osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vrasësit që ndodheshin në Bulevard në 21 Janar një ditë më pas e kanë kërcënuar me jetë Edi Ramën

Vrasësit që ndodheshin në Bulevard në 21 Janar një ditë më pas e kanë kërcënuar me jetë Edi Ramën

Kaseta e filmimeve që zbardhi vrasjet e 21 janarit dhe që rrëzoi njëherë e mirë përpjekjet për alibi të Sali Berishës se viktimat ishin qëlluar mbrapa krahëve nga protestuesit, shkaktoi debate këtë 10 vjetor të vrasjeve.

Transmetimi i pamjeve filmike ku dukej gardisti Llupo që qëllonte mbi turmë nga dritarja e bodrumit të kryeministrisë ktheu beftas rrjedhën e historisë, nxori me urgjencë liderin e opozitës në konferencë për shtyp për të çmontuar mashtrimet e qeverisë dhe i dha një dritë tjetër shikimit të ngjarjes.

Pardje në 10 vjetorin e krimit, Carlo Bolino, ish drejtues i News 24 që atë ditë ndodhej në Bari dhe gazetari Artan Hoxha kanë treguar versione kundërthëse të asaj që ka ndodhur.

Bolino pretendoi se ai ka urdhëruar redaksinë e tij të kontrollonte të gjitha filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës. Por pa e përmendur me emër ai ka aluduar se gazetari Artan Hoxha e kishte marrë kasetën pa njoftuar njeri në redaksi dhe ajo nuk gjendej më.

“Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në xhep të një gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët: ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe gazetari nuk e kishte marrë vesh.

Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megithatë këto pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në xhep të një gazetari. Kemi kërkuar ku ndodhet gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kaseën, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një gazetari kishte pamje tronditëse, ato pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen” (e plote ketu).

Pra Bolino jo vetëm ka marrë meritat e drejtimit të redaksisë në zbulimin e ngjarjes, por ka hedhur dyshime të errëta ndaj gazetarit Artan Hoxha që njihet deri më sot si protagonisti i këtij Scoop-i që u përshëndet atëherë edhe nga lideri i opozitës Rama.

Hoxha i është përgjigjur me një replikë-rrëfim të gjatë në gazetën DITA, ku dje është botuar pjesa e parë (lexoni KËTU). Vlen të theksohet se televizioni Report TV në pronësi të Bolinos ka censuruar leximin e faqes së parë të Ditës në emisionin e shtypit në mëngjes, pasi aty ndodhej shkrimi i Artan Hoxhës.

Më poshtë pjesa e dytë e tij:

——

Nga Artan Hoxha

Botuar në DITA

Situata ne lokalet mbrapa Kryeministrise ishte mjaft e rende.
Dukej qarte se ata njerez, qe sigurisht nuk ishin Policia e Shtetit apo Garda e Republikes, ishin te gatshem qe me nje urdher te Berishes, mund tia benin gjemen kujtdo qe u dilte perpara.
Mes tyre pashë edhe personazhe te perfshire ne serialin e pergjakshem te vrasjeve ne Tropoje, gjate viteve 1998-2002.

Ishin persona mjaft te rrezikshem, te bindur verberisht ndaj bosit te tyre, dhe kishin dhene prova se ishin te gatshem te kryenin krime per llogari te shefit. Ky fakt me shqetesoi shume dhe me tronditi.

Problemi tjeter qe kisha, ishte fakti se jo vetem une i njihja ata, por edhe ata me njihnin mire qysh nga vrasjet e pergjakshme ne Tropoje. Une shkoja gati çdo dy jave ne Tropoje, per te bere reportazhe apo raportime mbi vrasjet qe nuk ndalonin dhe ku sigurisht Berisha kishte pergjegjesine e vet.

Kur jam perballur me Berishen publikisht, per here te pare dhe te fundit ne jeten time, ne emisionin “Hapur” ne News24, me 26 shkurt 2018, ia kam thene ne sy, “I njoh vrasesit e tu, Sali Berisha. Prandaj ti nuk me tremb dot”…

I tronditur nga ajo qe pashe aty, kontaktova me dy drejtues komisariatesh te Tiranes qe mbulonin ate zone. U shpreha shqetesimin tim. Ne fakt e dija qe ata nuk kishin asnje mundesi të përballeshin me kete grup personash te armatosur deri ne dhembe.

