osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë Tiranë masakrojnë pemët e Liqenit Artificial, mushkrinë e vetme të kryeqytetit

VIDEO/ Punonjësit e Bashkisë Tiranë masakrojnë pemët e Liqenit Artificial, mushkrinë e vetme të kryeqytetit

Prej vitit 2016, në Shqipëri ekziston një moratorium 10 vjeçar për prerjen e pyejeve dhe eksportin e drurit. Në atë kohë autoritetet propozuan këtë legjislacion pasi pyjet e Shqipërisë u dëmtuan rëndë gjatë 30 viteve të fundit nga prerjet e paligjshme, shpesh të kryera në bashkëpunim me zyrtarë të ngarkuar për mbrojtjen e pyjeve.

Por edhe pse moratoriumi për prerjen e pyejeve është ende në fuqi dhe gjoba për shkelësit e ligjit kap vlerën e 36 mijë eurove, kjo nuk e ka penguar aspak Bashkinë e Tiranës të prej pyje kudo e të bëj si do ajo, për llogari të bizneseve private në dëm të qytetarëve të saj, në shkelje flagrante të ligjit.

Me sa duket, ligji nuk paska fuqi kur pemët priten nga uniformat e Bashkisë Tiranë, e cila së fundmi është zotuar tu shkurtoj jetën qytetarëve të saj, duke kafshuar e rrafshuar të vetmen mushkri të kryeqytetit për llogari të biznesmenëve dhe oligarkëve ndërtues, që “jeshilen” e duan ta shohin vetëm në letër e askund tjetër.

Prej kohësh ka nisur prerja e pyjeve të Parkut të Liqenit Artificial, të vetmes hapësirë të gjelbër që i ka mbetur Tiranës së “cungjeve” pa gjethe, që një ditë do tu hynë aty ku nuk thuhet të gjithë tufës së maskarenjëve që e drejtuan këtë qytet, që rrëmuan në xhepat e arkat tonat duke na marrë dhe kacidhen e fundit, e në këmbim na vodhën oksigjenin dhe pronën dhe na “dhuruan” një grumbull betoni e pluhuri, që të merr jetën dhe frymën, ashtu ngadalë pa e kuptuar.

Gropa, pallate, pluhur dhe ndotje… gjikund ku ka mbetur ndonjë centimetër i lirë tokë, ndërsa pemët zhduken çdo ditë me kullën e radhës, siç është kjo që po ndërtohet mbrapa Hotel “Mak Albania” (ish-hotel Sheraton), e cila paska nevojë për një pistë “vrapi” për vizitorët e hotelit që nuk u del ajo e liqenit por e duan të personalizuar. Pra një pronë publike po shkatërrohet për oreksin e një oligarku si Shefqet Kastrati, pronari i Hotel Mak Albania, që bashkia besoj se nuk po ja bënë “xhaba” këtë nder. E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe pjesa e ish-gardës është rrethuar dhe po hapet gropa për të ndërtuar kulla të tjera.

Por punonjësit e Bashkisë Tiranë, që paguhen me taksat tona, janë vënë në shërbim të kullave dhe oligarkëve me prerjen e pemëve, e para se moratoriumi nuk ua lejon, e dyta se nuk janë pronë as e bashkisë dhe as e kullangritësve klient të saj, por të qytetarëve të Tiranës.

Si justikim, prerja e këtyre pemëve po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një piste vrapi në shërbim të klientëve të hotelit, edhe pse pista ekzistuese e ndërtuar me paratë e taksapaguesve ndodhet vetëm pak metra më tutje me “pistën e Shefqet Kastratit”.

Një kuriozitet, në vitin 1943, një studim tregoi se sipërfaqja pyjore në Shqipëri ishte 83 për qind në të gjithë vendin, ndërsa sipas një studimi të fundit që solli domosdoshmërinë e moratoriumit për prerjen e pyjeve, zonat pyjore nuk e kalojnë 10% në të gjithë vendin. Imagjinoni hapësirën e gjelbër të Tiranës dhe sa e pashëndetshme është të jetoni në kryqytetin e grabitur nga kullat!/Ekskluzive.al