osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vjedhja e gishtit të statujës 2000-vjeçare në SHBA tërbon kinezët

Autoritetet kineze kanë kërkuar ndëshkim të rëndë për personin që dyshohet se ka vjedhur gishtin e madh të një statuje terrakote, e ekspozuar në SHBA. Statuja 2000-vjeçare me vlerë 4.5 milionë dollarë është një prej 10 të tillave që i ishin lënë për pak kohë Institutit Franklin në Filadelfia.

Javën e kaluar, Michael Rohana u akuzua për vjedhje dhe dëmtim të veprës së rëndësishme të artit dhe më pas u lirua me kusht

Ushtria e terrakotës është një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike në Kinë. 24-vjeçari Rohana vendosi të futej në mes të ushtarëve të argjilës për një selfie, bëjnë të ditur mediat kineze, të cilat u referohen burimeve pranë FBI-së. Por para se të largohej, ai i theu gishtin njërës prej statujave dhe e mori me vete. Stafi i muzeut e konstatoi mungesën e gishtit më 8 janar dhe njoftoi autoritetet. FBI e ndoqi çështjen dhe zbuloi se ku ishte gishti i ushtarit kinez të terrakotës.

Autoritetet kineze janë vërtet të indinjuar nga kjo pakujdesi e muzeut. Qendra Kulturore për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore Shaanxi, organizata qeveritare që ka dhënë statujat, reagoi me një deklaratë me të cilën “dënon me forcë pakujdesinë e institutit amerikan”. Në deklaratë thuhet se një ekip ekspertësh kinezë do të mbërrijë në SHBA për të vlerësuar dëmin dhe për të përcaktuar dëmshpërblimin.

Dhjetë statujat e terrakotës janë pjesë e një ushtrie prej 8000 statujash me përmasat reale të një njeriu. Statujat janë ndërtuar në kohën e perandorit kinez Qin Shi Huang, i cili ka vdekur në vitin 210 para Krishtit. Ato u zbuluan në qytetin Xi nga një grup fermerësh kinezë në vitin 1974. (TemA TV)