Njeri nga shefat e komisariateve me tha:”Nuk i ka thirrur Berisha. Kane ardhur vetë. E kane detyrim dhe e kane ndjere si detyre qe te jene aty ne nje moment qe u duket i veshtire per Berishen. Ata jane problem jo vetem por opoziten por edhe per ne, sepse jane te paparashikueshem. Nuk dime si t’i largojme nga aty. Ua kemi kerkuar por nuk kane pranuar”…

Në fakt nje dite me pas mesova se kryetarit te opozites, Rama, i kishin derguar disa mesazhe ne telefonin e tij, ku e kercenonin me jete. Dhe kete e kishin bere haptazi pa u fshehur. Madje ne ate forme qe Rama ta merrte vesh se nga i vinte kercenimi.

Per fat i njihja personalisht ata njerez. Ishin nga veriu i vendit. Kishin vite qe jetonin ne Tirane ku gezonin bizneset apo benefitet qe kishin perfituar gjate qeverisjes se Berishes.

Ky grup personash, e cilesonte Ramen, si frikacak. Pikerisht per kete fakt ata nuk kishin fare frike se mund t’i arrestonte kush per kercenimin ndaj liderit te opozites. Ne fakt keshtu ndodhi, nuk u arrestuan kurre. I shoh apo pershendetem me ta gjate protestave qe organizon opozita vitet e fundit.

Duke pare shperberjen e policise nga protesta, dhe duke ditur se kush ishin njerezit qe tashme e kishin marre situaten ne dore, kisha frike se Berisha mund te reagonte shume ashper ndaj organizatoreve te protestes. Sidomos gjate oreve te nates. Per kete gje kisha pervojen se si reagonte ai pas cdo vrasje te orientuar politikisht ne Tropoje.

Diku pas ores 20:00, jam larguar nga aty dhe jam afruar prane selise se PS-së; tek bar Austria qe ndodhej prapa selise. Qellimi im ishte per te pare çfare po ndodhte aty, dhe kush nga personazhet e botes se krimit gjendej verdalle. Gjate protestes kisha dalluar persona me precedente penale apo te botes se krimit qe ishin prezent, por per fat te mire ata nuk u perfshine direkt ne perleshje me policine.

Taktika e tyre ne raste te tilla eshte vetem prezenca. Te duken para atyre qe neser do vine ne pushtet, per te treguar se i kane mbeshtetur ne dite te veshtire. Sigurisht dhe per te perfituar nga kjo. Keta lloj personazhesh qe kerkoja une, nuk perfshihen asnjehere ne konflikte te hapura me policine, ku aktiviteti i tyre mund te dokumentohet.

Jam ulur ne nje tavoline qe gjeta bosh, dhe kam pare çfare ndodhte aty. Tensioni dhe frika per ate qe do ndodhte me vone dukej haptazi. Te gjithe aty ia kishin friken kunderpergjigjes se Berishes. Nderkohe here pas here vinin militante qe sillnin informacion per te plagosurit apo per te vraret. Ishte nje rremuje e madhe.

Aty mesova se Berisha ishte shfaqur ne media pas ngjarjes dhe ia kishte hedhur gjithe fajin per dhunen dhe te vraret, opozites. Madje ai tha se ka prova per vrasjet dhe se kush i ka bere vrasjet.

Tentova te shkoja ne shtepi. Ne ate kohe banoja ne lagjen Kombinat. Por per shkak te trazirave ne qytet nuk kishte autobuza urban. Per dreq nuk kisha leke as per te marre taksi. Keshtu qe u detyrova te kthehesha te Bar Austria ne pritje te ndonje grupi xhirimi qe do te kthehej ne News24. Dhe qe aty te merrja furgonin e fundit te News24 qe shperndante gazetaret qe nuk kishin makina per ne shtepi.

Jam vonuar aty deri nga ora 22:30, pasi grupi i xhirimit qe ndodhej te PS duhej te pasqyronte konferencen e fundit per median te Rames. Diku nga ora 22, Rama mbajti konferencen e fundit per ate dite, ne lidhje me ngjarjet ne bulevard. Selia e PS-se dukej si nje ambjent xhenazeje. Berisha dukej qarte qe pothuaj i kishte thyer.

