osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit

Veliaj falënderon banorët e Astirit për bashkëpunimin: Tashmë të mbajmë fjalën dhe t’i hapim rrugë zhvillimit

Pasi shtrëngoi duart me ta dy ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar përfaqësinë e banorëve të zonës së Astirit që preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe që iu përgjigjën thirrjes së tij për të bashkëpunuar.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj i drejtohet në mënyrë nominale disa prej banorëve që morën pjesë në takimin me të, ndërsa i kërkon tashmë gjithë komunitetit të kësaj zone që të mbajë fjalën e dhënë dhe të lejojnë zhvillimin e qytetit.

“Faleminderit Ukës nga Tropoja, Gëzimit nga Burreli dhe hoxhës së Astirit, Diamantit nga Kukësi – përfaqësues të familjeve nga Unaza e Re që bashkëpunuan për të ardhmen e kryeqytetit.

Pres nga sot që burrash të mbajmë fjalën – ata për prishjet e ne për kompesim e sistemim”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në twitter.

Gjatë këtij takimi përfaqësia e banorëve të zonës së Astirit ra dakord që të bashkëpunojë për të mundësuar ndërtimin e një rrugë sipas të gjitha standardeve, duke çliruar në të njëjtën kohë edhe trafikun e makinave, ndërsa kryebashkiaku Veliaj garantoi shpronësim për të gjithë ata që i kanë shtëpitë me letra dhe sigurimin e banesave sociale pa afat dhe bonus qiraje për tre vite për të gjithë pjesën tjetër.