osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vettingu si Nastradini me “qershiat e shurrosura”: Gjyqtari Erion Bani rasti me flagrant i drejtësisë së “menderosur” por… të rrezikshme!

Vettingu si Nastradini me “qershiat e shurrosura”: Gjyqtari  Erion Bani rasti me flagrant i drejtësisë së “menderosur” por… të rrezikshme!

Erion Bani është një gjyqtar aksidental në GJKKO sepse ishte kandidatura e vetme dhe pa asnjë konkurent.

Vettingu si Nastradini me tasin e qershiave të shurrosura, që në fund i hëngri të gjitha, duke pretenduar me radhë se edhe kjo do ketë shpëtuar pa u lagur, ngaqë ishte e fundit është një tjetër lëngat e drejtësisë së re.

Trupa e Vetingut, e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja, ia justifikuan në mënyrë të habitshme këtë rast flagrant gjyqtarit Erjon Bani, duke i dhënë dritën jeshile për të vijuar karrierën Erjon Bani, megjithëse ndaj tij kishte dyshime të forta për integritetin profesional e personal, pasi në vitin 2016 shpalli të pafajshëm autorin e një vrasjeje në Lezhë i cili më pas u dënua me 18 vjet heqje lirie nga Apeli.

Gjatë procesit të Vetingut, ky skandal i gjyqtari Erjon Bani u trajtua në aspektin teorik, të denjë për leksione në auditore dhe jo si një vendim real, që cënonte shumë njerëz.

Gjyqtari Bani i deklaroi trupës së Vetingut se “nga Gjykata e Apelit Shkodër, nuk evidentohen shkelje të normave urdhëruese procedurale apo mosarsyetim i vendimit gjyqësor. Disponimi i Gjykatës së Apelit Shkodër, lidhet me mënyrën e vlerësimit të provave nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe vetëm për zgjidhjen e çështjes në themel..”.

Rasti Banit në fakt është një skandal. Ish gjyqtari i Tiranës ka patur disa akuza por çuditrisht Pamela me shokë i dha viston për ta hedhur ne karriken e GJKKO.

Ky analfabet funksional është turpi i ddrejtësisë dhe ILD dhe Metani duhet urgjentisht të reagoi pas mbushjes së Kupës

!. Erion Bani si gjyqtari i gatshëm merr kompetencat e gjyqtarit të themelit duke qen gjyqtarë paraprak për njoftimin e masave të sigurisë dhe ndërhyn në punët e SPAK duke kërkuar hetimin e ish ministrave Cani dhe Beqaj në konflikt interes dhe jashtë çdo kompetence juridike dhe ligjore.

SPAK dhe BKH nuk kanëe asnjë varësi janë organe akuze ndërsa gjykata ka obligim për te dhenë drejtëis për akuzuesit dhe të akuzuarit.

2-Skanddali i dytë: Me çfarë të drejte ky analfabet funksional i hipur në atë karrike aksidentalisht kërkon anulimin e koncensionit të sterilizimit ose çfarë do koncensioni të miratuar nga organet kompetente pavarësisht nëse ka apo jo shkelje ligjore.

Pavlefshmëria e koncesionit nuk është në dorë të një gjykate penale, siç është gjykata e posaçme, por vendoset së pari nga autoriteti kontraktor që ka dhënë koncesionin dhe së dyti nga gjykatat administrative, gjykata e lartë, deri edhe te gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit si hallkat e fundit.

3-Skandali i trete i Ban banditit:

Argumentimi qesharak i gjyqtarit për ish-ministri Koka që u la në burg

Ky arsyetim i gjyqtarit bën për të qeshur edhe një avokat Kristali. Vendimi i arsyetuar, përveçse është alogjik juridikisht është edhe i paqartë nga ana gjuhësore, me fjalë që përsëriten shpesh brenda fjalive dhe shpesh pa kuptim dhe pa një rrjedhë logjike të qartë.

A është shkruar enkas ky vendim në këtë formë, apo është tregues ‘i kapacitetit’ të gjyqtarit, kjo nuk dihet.

Por çfarë thotë konkretisht gjyqtari Bani në vendimin, ku lë në fuqi arrestin me burg për Lefter Kokën?

Komediciteti i vendimit bëhet edhe më i theksuar në vazhdim, kur gjyqtari Bani flet se si drejtësia ka prishur imazhin e vendit dhe klimën e biznesit dhe merr përsipër që ta rregullojë këtë klimë e imazh po duke lënë Lefter Kokën në burg.

“Pasojat e këtij opinioni mosbesues kanë ndikuar dhe ndikojnë në imazhin e vendit në raport me lirinë ekonomike dhe shtetin ligjor, si dhe në zhvillimin ekonomik të shoqërisë dhe të aktiviteteve ekonomike private”, thotë ai.

Arsyetimi vijon edhe më i turbullt, kur gjyqtari thotë se “për të gjitha këto arsye nevojat e parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm për këtë vepër kategori të veprave penale janë të larta”.

Kjo është arsyeja se përse vendime e gjyqtarit Erjon Bani janë të pashoqta dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm edhe për standardet e drejtësisë shqiptare, duke krijuar një “modus vivendi” me drejtëesinë e padrejtë për çdo gjykate penale, që të japë vendime që s’janë ligjore dhe jashtë kompetencave të saj. /Ekskluzive.al