osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vizioni “fylljonar” i Pjetër Fyllit, në emisonin teledokrrativ të Fejzos

Vizioni “fylljonar” i Pjetër Fyllit, në emisonin teledokrrativ të Fejzos

Nga Akil Ylli

Ma n’fund, Pjeter Fyllit i dhane te shtymen, dhe e nxoren te shpalos vizionin dhe programin e tij, me ndihmen e te cilit, do ti nxirrte shqiptaret ne selamet.

Mesa duket, duhet te kete qene kjo, arsyeja e vertet e mungeses, ne muajt e fundit. Paska qene i angaazhuar, me pregatitjet intensive te alternativave, per ti nxjerre nje here e mire shqipot, nga bataku ku i ka zhytur Rilindja. Aaah, pa, paaa, bravo i qofte vallahi!

Nuk kam pasur ndonjehere aq veshtirsi, sa kesaj radhe, per ti shkruaj keto rreshta. Dhe kjo per shkak, se jam i pa afte te ndjek laiv, emisionet politike ne teresi, e ne menyre te veçante “Opiumon”-in. Mirpo, ngaqe e kam kete dreq vesit, te fus hundet e te perzihem ne politike, kesaj radhe e pata te pamundur, te shmang torturen psikologjike, per ta pare te regjistruar, intervisten e Pjeter Fullit, dhene gjoja gazetarit Fevzi. Boll kerkova ne eter, ta gjeja me format te shkruar, por keto lloj perpjekjesh rezultuan te kota. Ishin pertej aftesive te mija. Ku, kuu, per mu!

Por sidoqofte, fale nja dy gotave uiski, shoqeruar me kafe t’ forte, marrjes se masave per çdo te papritur, duke mbajtur jo me larg se zgjatja e krahut, disa lloje psikofarmaqesh e tipe te ndryshme antishosk-u, per rast emergjence, pa harruar njehkohsisht, ti drejtoja syte lart, nga Perendia, me n’ fund ja dola ta perballoj, pa pasoja serioze, kete kalvar mediatik. T’falemnders o Zot!

Pasi e pashe deri ne fund intervisten, u binda, qe marrja e masave paraprake, nuk ishte aspak, rezultat i ndonje fobie, por veprim i domosdoshm per çdo njeri normal, per tu mbrojtur nga kesisoj emisionesh teledokrraviziv, ku intensiteti elektrobroçkullatik, e kapercen disa here limitin e vendosur ligjerisht, nga organet kopetente. Dikush duhet ti dalin zot, mbrojtes se shendetit!

Shastisjen e pare, ne ate nje oresh, ku mediokriteti ishte ulur kembekryq, ta provokonte Pjeter Fylli, at’here kur me mburrje deklaronte, qe ky program zhvillimi per vendin, ishte frut i nje pune titanike 2 vjeçare, i ekipit te tij, te perbere nga ekonomistet me te shquar nderkomtare. Heeeu bre!

Mirpo ky sihariq, te ngec ne fyt, kur mendon, qe çfare soj faret paska kene ajo, qe ka ba kete lloj pemet, qe mbas dy vjetesh, fruta i thençin, s’ka prodhu ma shume se dy, tri kokrra kakareçe, qe s’ka burre nanat me i hanger. Bujq si puna e ktyne, i gjene me thase edhe ne Lapardha!

Por rreshtat e mesiperm, mund te fshehin edhe nje te vertet ndryshe. Mund te jete krejtesisht e besueshme, qe ai te kete thirrur eksperte te zote, por ngaqe s’mbush, jo dy, po dhe 4 vjet te rrine ata, e shumta do mbaje mend njesoj, prap nja dy, tre pika te tjere, e kaq. Ku ishe? Hiçgjekundi!

Ata nuk mund te bejne mrekullina, jane njerez. Pjeter Fyllit, njaq i blun mullini. Te vetmet aftesi qe ka, eshte te niset kuturu, kur dhe ku ti thojne, dhe guximi i papare qe posedon, me ja fute kot. Sado te sforcohet, kapaciteti maksimal i elaborimit te mendimit, nuk e kalon ate te genjeshtres!

Ne pamundesi te rreshtoj xhevahiret qe shprrallisi, sepse mund te shkruash nje vellim per to, po perqendrohem tek dy, tri margaritaret, qe do na ndrinin ekonomin.

Taksa e sheshte 9%; zero taksa per ata qe fitojne deri ne 300 mije lek; 0.5% per ata me xhiro deri ne 140 milion;( gjithmone me te vjetra) dhe ndigjoni, ndigjoni, krijimi i shtreses se mesme, me minimum te ardhurash, 1 milion leke. Kushedi se kush, ja ka bere te njohur, se ka nje shtrese te mesme, dhe i bente temena asaj, sikur te kishte zbuluar “Santa Gralin”, pa ja pasur iden, se per çfare behet fjale. Pjeter Fyll, hesapi!

Dihet qe ai, ka problem me arithmetiken. Edhe kur ja shkruajne, si mban mend dhe i ben lemsh. Ka dhene prova per kete!

Sipas tij, shtresa e mesme, çelsi magjik qe do te ringjallte ekonomin, perbehej gjithsej nga 20 mije vete, kur ka shume mundesi qe ti kene thene 200 mije vete, ne rast se do te ishin eksperte. Sepse kjo shtrese, me aq sa ma pret kungulli, duhet te jete disa here me e madhe. Mjafton te bejme dy llogari ne linja te trasha.

Pak e shume ne Shqiperi, jane diku te 160 mije biznese, plus profesionistet. Duke pasur parasysh, qe biznesi i vogel perfaqeson mbi 90% te totalit, tingellon si budallallek, qe shtresa e mesme te jete, vetem 20 mije vete. Sagllam, 7×7 bajne 42!

Lere me pastaj kur thote, qe kategoris, me xhiro deri 140 milion, do tu heqe te gjitha taksat lokale, dhe do paguajne, vetem 0.5%. Me nje kalkulim te thjeshte, shume qe perfiton buxheti ne kete rast, nuk mjafton as me pagu rrogat e pushtetit lokal. Jo letra s’munden me ble, po as shkumsa, sa me shkru ne drras te zeze te pakten. Aaa, neqoftse Pjeter Fulli, e ka aftesine me multipliku shporta me buke e peshq, at’here po, e shpeton pushtetin lokal!

Por ma e bukura, qe me rroku timpani veshit gjate programit, ishte kur u shpreh, per konsidertat qe gezon nder shqiptaret dhe perbetimet solemne qe beri.

Pa piken e zorit, me nje te rene te gomfshirsit, fshiu gjithe kurikulumin superkriminal dhe paaftesine patologjike te çertifikuar ne vite, e na u çfaq si nje produkt, i sapo dale taze nga furra, dhe na percolli deshiren e zjarrte te shqipove. ” Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit, që mezi po e pret çdo shqiptar”! Ca thote ky mor!? Me mbani burra, se me shpetoj!

Po aq sugjestionues, ishte dhe perbetimi. Dua t’i siguroj shqiptarët, që unë kam “planin”, kam “vizionin”, kam “vendosmërinë”, “përvojën” dhe ambicien t’i nxjerr nga kjo situatë ekonomike! -tha. Aaaaaah, me te lumte! Te paçim e te ne rroç sa malet, o Pjeter fylli!