osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Veliaj: PD-LSI po na sjellin në Tiranë të diskredituarit e drejtësisë, e turpshme se si u kërkojnë vota qytetarëve, vetëm dëme i kanë bërë këtij vendi

Veliaj: PD-LSI po na sjellin në Tiranë të diskredituarit e drejtësisë, e turpshme se si u kërkojnë vota qytetarëve, vetëm dëme i kanë bërë këtij vendi

Në një takim me banorët e njësisë 7, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëkohësisht edhe drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, ka hedhur akuza në drejtim të LSI.

Ai u shpreh se kandidatët e PD-LSI dhe aleatëve të tyre janë riciklimi i të gjitha figurave të 30 viteve.

Ai u shpreh se LSI, ka sjellë të gjithë ata të cilët sipas Veliajt kanë qenë të diskredituarit e sistemit të drejtësisë. “Në Njësinë 7 kanë sjellë Agron Shehajn, njeriu që regjistroi rezultatin më skandaloz për PD-në në 30 vite, në Vlorë. As vetë anëtarësia e PD-së nuk e votoi, lëre pastaj mbështetësit e simpatizantët, fare.

Do të thotë se ata po riciklojnë në Tiranë të gjithë të lodhurit, të diskredituarit, të falimentuarit. LSI ka sjellë Rimin nga Bulqiza, me vëllanë e targave. Të gjitha rraqet po na i shesin sikur të ishin moda e fundit”, u shpreh Veliaj. Ndër të tjera, kryebashkiaku u shpreh se është e turpshme se si kërkohet vota e qytetarëve, pikërisht nga ata që nuk kanë autoritet as te familja e tyre.

Ai theksoi se kjo zonë më parë, është ndryshe nga koha e Sali Berishës kur sipas tij u zaptua 1/3 e kësaj njësie. “Po të ishte Saliu burrë me namuz e reputacion do t’i thoshte dhëndrit, aman mor burrë, merrni disa shtëpi, po mos merrni 35%, 1/3 e klubit “Partizani”, se na morët fytyrën. Me 1/64 e pronës, mori 1/3 e asetit. Njerëz që nuk i ka në refene as familja e tyre. Kur nuk të bindet kunati me dhëndrin, kush do të kapë telefonin të të ndihmojë me ilaçe, e me vaksina, e me fonde për rindërtimin?!

I griu të gjithë lekët në piramida, Zvicra jonë tha, bëri ‘98-ën, u veshën shumica e grave të këtij vendi me të zeza, me të gjithë ato tragjedi, hodhi në erë me djalin gjithë Gërdecin”, tha Veliaj. Sakaq, ai tha se është më se normale që shumë anëtarë të partive të tjera po i bashkohen Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo e fundit i ka bindur dhe do mbahet mend për përballimin e sfidave të mëdha, si tërmeti apo pandemia. “Për historinë e tërmetit dhe të pandemisë nuk do të na falte historia po të dorëzoheshim tani.

Tani që po vijnë vaksinat me disa mijëra në javë e tani që po bëhen disa qindra shtëpi në javë. Se do të shkruhet një ditë historia do thuhet: Po vërtetë një gjë që ndodh njëherë në 100 vjet e goditi Shqipërinë edhe pati disa kriza bashkë me tërmet, me pandemi, me ngrica, me borë, me përmbytje, por ishte Partia Socialiste që e ktheu fatkeqësinë në mundësi”, tha Veliaj.