Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e re në detyre të Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama shkruan se zgjedhja që bëri dje Kuvendi, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan kryeministri Rama.