osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vizita e numrit dy të DASH në Tiranë! A mbërritën provat e Berishës në SPAK?

Vizita e numrit dy të DASH në Tiranë! A mbërritën provat e Berishës në SPAK?

Disa orë më parë ka mbërritur në zyrën e Edi Ramës, ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, ku zhvilloi një takim me kryeministrin.

Numri dy i DASH shoqërohej nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ndërsa sipas burimeve fokus i takimit do të jenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjelltë.

Kujtojmë se një fushë e ndërsjelltë e shqetësimit e SHBA për Ballkanin Perëndimor ka qenë dhe çështjet në lidhje me dhënien fund të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Urdhri i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden ka qenë për të gjithë personat, grupet, bizneset dhe organizatat e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, që minojnë demokracinë, përfshihen direkt ose indirekt në korrupsion, apo dëmtojnë paqen e stabilitetin e rajonit do t’u bllokohen pasuritë dhe interesat pasurore që kanë ose që mund të kenë në të ardhmen në SHBA, si dhe do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

Kujtojmë këtu dhe vendimin e DASH për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish liderit të PD-së, Sali Berisha dhe shpalljes së familjes së tij “Non Grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Antony Blinken deklaroi se SHBA ka indicie se Berisha është përfshirë në korrupsion të rëndësishëm si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike për pasurimin e tij dhe të aleatëve të tij.

Një ditë pasi u shpall publikisht non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka pohuar se ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, për akuzën e shpifjes dhe dëmtimin personal.

Blinken pas debatit me kongresmenin Amerikan Lee Zeldin, i cili e pyeti Sekretarin Amerikan të Shtetit, se cilat ishin arsyet që Berisha dhe familja e tij u shpall “non grata”, u përgjigj se nëse kërkon provat, ato janë në DASH!

Vizita e numrit dy të DASH në Tiranë, me shumë gjasa nuk është rastësore, për sa kohë mendohet se DASH i ka provat kundër Berishës, të cilat sot mund të jenë në dorën e SPAK. SPAK, pas shpalljes së Berishës “non grat” kërkoi provat ndaj ish kryeministrit.

Numri dy i DASH Reeker, ka takuar vetëm Kryeministrin Edi Rama, liderin e PD Lulzim Basha dhe Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, por ka preferuar për arsye ende të panjohura të mos takohet me Presidentin Ilir Meta, i cili mbajti qëndrim pro Berishës dhe kundra SHBA pas vendimt të shpalljes “non grata”.

Me sa duket temperaturat janë në rritje në jetën politike të vendit, ku zhvillimet e fundit tregojnë se dikush do të “digjet” dhe do të përgjigjet për bëmat apo gjëmat, përpara drejtësisë, por kësaj here ndryshe nga gjithë herët e tjera, drejtësia do jetë e barabartë për të gjithë./Ekskluzive.al

Vendimi i plotë i DASH për Berishën dhe familjen e tij:

Sot, unë jam duke shpallur publikisht (non-grata) Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpërdorimin e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe te zyrtarët publikë. Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë.

Ky emërim është bërë në bazë të Seksionit 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve të Ndarjes Akti, 2021. Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e SHBA për të mbështetur reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.