osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VIDEO/ Si po përgatiten miliarderët t’i shpëtojnë një shpërthimi bërthamor?! Cili është vendi i preferuar për t’u fshehur dhe frika e tyre më e madhe?

VIDEO/ Si po përgatiten miliarderët t’i shpëtojnë një shpërthimi bërthamor?! Cili është vendi i preferuar për t’u fshehur dhe frika e tyre më e madhe?

Vitin e kaluar, televizioni shtetëror rus transmetoi kërcënime nga anëtari i Dumës së Shtetit, Andrei Guruliov, i cili e quajti Britaninë “rrënjën e çdo të keqeje” dhe me cinizëm tha se mund të shndërrohej në një “shkretëtirë të Marsit” nga armët bërthamore ruse. Vetë Putini paralajmëroi se “ky nuk është një bllof”.

Rusët, të paktën në dukje, janë të gatshëm ta përshpejtojnë Harmagedonin me bomba që do të digjnin qiellin me kapsulën e njëmijë diejve.

Miliona njerëz do të digjeshin menjëherë dhe madje edhe për ata që i mbijetonin shpërthimit fillestar ose lëshimit të mëpasshëm të radioaktivitetit, do të kishte pak shpresë për të mbijetuar.

Ndërsa zjarret do shpërthejnë ngado, re të mëdha tymi toksik do të ngriheshin në atmosferë, duke bllokuar rrezet e diellit dhe duke shkaktuar një ftohje të menjëhershme të planetit. Kjo do të vriste të korrat dhe do të shkaktonte një uri botërore që do të zgjaste për shumë vite.

Edhe në një katastrofë të tillë, miliarderët e botës shpresojnë t’ia dalin mbanë, sipas një libri që zbulon planet e tyre për të mbijetuar, ndërsa ne të tjerët vdesim. Pjesë nga ky libër janë përkthyer dhe botuar në shqip nga gazeta DITA.

Vitin e kaluar, televizioni shtetëror rus transmetoi kërcënime nga anëtari i Dumës së Shtetit, Andrei Guruliov, i cili e quajti Britaninë “rrënjën e çdo të keqeje” dhe me cinizëm tha se mund të shndërrohej në një “shkretëtirë të Marsit” nga armët bërthamore ruse. Vetë Putini paralajmëroi se “ky nuk është një bllof”.

Rusët, të paktën në dukje, janë të gatshëm ta përshpejtojnë Harmagedonin me bomba që do të digjnin qiellin me kapsulën e njëmijë diejve.

Miliona njerëz do të digjeshin menjëherë dhe madje edhe për ata që i mbijetonin shpërthimit fillestar ose lëshimit të mëpasshëm të radioaktivitetit, do të kishte pak shpresë për të mbijetuar. Ndërsa zjarret do shpërthejnë ngado, re të mëdha tymi toksik do të ngriheshin në atmosferë, duke bllokuar rrezet e diellit dhe duke shkaktuar një ftohje të menjëhershme të planetit. Kjo do të vriste të korrat dhe do të shkaktonte një uri botërore që do të zgjaste për shumë vite

Edhe në një katastrofë të tillë, miliarderët e botës shpresojnë t’ia dalin mbanë, sipas një libri që zbulon planet e tyre për të mbijetuar, ndërsa ne të tjerët vdesim. Pjesë nga ky libër janë përkthyer dhe botuar në shqip nga gazeta DITA.

‘Survival Of The Richest’ u shkrua nga Profesor Douglas Raskoffi cili, sipas MIT, është një nga “dhjetë intelektualët më me ndikim në botë” dhe studion autonominë njerëzore në epokën digjitale. Ai flet për një takim në një vend sekret në shkretëtirë që ka ndodhur në vitin 2018.

I joshur nga një tarifë e barabartë me një të tretën e pagës së tij vjetore të Universitetit të Nju Jorkut, profesori fluturoi me biznes-klas dhe më pas u mor nga aeroporti me një limuzinë. Mbërriti në “vendin më luksoz, por më të izoluar” që kishte parë ndonjëherë. “Një resort në mes të askundit”, siç shkruan ai.

