osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Historia pas muzikantit të rrugës që u bë i famshëm në të gjithë botën falë një… meme

VIDEO/ Historia pas muzikantit të rrugës që u bë i famshëm në të gjithë botën falë një… meme

Në TikTok tani është praktikisht i gjithëpranishëm në formën e një meme dhe kënga që ai luan ishte bërë virale, atëherë kur koncepti i viralitetit në internet nuk ishte edhe aq i qartë në mendjen e publikut të gjerë. Sidoqoftë, ai është njohur në vendin e tij prej të paktën 11 viteve falë pjesëmarrjes së tij në një shfaqje talentesh.

Deri kohët e fundit askush jashtë Turqisë nuk e dinte saktësisht se kush ishte ai, megjithatë në TikTok dhe YouTube ai po grumbullon miliona e miliona shikime me performancat e tij për bateri dhe vokal: është Bilal Göregen, një fenomeni i vërtetë social, që falë shfaqjeve të tij në rrugë po kapërcen edhe ato pak etapa që ende e ndajnë atë nga të qenët një idhull i vërtetë i mediave sociale.

Göregen është një 32-vjeçar i verbër, muzikant rruge i specializuar në covera të hiteve të mëdha bazuar në perkursion dhe zë: me kombësi turke, artisti në vendin e tij nuk është një njeri i shquar, por ka qenë i njohur për vite me radhë. Në vitin 2009, Göregen i çoi shfaqjet e tij në skenën e sezonit të parë të variantit turk, të formatit ndërkombëtar “Got Talent”: aftësitë e tij si një perkusionist dhe këngëtar magjepsën gjykatësit dhe publikun, deri në pikën që ta çonin atë në finale dhe ta njihnin atë një shikueshmëri që nuk shkoi dëm.

Disa vjet pas përvojës së tij në televizionin kombëtar turk, karriera e muzikantit zbriti në platformën e shpërndarjes në YouTube, ku talenti i tij i kombinuar me simpatinë dhe aftësinë për t’u përshtatur me gjuhën dhe shijet e mediave sociale i kanë dhënë atij një ndjekje modeste, por besnike, gjatë viteve. Që nga debutimi i tij në internet më 2017-n, disa video të Göregen kanë treguar potencialin për t’u kthyer në hite të vërteta, por fama planetare ndoshta e kapi me versionin e tij të një kënge të vjetër popullore finlandeze që vetë u bë meme para se termi të ekzistonte: Ievan Polkka.

Kënga në vetvete ishte bërë virale në fund të viteve 2000, kur versioni i vitit 1995 i regjistruar nga kuarteti vokal finlandez Loituma u bashkua me një gif që portretizonte personazhin Orihime Inoue, nga vepra e animuar japoneze “Bleach”, në një animacion me cikël të vazhdueshëm. Klipi, i riprodhueshëm në një cikël të pafundmë, ishte hipnotik dhe i papërmbajtshëm, aq sa i dha këngës një famë të paparë globalisht. Me riinterpretimin e tij, për disa javë Göregen i ka dhënë Ievan Polka-s një të rini të tretë, duke fituar një sukses të paparë, në këmbim.

Klipi origjinal me këngën e riinterpretuar në YouTube daton nga viti 2018, por në një tjetër, version më të fundit të videos, është shtuar në plan të parë gif-i me macen – një meme tjetër që përdoret kryesisht së bashku me kontekste të tjera, i zgjedhur nga vetë perkusionisti turk. Efekti tjetërsues, në gjysmë të rrugës midis absurdit dhe hipnotikut, që rezulton nga bashkimi i elementeve e ka bërë videon të popullarizuar derisa u bë vetë një meme, e cila tani përdoret në TikTok dhe rrjete të tjera sociale për të përshkruar situata nga më të ndryshmet. Ndërkohë Göregen vazhdon të interpretojë duke sjellë këngë të reja në YouTube, tani të vlerësuara nga një mesatare prej qindra mijëra shikues, me kulmin që shkon mbi dy milionë.(SI)