osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu

Vendimi për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, çfarë thoshte Berisha në vitin 2014 për të (Video)

Vendimi për ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri, çfarë thoshte Berisha në vitin 2014 për të (Video)

Izet Haxhia, i cili ka qenë truproja e ish kryeministrit Sali Berisha, do të ekstradohet nga Turqia në Shqipëri, pasi është i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Por ja çfarë ka thënë Berisha në vitin 2014 për të:

“Së pari, ky zotëria bashkë me vëllezërit e tij, të cilët janë në burg të dënuar njëlloj si ky, ka qenë pjesëmarrës aktiv në një vrasje, është një vrasës, që ka pasur vëllanë oficer policie ditën e vrasjes dhe vetë është i dënuar”.

IZET HAXHIA

Izet Haxhia ka lindur më 9 korrik të vitit 1966 në Tropoje dhe më pas ka qenë banor i Tiranës. Ai është dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe si masë dënimi ka pasur kohën e paraburgimit. Në mars të vitit 2001, Gjykata në Tiranë deklaroi përfundimisht se Izet Haxhia, pjesëmarrës në grupin e truprojave të Sali Berishës, në atë kohë president, ishte larguar jashtë vendit. Për këtë arsye, ai u dënua në mungesë me 25 vjet burgim, si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Lidhja e tij me Berishën e ka zanafillën në vitin 1992 kur Izet Haxhia u emërua me detyrë në Gardën e Republikës dhe më pas u caktua me shërbim në grupin e truprojave të ish-Presidentit. Pak kohë më vonë, Izet Haxhia do të binte në sy jo vetëm si njeriu që dukej në krah të kreut të PD-së në çdo lëvizje, si roja personale e tij, por edhe si një prej personave të besuar të tij.

Pas arrestimit në Turqi, në qershor të vitit 2006, gjatë marrjes në pyetje në seancën për ekstradimin e tij, Haxhia është shprehur se nuk donte të kthehej në burg në Shqipëri, pasi, sipas tij, ishte dënuar në mungesë dhe nuk i ishin respektuar të drejtat, që i jep ligji.

“Atje jam dënuar nga tre shkallët e gjyqësorit, të cilët janë ndikuar nga politika. Unë pranoj të kthehem në Shqipëri vetëm nëse rihapet dosja dhe më premtohet një gjykim i drejtë dhe i barabartë. Do të paraqes prova dhe dëshmitarë, që të vërtetoj se unë nuk kam qenë te selia e Partisë Demokratike në kohën e vrasjes dhe nuk kam urdhëruar vrasjen e deputetit Azem Hajdari”, kishte deklaruar Izet Haxhia para Gjykatës Administrative në Turqi.