osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Veliaj dhe PD përplasen për procesin e rindërtimit, Bashkia e Tiranës: Prodhoni lajme të rreme nga dëshpërimi i humbjes që do të pësoni

Veliaj dhe PD përplasen për procesin e rindërtimit, Bashkia e Tiranës: Prodhoni lajme të rreme nga dëshpërimi i humbjes që do të pësoni

Partia Demokratike dje me anë të zëdhënëses Ina Zhupa denoncoi procesin e rindërtimit të objekteve të prekura nga tërmeti në Tiranë. Ajo e quajti këtë proces abuziv ku sipas saj janë duke u shpërblyer në militantët e partisë në pushtet.

“Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave për ata që kanë më shumë se një pronë, por ky ligj është shkelur për interesa personal partiakë. Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra, Bashkisë e Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme”, tha Zhupa.

Ajo e quajti procesin e rindërtimit një dështim nga qeveria dhe akuzoi bashkinë se po shfrytëzon taksat. Sipas saj ndryshimin për të trajtuar të gjithë njëlloj para ligjit do ta bëjë vetëm Partia Demokratike.

“Rindërtimi është dështim i qeverisjes socialiste. Ato pak ndërtime që reklamojnë janë për të shkelur ligjin jo për të ndihmuar qytetarët të cilët viti i ri i gjeti në shtëpi të pabanueshme. Për këta rëndësi ka shfrytëzimi i taksave të shqiptarëve. Qytetarët duan të trajtohen të gjithë njësoj para ligjit. Këtë ndryshim do ta bëjë të mundur vetëm Partia Demokratike”, u shpreh Zhupa.

Bashkia e Tiranës nuk vonoi me përgjigjen ku e përgënjeshtroi deklaratën e PD-së. Në deklaratë thuhej se këto lajme të rreme po përhapen nga Partia Demokratike sepse është e dëshpëruar për humbjen që do të ketë në zgjedhje. “Partia Demokratike është shndërruar në prodhuese dhe shpërndarëse qesharake për lajme të rreme nga dëshpërimi që do të humbë sërish zgjedhjet kudo në Shqipëri.

Lulzim Ali Aga mund t’i zotërojë pronat që pretendon PD-ja, por ky shtetas nuk ka aplikuar asnjëherë për të përfituar nga programi. Në Njësinë Administrative Vaqar në datën 21 shkurt 2020 ka aplikuar shtetasi Luli Shaban Aga, shtëpia e të cilit është klasifikuar për rindërtim”, thuhej në deklaratë.

Sipas Bashkisë së Tiranës puna për rindërtimet e banesave nga tërmeti është duke vazhduar që qytetarët të strehohen në banesat e tyre sa më parë.

“Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit, por vijon punën për strehimin e tyre në banesa të reja, të rindërtuara, më të mira e më të sigurta”, thuhej në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.