osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vajmedet për revolucionin dhe revolucionarët e shtatorit!

Vajmedet për revolucionin dhe revolucionarët e shtatorit!

Nga Anri Bala

Sot e harrova të djeshmen, sepse fjala e njerëzve, që bëjnë sikur flasin, pa e ditur se për çfarë flasin, është si zjarri që imagjinojmë… kur shikojmë tymin e një shkrepseje… që nuk ndizet. Mirëpo, në fakt ka filluar dita e re… dita e glorifikimit të ish-udhëheqësit, që nuk ja varë askush, përveçse ndjekësit e FB, por me ç’duket, edhe ata për ta sharë e mallkuar, duke qetësuar veten e tyre… sepse nuk kanë mundësi tjetër për të shprehur  revoltën dhe dhimbjen, që trazojnë mendimet e tij, sapo u kalon ndërmend se kush i artikulon dhe pse!

Por, nuk e prisja në këto ditë pushimi për të gjithë, të “trembesha për vdekje” nga kapsollat dhe kërcënimet fërshëllima, për fundin e qeverisë më të votuar të këtij vendi, me një lëvizje “saliore”, ku njerëz anonim, do bënin luftë civile dhe janë aq të vendosur sa: “s’do ketë Neritan, që do t’i kthejë mbrapsht”!

Në fillim kur lexova artikullin… befa në këmbë dhe zemra nisi të më rrihte fort, sapo pashë shëmbylltyrën e kërcënuesit, mu duk se gjithça po ndodhte vërtetë… jo sepse ishte i shëmtuar, por ishte një dashakeqësi evidente e treguar nga ana e gazetës për autorin e shkrimit, të cilit i kishin prerë ballin, flokët dhe mjekrën, ndërsa i kishte lënë një gjysëmsurrat, vetëm sy e hundë… që të them të vërtetën më “kallën datën”.

Por sapo klikova mbi lajmin, ç’të shihje… nuk arrija t’i besoja syve dhe vetes, se gjysmësurrati i frikshëm, në fakt nga qenka një gjysmamendsh, po aq i frikshëm… një nga “kurrizot” e Notre Palaise de Sottise (Pallati i Jonë i Marrëzisë – SHQUPI)! E quaj kurrizo, se është njëri prej kurrizkthyerit, që fërkohej, lëpihej, madje dhe sot është kapur me thonj pas ish-pushtetit të ngritur me paratë e drogës dhe të krimit, për arsye që i njohim të gjithë dhe nga akrobacitë e tij për tu përulur për pak “bereqet”, ka mbet ashtu siç ka zgjedh vetë.

Por meqë e klikova, mu desh edhe ta lexoj, me shpresën e vakët, se ndoshta ka ndryshuar mendim… por më kot, fillova të qesh me gulçima, e kësaj here rrezikoja të më ndalte zemra vërtetë… nga lëvizjet e mëdha të emocioneve, herën e parë nga frika, ndërsa të dytën, nga marrëzitë që isha i detyruar të lexoj… por edhe kur pashë, se kush i recitonte kaq keq, dëshirat e errëta të çdo pushtet-humbësi, që edhe ai vetë, përsëri nuk do të guxonte t’i shprehte kurrë.

Qetësohu bre burrë i thashë vetes, sepse në vjeshtë nuk do ketë përplasje civile, e ky që e thotë, është thjeshtë një budalla më shumë, nga tufa e kurrizove të marrë… prej djallëzisë. Kurse, jo për një vit, por për pak ditë, drejtësia do jemi ne dhe asaj nuk mund t’i shpëtoi as ai, as ato dhe askush. Trimi i revoltuar, me kobure me ujë, do lagi brekët e veta, para dhe mbrapa… vetëm pse na shqetëson, duke thyer “heshtjen pushimore”, në kërkim të demokracisë nga rruga, me të revoltuarit e tij, që janë një hiç me të revoltuarit kundër atyre, që ai përfaqëson. Por ai nuk e kupton, se në përplasjen “civile” imagjinare, fiton gjithmonë turma dhe jo lehësit që lehin, edhe kur nuk ka karvan!