Audienca tipike për fjalimet e Raskofit do të ishte rreth 100 bankierë. Por në vend të kësaj ai e gjeti veten të ulur rreth një tavoline me pesë persona me kapuç. Ai shkruan se ata ishin nga njerëzit më të pasur të Amerikës.

“Ata të gjithë ishin nga niveli i lartë i botës së investimeve teknologjike dhe fondeve mbrojtëse”, shpjegon ai. “Të paktën dy prej tyre ishin miliarderë”.

Pasi foli pak, profesori kuptoi se ata nuk kishin asnjë interes për fjalimin që ai kishte përgatitur për të ardhmen digjitale. Në vend të kësaj, ata e pyetën vazhdimisht dhe ekskluzivisht se çfarë duhet të bënin pas “Ngjarjes”. Ky ishte termi që ata përdornin për kolapsin mjedisor, trazirat sociale, viruset vdekjeprurëse ose hakimin kompjuterik, që një ditë mund të shkatërrojë gjithçka, përfshirë luftën bërthamore.

Raskov shprehet i impresionuar nga detajet e pyetjeve që tregonin se sa shumë këta manjatë të tmerruar e kishin rrahur trurin e tyre për strategjitë e mbijetesës.

Bota mbi ta mund të jetë e mbushur me kufoma, por ata shpresojnë se kanë mundësinë të jenë të sigurtë nga shkatërrimi.

Por Raskov thekson se gjasat që një strehë bërthamore të mbrojë njerëzit që strehohen atje janë shumë të vogla në rast shpërthimi nuklear.

“Gjithçka arrin kudo. Retë toksike, murtaja dhe rrezatimi kanë një mënyrë për t’u përhapur dhe për të thyer barrierat më të menduara. Filtrat e ajrit dështojnë edhe kur janë të rinj. Por problemi më i madh për miliarderët është se si të ruajnë sekretin dhe besnikërinë e stafit që paguajnë për t’i mbrojtur, në një botë të zhytur në kaos të paimagjinueshëm”.

Sipas Robert Vicino, themeluesi i prodhuesit kalifornian të “Strehimoreve Vivos”, Bill Gates ka strehime të tilla të mëdha nën secilën prej shtëpive të tij.

Strehimi më i fundit i Bill Gates përshembull, ka një sipërfaqe prej rreth 1.000 m2, kushton 8.3 milionë paund. Ka një kinema, sauna, palestër, sallë bowling dhe një pishinë.

Idetë se si mund të pajisen këto pallate luksoze të nëndheshme mund të gjenden në opsionet e ofruara nga Rising S Company me bazë në Teksas, motoja e së cilës është: “Ne nuk shesim frikë, ne shesim gatishmëri”. Ato mund të strehojnë rreth 50 persona – mjaftueshëm për familjen, miqtë dhe stafin.

Streha më e madhe e ndërtuar nga Rising S ishte 1300 m2 dhe përfshinte një poligon zjarri të brendshëm. Ka mure prej çeliku antiplumb 1.3 cm të trasha dhe dyer prej materiali rezistent ndaj zjarrit dhe shpërthimit.

Kompania çeke Oppidum ndërton gjithashtu “vendbanime ultra – luksoze”, të cilat, sipas faqes së tyre të internetit, do të jenë “të arritshme për ju dhe mysafirët tuaj, por të padepërtueshme për të gjithë të tjerët”.

Survival Condos ka përshtatur dy kapanone raketash të qeverisë amerikane, ndërtuar në Kansas në vitet 1960 për t’u mbrojtur kundër një koke bërthamore 100 herë më të fuqishme se ajo e hedhur në Nagasaki. Sot, ato janë kthyer në komplekse banesash nëntokësore, duke arritur në 15 kate nën tokë dhe të mbrojtura me mure deri në 3 metra të trashë. Ato kanë “dritare – ekrane” të montuara në mur mbi të cilat mund të projektohen imazhet e botës së jashtme.

