osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vaksinat, reagon ambasada kineze: S’kemi asnjë kërkesë nga qeveria shqiptare

Vaksinat, reagon ambasada kineze: S’kemi asnjë kërkesë nga qeveria shqiptare

Një ditë më parë, Qeveria ka miratuar një Akt Normativ me anë të të cilit i jep të drejtën ministrave Arben Ahmetaj dhe Ogerta Manastirliu që të negociojnë për gjetjen e vaksinave Anti-COVID. Me këtë akt normativ, qeveria i hap kështu rrugë negocimit të shtetit tonë me kompani të tjera për siguruar vaksinën anti-COVID edhe nga shtetet që janë jashtë BE-së, konkretisht Rusia dhe Kina.

Ndërkohë që vendi pret mijëra doza nga Pfizer, AstraZeneca dhe përmes programit Covax, mjekët dhe autoritetet shtetërore janë treguar të hapur kohët e fundit në debatet publike për pranimin e vaksinave lindore në Shqipëri.

Nisur nga këto zhvillime, JavaNews iu drejtua zyrtarisht Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës duke u interesuar nëse pala kineze do të ishte e gatshme për të ofruar një nga vaksinat e saj për Shqipërinë.

Përmes një përgjigje për JavaNews, ambasada në TIranë u shpreh se Pekini nuk ka ende një kërkesë nga qeveria shqiptare për të marrë vaksinat e prodhuara në Kinë.

Kjo përgjigjë nuk nënkupton refuzimin ose aprovimin e Pekinit për vaksinat kineze drejt vendit tonë, por lë të nënkuptohet se autoritetet shqiptare nuk kanë paraqitur një kërkesë formale për t’u furnizuar me to.

Kujtojmë se vaksinat e prodhuara nga Kina përdoren sot nga të paktën 25 shtete. Ndër më të përmenduar janë: CoronaVac, e prodhuar nga kompania bioteknologjike Sinovac; dy të tjera janë nga Sinopharm, pronë e shtetit, me njërën të zhvilluar në Institutin e Produkteve Biologjike të Pekinit, dhe tjetrën në Institutin e Produkteve Biologjike Vuhanit. Ndërkohë, CanSino ka zhvilluar një vaksinë efektive me një dozë të vetme – teknologji e ngjashme me vaksinat e zhvilluara nga Johnson & Johnson, Oxford / AstraZeneca dhe Sputnik./JavaNews, A.Rada