Kasneci lajmëron, se shtatori i përgjakshëm… është pas porte! Revolucioni që po përgatit opozita në shtator, do jetë i “tmerrshëm”, sepse  tashmë kanë dy “arsye të forta”, që populli të ngrihet në revoltë: E para është teatromagazina e hershme, që këto po e qajnë si “Bingo Ylli”, sepse kurrë nuk kanë parë një shfaqje teatrore në jetën e tyre, por kanë luajtur bingo me paratë dhe jetën e shqiptarëve, që u kanë besuar sadopak… ndërsa tjetra, kufijtë e Kosovës, që do i mbrojnë, po këto që i shitën dhe i plaçkitën, me armë e naftë… si “Shqiponja”.

Për fatin tonë të mirë, vjeshta do vijë shpejt dhe vapa do bjerë, e do e shikoni, se “Revolucioni i Diellit në Kokë”, do të kthehet në “Revolucionin e Çekiçit mbi Kokën” e atyre, që e kanë ndërsyer këtë ardhacak revolucionar!

Në fakt, për të mos ua ngrënë hakun, edhe unë po bëj një pushim të shkurtër… por i “pensionuar” parakohe, pa dëshirë, veçse jam i detyruar të respektojë heshtjen pushimore të shpallur me ultimatum: Pritja e ethshme e “shtatorit të fundit”, pas kësaj thirrje, po më duket pafund, e “bacat” e mi ma lanë kokën “kah penxhereje”, duke i pritur të kthehen nga pushimet, të relaksuar e të qetësuar… me më pak rrudha e thinja, pasi i pret një betejë e madhe, e gjatë nuk di të them… por e “përgjakshme”, si ato që kanë bërë deri më tani… ka shumë mundësi!

Ajo që s’më pëlqeu aspak, ishte se si një organizatë mafioze… tërësisht qesharake, kanë aplikuar mes tyre kodin Omerta, të përbetuar të mos flasin, madje as me dashnoret! Mua nuk më pritej aq gjatë, se më hanin duart, por nëse ju s’më besoni, aty i kini, pyetini një nga një po të doni, një herë ata një herë dashnoret, po më parë pyesni Marshallin, pse e theu kodin e “heshtjes pushimore” me kufirin dhe qafirin… Hashim dhe përse nxorri në “shehër” katundarin Shkëlqim?!

Marshall, dikur dikushi e sot askushi, i’u turr halleve tuaja kosovare, sikur të ishin të tijat… e ju heshtët e nuk i thatë asgjë, madje i dolët në krah, se ky e ka mirë që fut kokën në kësulët tuaja… ndërsa ai tjetri, që është përfaqësuesi me votë, i milionave shqiptarëve, ai kishte bërë sakrilegj, e duhej të matej mirë, se ju i dini më mirë punët tuaja.

Marshalli po qan hallet tona shqiptare, që do na i zgjidhi si gjithmonë… me tanke, snajper dhe garda, por që kësaj here, nuk do na i “zgjidh”, sepse është i lidhur për të zgjidhur veten, nga ëndrrat e frikshme, që do zgjasin, aq sa të mbarojnë makthet e tij. Kriminelët e vendit tim, me të cilët përballem çdo ditë, më kanë borxh ca fakte “tronditëse”, që sipas shpalljes, nuk do jet e largët dita kur do të rrëzojnë shtetin, pushtetin, qeverinë, e më duhet t’i pres deri në shtator.

Ndërsa, përgjumjeve patologjike të kryeëndrrimtarit, se do të parakalojnë në bulevardin e qytetit tim, atë që lan me gjak… me kurorë të bërë nga degët e ullirit… nëse nuk i’a pret ëndrrën në mes drejtësia e re, për të zezën e tyre, do ia presim ne, të revoltuarit nga drejtësia  “revolucionare” e saj, që sot është… drejt ngordhjes!/Ekskluzive.al