Menjehere pas fjales se Rames grupi i xhirimit u nis per Shkoze, ku ishte redaksia e News24, dhe bashke me ta kam shkuar edhe une.

Drejtuesit e televizionit, i kam gjetur ose te larguar nga puna, ose ne oborr duke u bere gati te largoheshin per shkak te lodhjes se madhe te asaj dite. Kur kam hyre ne redaksi kishte shume pak njerez. Me teper ishin ne Gazeten Shqiptare sepse gazeta mbyllej vone.

Kam shkuar ne montazhin e News24, dhe kam gjetur aty gati per t’u larguar montazhierin tim, te emisionit Xhungel, Edlir Hushi. Sapo e pashe i dorezova tre kasetat qe mbaja ne duar, kaseten e kameras time, kaseten e Vinit dhe kaseten e Mandit. I thashe mundohu t’i hedhesh qe sot sa te mundesh, qe te mos vonoheshim te nesermen per te montuar emisionin.

E pashe qe u merzit, por i thashe me mire vonohemi pak sot sesa te kemi telashe neser.

Pak minuta me vone, hyra ne regjine e televizionit, ku gjeta vetem regjizorin Gezim Zotaj, pasi te tjeret ishin larguar. Ai ishte i perqendruar mbi kompjuter dhe dicka kerkonte. E pershendeta, e pyeta si kishte shkuar puna, dhe nga ekranet e regjise po ndiqja emisionet e televizioneve te tjera qe po transmetoheshin direkt per ngjarjen e dites.

U perqendrova te emisioni Opinion, ku Artur Zheji dhe ministrja Majlinda Bregu, po e benin cope duke e sulmuar pafundesisht Preç Zogajn. Madje duke e fajesuar opoziten per ngjarjet ne Bulevard. Ne nje moment u transmetua nje video, ku aludohej se nje person ne moshe te madhe, me thinja dhe me nje çader ne dore, kryente levizje te çuditshme ne castin kur vritej Ziver Veizi.

Kendi i kameras, qe kishte filmuar dukej qarte se ishte vendosur ne zyrat e kryesise se kuvendit. E kisha fiksuar kete fakt pa filluar protesta. Aty dallova qarte kameran e televizionit ABC News dhe kameramanin.

I habitur nga çfare po shihja, i kthehem regjizorit dhe i them.
“Ore nuk i keni transmetuar pamjet nga jane bere vrasjet?! Sepse vrasjet i ka bere Garda. E kam pare me sy te lire. Sidomos vrasjen e. Ziver Veizit qe ishte vetem 20-30 metra ne vije ajrore, nga pozicioni ku qendroja une”.

Regjizori me thote se edhe ai e mbante mend si skene. Ai nuk e kujtonte qarte, mbase dhe nga lodhja e asaj dite, nese ate pamje e kishte patur ne transmetim direkt apo e kishte pare ne pamjet qe vinin nga kamerat ne shesh.

Gezimi me tha se deri ne ate cast, thuhej se vrasjet i ka bere turma. – Nuk ka mundesi kjo, i thashe. Vrasjet i ka bere Garda e kam pare me syte e mi.
Dhe per ta bindur, i them hajde shikojme kasetat qe po rregjistronte ne kompjuterin e montazhit te Xhungles montazhieri, i cili per fat nuk kishte ikur.

Shkojme te dy aty, e nderpres punen e montazhierit, dhe i jap te paren kaseten e Ervin Dajes, pasi ishte kameramani qe kisha punuar per nje kohe te gjate, nga Tropoja deri ne parcelat me kanabis ne Lumin e Vlores. Kisha shume besim tek ai.

Duke kujtuar dhe minutazhin qe me kishte thene Vini, kapa direkt ate kasete, sepse do te humbnim kohe nese kontrollonim minute pas minute te treja kasetat.

