëve të botës dhe e kuptoj atë që ka në mendjen e tij. Mendoj se Perëndimi e befasoi në fillim dhe se tani është në një situatë ku nuk ka ku të shkojë dhe se ai po e befason më shumë Perëndimin dhe duhet të luftojë”, tha ai.

Ndryshe, Vuçiç ka shpjeguar se Serbia nuk ka vepruar politikisht por në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.