osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Viti i “leharakve” që për një karrige desh na lyen me gjak…iku

Viti i “leharakve” që për një karrige desh na lyen me gjak…iku

Nga Anri Bala

Vrapi i Maratonomakut Filipides, për të dhënë sihariqin e fitores në Athinë të spartanëve ndaj persëve, në betejën e termopileve, nuk është asgjë me vrapin e persianëve për t’i shpëtuar kurthit të vdekjes të ngritur nga të zotët e ngushticës së Termopileve. E për dreq e për keq, vrapi i ikanakëve persian më ngjan me vrapin pa kthim të politikës së kombit tim, nga të gjitha krahët, pa kufi tokësor por me kufi mendor.

Tufat e maskarenjëve që u duket vetja si mentor dhe liberator, duke qenë derra të përkorë nga dhjami dhe llumi, vrapojnë pas çdo gjëje që ua kap syri dhe nuk ua kap dora, për të arritur atë që u largohet çdo minutë, si druri i thatë në mes të rrymës së lumit të fryrë nga stuhia dhe rrebeshi… flakën e kashtës së pushtetit.

Për mua, ky vit ka qenë i mbrapsht për të gjithë ata që me dredhira dhe poshtërsira kapën apo u turrën të kapnin një copë karrige, pavarësisht se ajo e trembur nga këto surretër largohej, afrohej, hepohej e rrëzohej dhe kurrë nuk ishte e lyer me mjaltë, për tu ngjitur mbi të, por me pëgërjen e atij që kishte lëshuar dhe me vuajtjen tonë për ta rrëzuar. Sepse, këtë vit mu duk sikur ajo shpresa që vdes e fundit, filloi të vdiste çdo ditë, por nuk… vdiq, jetoi fal zhulit të mortmortjes dhe zhurmës së rrokopujës së rrëzimit të lehësave.

Dëgjuam e çfarë nuk dëgjuam, pamë e çfarë nuk pamë, nga trimat e armatosur me cfurqe, heshta, shishe rakie, tasa e sinie si në dasëm, flakadan dhe flakëhedhësa në duart e tyre, që as vetë nuk e dinin se ku po shkonin dhe përse ishin aty. Përballë… tymuesit që nuk dinin se përse po tymosnin, kur asaj ushtrie tymi do i zgjonte instiktin e urrejtes dhe do trimëroheshin në emër të hakmarrjes… për cënimin e “burrnisë”, u ndjen keq sepse tymosja u kthye në një ritual ditështune.

Plot një vit vrapuan krehësat, plot një vit ulëritën dhe kërcënuan lehësat pas ekraneve, portaleve, haleve dhe rrugëve, se dita e qametit do vinte e më duket se erdhi… për ata!

Sepse ne jemi aty ku ishim, por me shpresë se nga fillimi i vitit, lehësat dhe krehësat presim t’i shikojmë duke vrapuar drejt Reçit, por jo si Filipides, por si persianët, humbësit dhe viktimat e një beteje kurth… beteja e karriges së m*tosur të pushtetit.

Askush nuk fitoi, vetëm se radha e dhënies llogari ka ndryshuar: Të parët, ata që duan t’i japin fund tmerrit të tyre për shpëtuar nga fundi i tmerrshëm, ndërsa të dytët, ata që me pushtetin e tyre po vrapojnë drejt fundit të frikshëm, kur dorën e vendos aty ku nuk vendoset as këmba dhe pyet se çfarë ere ka gjaku.

Shpresojmë se do ta mësojnë dhe erën e gjakut, por në fillim atë të djersës së ballit, atje ku do japin llogari për çdo gjë që na kanë zhbërë dhe për shumë mënxyra që na kanë bërë.

Mos të presin që tu themi Zoti i mëshiroft, se nuk besoj se nuk do ketë njeri në trojet tona që nuk do lutej: Zoti i dënoftë leharakët, të veshur me parzmoren e politikanit, që nuk lanë gjë pa bërë për të kapur një qoshe karrige, sikur ta lyenin edhe me pak gjak… nga i yni, jo nga i tyre dhe i sojit të tyre./Ekskluzive.al