osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Urojmë sot “Artistin e Merituar” Astrit Çerma në ditën e lindjes, larg “demokracisë së sharlatanëve” që i bëri artistët e vërtetë të jetonin në vendin e tyre si të huaj

Urojmë sot “Artistin e Merituar” Astrit Çerma në ditën e lindjes, larg “demokracisë së sharlatanëve” që i bëri artistët e vërtetë të jetonin në vendin e tyre si të huaj

“Artisti i merituar” Astrit Çerma u lind në Elbasan në 2 Prill të vitit 1948. Aktori i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të “Teatrit Skampa” të Elbasanit studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes

Menjëherë fillon një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977) etj.

Mbahet mend për rolet protagoniste e të spikatura fort, apo siç përcaktohej asokohe “hero pozitiv”. Një herë u fut në lëkurën e Shpëtimit, e më pas luajti si Kujtimi, Miloja, Gjergji… Ndërsa në sheshin e xhirimit do të përballej me Sandër Prosin, Demir Hyskjen, Ndrek Lucën…

Me mbi 80 role si aktor në teatër e kinema, ai është dhe regjisor i 25 premierave në teatër dhe estradë, autor komedie, drame i dhjetëra skeçeve. Astrit Çerma thotë se gjithsesi: “ia ka bërë ‘hallall’ teatrit ‘Skampa’ gjithçka: rolet, regjitë, shkrimet, sukseset, por edhe dështimet e marrëzitë”. Ndërsa për 8 vitet kur ishte drejtori i tij, thotë se e mbajti gjallë atë teatër. “Unë e di ç’kam hequr për 8 vite. Edhe skenograf, dramaturg, balet maestër, punëtor skene, sherrxhi, llafazan, jam zënë grushte, edhe shtëpinë e braktisa për atë teatër… Megjithatë, teatrin ‘Skampa’ e kam dashur dhe e dua”. Kjo është gjithçka mund të thotë një njeri që ia ka kushtuar jetën teatrit.

Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, që kishin pasur suksese të ngjashme në film, Çerma nuk u transferua në Tiranë dhe kjo ndoshta i kushtoi shtrenjtë.

Pas vitit 1990 nuk luajti më sepse kinematografia shqiptare bashkë me kinostudion u shkatërruan plotësisht. Në vitin vitit 1997 transferohet familjarisht në SHBA.