I kerkoj montazhierit te mos humbte kohe por ta hapte kaseten ne minuten e 54-te. Vini kishte gabuar vetem me disa sekonda. Pikerisht, aty gjetem planin qe e kisha pare me sy te lire.
Dukej qarte qe Gardisti Agim Llupo hapte zjarr me automatik ne dore, dhe menjehere pasi flaka e qitjes dukej ne tyten e armes, Ziver Veizi perkulej pak djathtas dhe binte ne toke…

Mua me kapen emocionet, per fat kisha ne dore proven qe te vertetoja ate qe kisha pare me sy. I kerkoj montazhierit qe ta punonte pamjen, ta zmadhonte dhe pastaj te vendoste rrathe te kuq, tek gardisti qe hapte zjarr dhe te Ziver Veizi qe rrezohej i vdekur.

Gezimi, rregjizori, pasi i pa pamjet, tha se e kujtonte qe diku i kishte pare. Por nuk ishte i sigurt nese kishin qene direkt ne transmetim apo i kishte pare ne sinjalin qe i vinte ne ekranet e regjise.

I them si ka mundesi qe nuk jane transmetuar, Vini ka qene gjate gjithe kohes direkt. Më tha se ben vaki, qe ne ate moment kur ka ndodhur vrasja mund te kete qene ne transmetim direkt imazhet e ndonje kamere tjeter ne shesh, prandaj kjo mund te kete kaluar pa u vene re.

Pasi i pame disa here pamjet e punuara tashme nga montazhieri Edlir Hushi, Gezimi per t’u siguruar me pyeti dhe njehere, nese isha i sigurte se gardisti qe hap zjarr eshte pikerisht vrasesi. I thashe i bindur se e kam pare me sy te lire qe eshte pikerisht ai. Kendi i qitjes, pozicioni i viktimes, fragmenti i flakes ne tyten e armes dhe renia ne toke e Ziver Veizit ishin njekohesisht.

– Po, po ky eshte vrasesi, madje pak me vone gjeta dhe momentin kur Hekuran Deda dergjej i vdekur ne bulevard. Spostimi i automatikut te Llupos gjate qitjes dhe pozicioni ku ndodhej Hekuran Deda, me plotesoi kuadrin dhe per viktimen e dyte.

Por po afrohej mesnata dhe ne nuk kishim kohe te kerkonim me shume dhe te punonim me tej në montazh.
I them Gezimit, regjizorit, “pamjet i siguruam, kush ishte redaktor pergjegjes ne redaksi, qe t’i transmetojme”.

Ai njofton dhe menjehere vjen redaktorja, Eriselda Dyrmishi. I them se kemi pamjet e vrasjeve, vrasjet i ka bere Garda, dhe se une jam gati te tregoj ngjarjen ne studio ne cilesine e deshmitarit okular. Moderatorja Ola Bruko sapo ishte bere gati te largohej ne banese. E kthejme nga rruga per te hyre ne studio.

Une nuk kisha messenger te jashtem, keshtu qe nuk kisha mundesinte komunikoja me Bolinon, apo me Alben, ndersa drejtuesit e News24 ne redaksi ishin larguar.

Redaktorja komunikoi me messenger te jashtem me Alben duke e vene ne dijeni qe Artani ka pamjet e vrasjeve dhe eshte ne redaksi.

Jam vonuar pak, pasi gjate asaj dite kisha dale nga shtepia pa e menduar se do dilja ne ekran. Kisha vetem nje xhup te zi, me te cilin ishte e pamundur te dilja ne ekran, dhe nje kemishe te thjeshte me viza, e cila gjate levizjeve te shumta te asaj dite ishte zhubrosur. Pasi nuk gjeta asnje xhakete qofte dhe te kolegeve, vendosa te hyj me kemishe te skrupullosur ne nje nate dimri te ftohte.

Eriselda hyn ne studio para transmetimit dhe me thote se Alba kishte vene ne dijeni Karlon. Dhe ky i fundit i kishte thene qe te qendroja ne studio sa te mundja.

I kerkova vetem qe te mos largohej per ne shtepi nje shofer i vjeter, Arjet Ismailanji, me te cilin kisha punuar nje kohe te gjate, dhe te mbante nje fuoristrade pa logo te News24 per te me çuar ne Kombinat. Po ashtu kerkova qe roja i televizionit te mos lejonte askend te hynte brenda, qofte ky prokuror apo polic, sepse une nuk do largohesha per ne shtepi pa i takuar.

