osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Varja nuk i ngushëllon viktimat… por drejtësia!

Varja nuk i ngushëllon viktimat… por drejtësia!

Nga Anri Bala

Nuk mund ta kuptoj indinjatën tuaj, kur kërkoni të vrisni në emër të drejtësisë, të varni kriminelin me litar xhelatësh, njësoj si ato që iu kanë vrarë, prerë e syrgjynosur. Të vrisni me “plumba ballit”, si një togë pushkatimi… të armatosur prej djallit, që ju “ysht” pas veshi, që të merrni nishan… për të vrarë në emër të tij, për të rënë në emër të tij, si ato dikur, që mendova se nuk i keni harruar… ekzekutorët e diktaturës?!

Nuk e di, nëse shprehitë tuaja kanë doza dhune brenda apo “trullosje”?! Ndoshta, si pasojë e “dehjes” nga era e gjakut të viktimave të gjora… ende të patretura, me sa duket i keni harruar qindra e mijëra të vrarë gjithë këto vite, vetëm se ne u dehëm me lirinë… e armëve.

Nuk besoj se i keni harruar, ata që u dergjën përpara syve tuaj, e përpara se të bini në “apati”, për të harruar sërish, duke u “magjepsur” pas çmimit të kripur të vezëve të jugut apo të vezëve të Bleonës, përsëri vdekja do të iu përmend, si çdo herë e më gjakatare… përmes kronikës së radhës të lajmeve?!

U zgjuat përsëri, por përsa kohë, sepse aty ju nuk duroni, “egërsoheni” si bisha dhe me vrap rrëmbeni armën… dilni në llogore, largoni me duar bulzat e djersës mbi ballë, për të mos iu penguar shikimin dhe bëheni gati për “prerje kokash”?!

Që këtu fillon dhuna, nga ti njeriu i dhunshëm… i dhunuari i vendit tim. Jeta vlen edhe për një insekt, që e shtyp se të ka pickuar, duke u bërë vrasës prej  dhimbjes tënde, pa qenë t’i dhuruesi i kësaj jete, kur ti mund të marësh vetëm atë që është e jotja… jetën tënde.

Ndërkohë, kur shënjestron autorin, që “fshihet” pas ekranit të TV-së, kupton se atë e kanë kapur… e ty nuk të ngelet veç ajo e shkreta në dorë… ndërsa krah teje, teksa djajtë qeshin, në cepin e një pasqyrë varur mbi mur, të shfaqet portreti i një vrasësi, që ka marrë në shënjestër “kokën” e tij.

Asgjë nuk i kthen viktimat e vrara nga dora gjakatare… por kur thërret vrit… prit… var… qëllo… akuzo… poshtëro… digj, janë shprehi të një personi të cilin e kanë vrarë… prerë… qëlluar… akuzuar… poshtëruar përpara jush dhe ju po tentoni ta digjni në turrën e druve, përgjithmonë… jo vrasësin, por atë që është e shenjtë… drejtësinë, duke  i thurur lavdi vetëgjyqësisë.

Drejtësia e vdekur na ka sjellur këtu ku jemi, por të paktën mos të marrim dhe ne mbi shpinë pesha, që nuk janë për shpatullat tona, me thirrjet dejtësi… ashtu si ajo në kohën e padrejtësisë së detyrueshme.

Nëse do të ekzistonte ky vullnet, për të bërë drejtësi pa armë, por me rrahje çekiçi, padyshim, sot do ia kishim arritur të mbyllnim në qeli të paktën gjysmën e vrasësve nga rruga dhe të largonim përgjithmonë nga “qelia”, vrasësin që ndodhet brenda nesh! Apo, mos vallë keni ndërruar mendim dhe tani po qani për diktaturën si dhunë… e ëmbël?!/Ekskluzive.al