Rreth 2.6 milionë £ paguhet për çdo apartament dhe çdo banor duhet të paguajë 2000 £ të tjera në muaj për pikat ushqimore të kompleksit, të cilat mund të zgjasin deri në pesë vjet.

Pronari i Survival Condos, Larry Hall, është aktualisht në negociata për të ndërtuar versione të reja të strehimoreve nga Anglia në Korenë e Jugut me çmime që fillojnë nga rreth 21 milionë paund.

Shkrimtari dhe sipërmarrësi i teknologjisë Antonio Garcia Martinez u largua nga San Francisko pesë vjet më parë për të ndërtuar një kamp mbijetese në pesë hektarë pyll në një ishull pranë Seattle. Ai u izolua sepse mendon se, brenda 30 viteve, përparimet në teknologji do të bëjnë që gjysma e njerëzimit të jetë pa punë dhe do ketë trazira të rënda sociale.

Reid Hoffman, bashkëthemelues i Linkedin, pohoi se të paktën gjysma e miliarderëve të Silicon Valley kanë ndërtuar forma të ngjashme të “sigurimit nga Apokalipsi”, me strehimore në SHBA ose jashtë saj.

Vendi i preferuar është…

Një nga destinacionet e preferuara për t’i shpëtuar “fundit të botës” është Zelanda e Re, e njohur për bukurinë dhe izolimin natyral. Bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel, është në mesin e miliarderëve që kanë blerë atje një fermë të vjetër bagëtish prej 477 hektarësh.

Rising S ka instaluar shtatë struktura të tjera në Zelandën e Re, 4 metra nën tokë. Hera e parë që shumë prej tyre u përdorën ishte në pranverën e vitit 2020, pak para se Zelanda e Re të mbyllte kufijtë e saj për pothuajse të gjithë udhëtarët si rezultat i krizës Covid-19. Disa pronarë ishin më të përgatitur se të tjerët.

Ndërkohë për 20 vitet e fundit, programi Space X i themeluar nga manjati i Tesla Elon Musk ka eksploruar mënyra për të kolonizuar Marsin. “Unë mendoj se kjo është një gjë tepër e rëndësishme për të ardhmen e vetë jetës”, tha Musk në fillim të këtij viti. “Gjithmonë ka disa mundësi që diçka të shkojë keq në Tokë”.

Douglas Raskoff beson se kjo nuk do të jetë asgjë më shumë se “një varkë shpëtimi për elitën” nëse ndodh më e keqja. “Vetëm trilionerët do të arrijnë në hapësirë,” thotë ai.

Por edhe nëse e bëjnë këtë, ata do të përballen me të njëjtën sfidë si të tjerët të llojit të tyre, që do fshihen nën tokë në planetin Tokë. Si do t’i ndalojnë rojet e tyre të armatosura të kthehen kundër tyre kur pagat që ata paguajnë do bëhen të padobishme në ato rrethana?

Kjo ishte pyetja që shqetësonte më shumë burrat që e ftuan Raskovin në atë resort të shkretëtirës. Dikush sugjeroi përdorimin e bravave të kombinuara për të ndaluar stafin që të vidhte furnizimet ushqimore. Një tjetër sugjeroi që rojet të mbanin këmisha me një jakë të veçantë që mund t’i godiste me rrymë nëse refuzonin të ndiqnin urdhrat e shefit të tyre.

Miliarderët do vazhdojnë të “kërkojnë” zgjidhje ideale, ndërsa armët bërthamore po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në planet dhe për fat të keq po përfundojnë në duart e njerëzve të paskrupullt, të çmendur, të paarsimuar. ose thjesht kriminelë.

Dhe, nëse planeti shkatërrohet nga bërthamat nukleare, miliardat në një botë të humbur, do të jenë letra pa vlerë…