E dija qe sapo te dilnin pamjet prokuroria dhe policia gjyqesore do te vinin te dera per te sekuestruar pamjet dhe per te marre deklarimet e mia. Po ashtu i paralajmerova qe te mbanin nje grup xhirimi gati, sepse pasi te dilnin pamjet do te kishte reagime politike.

Ne fund i kerkova montazhierit qe te me sillte kaseten origjinale, dhe te largohej per ne banese, sepse po ta gjente aty prokuroria do te kerkonte pamjet origjinale. Duke e ditur menyren si vepronte Berisha, pata dyshime dhe te Prokuroria.

Doja t’u jepja ate nate vetem pamjet e vrasjes se Ziver Veizit, sepse ndryshe do te me sekuestronin kaseten origjinale dhe une nuk e dija saktesisht çfare tjeter kishte aty, pasi nuk pata kohe ta kontrolloja te gjithen.

Diku rreth ores 23:20 kemi hyre ne transmetim direkt. Nga aty e mbrapa ndodhi ajo qe e pane gjithe shqiptaret.

Sapo dolen pamjet prokuroria erdhi te dera e News24 dhe gati nje ore me pas diku rreth ores 1 pas mesnate, Rama doli ne konference shtypi.
Duhet te kem qendruar ne live ne ekran me Ola Bruken, per me shume se dy ore. Dhe pasi mbarova, te dera me prisnin dy prokurore per te marre deshmine time dhe per te sekuestruar kaseten origjinale.

Besoj se ate mbremje kam patur mundesine, te raportoj e nje ngjarje qe çdo gazetar ne bote e enderron gjithe jeten. Sigurisht qe as e kisha menduar. Ngjarjet thjeshte rrodhen si nje lume. Pata shansin, qe eksperienca ne terren prej 15 vitesh, intuita dhe fati me bene qe te ndodhem ne vendin e duhur, ne kohen e duhur dhe te marre vendimin e duhur.

Kush e kishte menduar, ne mengjes kisha dale me duar ne xhepa nga banesa me qira ku jetoja ne Kombinat, thjeshte per te qene deshmitare i nje proteste, qe dashur pa dashur vendosi nje vije demarkacioni ne historine e Shqiperise. 10 vite me pas, per mua eshte shume e rendesishme qe te ndeshkohen vrasesit dhe urdheruesi i tyre.

Gjithcka tjeter per mua eshte thjeshte sikur kam pare nje film ne kinema. Te pakten ate dite janari, bashke me koleget e mi te News24, beme detyren tone. U treguam familjeve te viktimave dhe gjithe shqiptareve, kush ishin vrasesit, cila ishte fytyra e vertete e atij qe qeveriste vendin.

Per fat te keq, nga ajo kohe, drejtesia nuk ka bere asgje me shume.

Sa here takohem me Vin Dajen, Gezim Zotajn, Eriselda Dyrmishin apo Ola Brukon e kujtojme ate nate. Per mua sot nuk ka fare rendesi se kush e merr meriten e asaj nate. Aty ka lavdi per te gjithe, edhe per ata qe nuk ishin fare aty.

Une, Vini, Gezimi, Eri, Ola etj, nuk e dinim cfare do ndodhte pas publikimit te videos. Nuk e mendonim se ai filmim do te ndryshonte historine e 21 janarit, as kush do ti merrte meritat e asaj ngjarja. Ne thjeshte beme detyren tone si gazetare te lire dhe me integritet. Zbuluam dhe rrefyem te verteten e masakres se 21 janarit.

Per kete gje zinxhiri komandues i News24 na shperbleu Vin Dajen me 150 mije leke te vjetra, Armand Hallvaxhiun me 130 mije leke te vjetra, ndersa mua me 100 mije leke te vjetra.

Shperblimin me te madh, ma dha pamja e kryeministrit Berisha paraditen e 22 janarit, me buze te plasur dhe kur me akuzoi si nje “çakall” qe beja edhe prokurorin edhe gjyqtarin.

Por shperblimi me i madh eshte respekti dhe mirenjohja qe me japin shqiptaret çdo dite per ate qe beme ne 21 janarin e 2011-es./Gazeta Dita