osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Viktimat” e sindromës “njëlloj”, ose ata që pula e zezë dhe pula e kuqe, janë… kuq e zi!

“Viktimat” e sindromës “njëlloj”, ose ata që pula e zezë dhe pula e kuqe, janë… kuq e zi!

Nga Akil Ylli

Sindroma eshte nje patologji, ku jo ralle, per te ushqyer “fantazinë”, perdor si grazhd infinitin. Larmite e simptomave te saj, jane nga ma te pabesushmet, dhe nese mund te thuhet, deri “gazmore”. Kam ndigju, qe nje person vuante nga sindroma e “Kokrres se kallamoqit”(ça s’ndin njiri) Kur shihte pulat, ikte i terrorizuar, ngaqe i ishte mbushur mendja, se ishte kokerr kallamoqit. Hajde veri fre po deshe fantazis se saj! Por qe te konsiderohesh viktime e patologjis, eshte e domosdoshme, qe bartesi i saj te ngule kembe si mushku ne diçka, qe ne pergjithsi nuk e sheh askush, perveç tij.

Nje e tille mendoj, ka disa vite qe ka “infektu” dhe ca shqiptare. Po shyqur zotit, nuk eshte ajo e “kokrres se kallamoqit, se vaj hallit me pulat e gjora mandaj! Do detyroheshin Bashkite, me i vra si qejt e rrugve. Sindroma ne fjale qe ju eshte shpifur, quhet sindroma “Njelloj”. Bartesit e saj manifestojne paaftesin te shohin ndryshimin qe ka nje subjekt, nga nje subjekt tjeter. Si te thuash, per ata nje pule zeze e nje pule e kuqe, nuk ka kurrfare ndryshimit.

Si rakia Skraparit dhe rakia gozhdes, jane njesoj. Raki hesapi! Shpesojme mos te shkojne deri aty, sa kokainen ta marrin per miell buket. Dhe kjo, nuk ju ndodh sepse jane daltonik e nuk i dallojne ngjyrat, por sepse ju eshte fiksu, qe çdo gje e ngjashme, perfundimisht rezulton njesoj. Kur jane ne gjendje te rende, i konsiderojne njelloj hallatet e gomarit, me ato te dacit.

Disa prej ketij universi, i shohin edhe partite njesoj. Prandaj kane vendosur qe ti pervishen politikes, duke na ofruar si zgjidhje te re, teorin ” Bota sillet rreth Njesojit” Dhe nuk eshte se kursehen per kete iniciativ è! Me forume, blogje, gazeta online, bile thone me lekat e tyre bredhin Shqipnin, duke insistuar t’iu mbushin mendjen sklleverve shqiptare, (nuk asht etiketimi im, po i tyre per shqiptaret) se jane ata qe kane gjete “Celsin e Arte” dhe ekzaktsisht me ate çils, kane me hape zinxhrin me te cilin jemi vetlidh.

Hajde gjeje po te duash, se si mund te vetlidhet robi pa e shtrengu askush dhe te ndjehet skllav fatkeq!? Buuuu! Duhet te kesh guxim ne kufijt e marris, qe te pretendosh t’i afrosh zgjidhjen nje populli, duke e quajtur skllav. Ne radhe te pare eshte fyese! Dikush mendon s’kane faj, mund te ndihen si te pikum prej qillit. Ndoshta! Nuk jam kontra!

Por une kam tjeter pershtypje. Per ta evolucioni shoqeror, prej shpellarit e deri tek njeriu modern, s’ka ndodh. Skllavin, hyzmeqarin, meditesin, puntorin, profesionistin, i bajne te gjithe lamsh dhe i rrasin ne nje thes. Ja lidhin mire e mire gryken e mandej i vejne etiketen, skllever. Ngado qe ta sjellin rrashten, gjithçka ju duket njesoj. Ju ka mbet sahati, te rendi skllavopronar. Lutem me gjithe shpirt mos ndodhte ajo dite, qe nje i shendosh t’i marri seriozisht, se at’here: Uuu buu buujaa, jane “cazzi amari!

Sigurisht nuk jane krejt, krejt te vetem. Ka nga ata qe i ndjekin, sepse e kane rezidencen ne po ate patologji. Disa i ndjekin, sepse njaq i’u a “blun mullini” te shkreteve. E marrin gjithçfare hajgaret per risi, e hargalisen. I ndjekin dhe ata, qe knaqsin e vetme qe i ka dhuru natyra e provojne at’here, kur veshi ju ndigjon zi e ma zi. Sidomos, kur bahet fjale per revolucione, permbysje, shamje me race e koc te shqiptarve dhe Shqipnise, keta kalojne ne orgazem.

Mbaaaju Shaqo bre…! Ca tjere ju kacavjerren, sepse ndihen te zhugatun fund e kry prej ndejes krah per krah me zhulin dhe mendojne ta çfrytezojne sindromen, per te zhugatur çdo pale tjeter. Ne kete menyre kujtojne me te vertet, qe nuk i dallon kush. Mirëpo per fat, dallohen nje kilometer larg!

Gjithsesi, nuk e kam per me ju shti friken. S’keni pse alarmoheni. Ashte nje sindrom, si te gjitha te tjerat. Nuk eshte ngjitese! Pasojat ç’faqen ne qark te mbyllun. Qameti, mund t’ju shtrengojne me shfry ndoj batut jo elegante ndaj tyre, ose me vu buzen ne gaz me ironi, dhe kaq. Per nji kaq e gja, ja bajme hallall he burre!/Ekskluzive.al