osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Vrau 46-vjeçarin shqiptar, rrëfehet biznesmeni grek: I kisha 75 mijë euro borxh, erdhi i dehur dhe më qëlloi djalin

Vrau 46-vjeçarin shqiptar, rrëfehet biznesmeni grek: I kisha 75 mijë euro borxh, erdhi i dehur dhe më qëlloi djalin

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topallit, pasi pronari i hotelit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer sesi ndodhi vrasja. Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë parët dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

Po sipas autorit, 46-vjeçari i ka shkuar në hotel me 28 gusht nën efektin e alkoolit dhe ka filluar që të abuzoj me të si dhe duke i sulmuar djalin.

‘Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri.’- ka thënë ai.

Më pas, i shtyrë nga instinktet, siç pretendon ai, ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë dhe e ka mbytur. Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin ja kanë çuar në një rrugë të shkretë ku është gjetur nga policia.