osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

VKM u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet

VKM u zhbë, tani është radha e negociimit me universitetet

Nga Flogert Muça

Protesta e studentëve që u zhvillua dje dhe sot ishte një dëshmi demokracie dhe përgjegjshmërie si nga studentët dhe nga qeveria. Protesta ishte qytetare dhe kishte një kauzë studentore konkrete e cila u mor parasysh nga qeveria dhe u trajtua me seriozitet maksimal duke i dhënë zgjidhje.

Ndryshe nga loja politike që jemi mësuar të shohim në Tiranë, ku opozita fjala vjen kapet pas fijeve të kashtës dhe përfundon ‘e djegur’, sot u pa një anë tjëtër e shoqërisë dhe qeverisë, të cilat si rrallë ka ndodhur në tranzicion, komunikojnë dhe gjejnë zgjidhje të bashkërisht.

Rasti i sotëm ishte i tillë. Vullneti i qeverisë për të dëgjuar studentët ishte për tu përshëndetur, ashtu si edhe protesta qytetare e tyre. Panorama e protestës ishte e një shteti europian, duke dhënë kështu jo vetëm zgjidhje për një kërkesë legjitime, por edhe një mesazh se Shqipëria është sot një vend më i mirë, ku protestohet lirisht dhe merren vendime të drejta.

E vetmja gjë e shëmtuar në këtë histori edhe sot ishte politika, e cila u përpoq me çdo mjet deri në fund që të përfitonte politikisht nga një shkëndijë rinore. Ishte e shëmtuar, e neveritshme, ndërhyrja e opozitës në mesin e turmës që protestonte për një gjë që sipas tyre ishte e padrejtë ndaj tyre. Ata që në fakt kanë bërë rritjen me 50% të tarifave për këta studentë gjatë 2009-2013, sot ishin kamufluar në turmë duke nxitur mos-zgjidhjen e çështjes së studentëve, vetëm e vetëm që të kenë argument politik kryetarët e tyre.

Fakti që qeveria u tërhoq nga pika 4 e VKM për tarifimin e krediteve të atyre që kanë lëndë të mbartura dhe fakti që arritën që të mos lejojnë opozitën të fusë turinjtë pengues në zgjidhjen reale të çështjes së tyre, janë dy levizjet e mira të bashkëpunimit që kanë bërë studentët. Ndaj, duhet që kjo traditë bashkëpunimi duhet të vazhdojë dhe negociimi poashtu me universitetet, që kanë kompetencën në bazë të autonomisë që ju është dhënë, për të gjetur zgjidhjet, bashkërisht. Dhe për këtë duhet pjekuri dhe seriozitet nga studentët, siç e treguan dje dhe sot.

Qeveria e zhbëri pikën e VKM-së siç studentët kërkuan duke treguar se ka vullnetin e mirë për t’i rregulluar gjërat dhe për t’i dëgjjuar studentët, ndaj tani topi është në fushën e studentëve të cilët duhet të tregojnë deri në fund se janë për zgjidhjen e problemeve të tyre duke negociuar e bashkëpunuar tanimë me universitetet e tyre, për t’iu dhënë zgjidhje pretendimeve të tyre.

Studentët duhet të vazhdojnë të tregohen seriozë njëlloj siç u tregua sot shteti me ta, duke negociuar. E kundërta do të ishte prishje e një panorame të bukur të Shqipërisë që pamë sot dhe një shërbim ndaj atyre që kurrë nuk kanë dashur zgjidhjen e problemeve, por vetëm krijimin e tyre.