osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

WIKILEAKS: Berisha, shefi i mafies shqiptare! Ja çfarë thuhet për 21 Janarin dhe marrëveshjen e tij me Bulatoviç

WIKILEAKS: Berisha, shefi i mafies shqiptare! Ja çfarë thuhet për 21 Janarin  dhe marrëveshjen e tij me Bulatoviç

okumentet e Wikileaks, të rrjedhura nga CIA- hije, siç quhet kompania Stratfor, flasin për kryeministrin shqiptar si ‘don-in’ e mafies shqiptare.

Kurse Rama, pavarësisht se njihet si kokëfortë, vlerësohet si lideri modern që presin shqiptarët dhe që ka vlerësimin e BE. Stratfor: Kosovarët nuk kanë shumë simpati me Berishën, ai ka lidhje të forta me Serbinë

Wikileaks ka pak kohë që ka publikuar disa dokumente interesante të agjencisë së sigurisë dhe konsulencës globale, Stratfor, që njihet ndryshe edhe si CIA-s hije e Amerikës.

Të nxitur nga një dokument i publikuar në Ora News, gërmuam për të zbuluar se çfarë thuhet për ngjarjen e 21 janarit në dokumentet e Stratfor.

Në ditën e ngjarjes së rëndë, ka pasur një komunikim shumë intensiv mes një analisti të kësaj organizate, të quajtur Marko Papiç, që informon për Shqipërinë dhe personave të tjerë në këtë kompani, përfshi zëvendëspresidentin Fred Burton.

Një seri e-mailesh shkëmbehen me pyetjen se çfarë dreqin po ndodh në Shqipëri më 21 janar.

Marko Papiç përgjigjet: “Shoku, Berisha ishte president para anarkisë së vitit 1997. Ai është shefi (don) i mafies shqiptare”.

Më pas me shpejtësi Papiç njofton se ka pasur tre të vdekur.
Surge in Measles Cases in UK Comes Amid Plummeting Vaccination Rate
Keep Watching

“Opozita, e drejtuar nga lideri socialist, Edi Rama, i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të dorëhiqet më 20 janar, pasi zëvendëskryeministri Ilir Meta dha dorëheqje pas një skandali ryshfeti në lidhje me një hidrocentral.

Çështje e vërtetë lidhet në fakt me pakënaqësitë mbi zgjedhjet e fundit parlamentare, të fituara nga Berisha me rezultat të ngushtë. Socialistët pretendojnë se zgjedhjet janë manipuluar.

Megjithatë, ekziston edhe njëfarë komponenti kulturor i ndarjes. Socialistët janë mjaft të fuqishëm në qytetet e jugut si Vlorë, Berat dhe Gjirokastër. Poshtë Shkumbinit janë toskët ku PS është e fuqishme.

Shqiptarët e veriut, shtrirë edhe në Kosovë, janë gegë. Tirana është vendi ku takohen.

Pse ka rëndësi kjo?

Shqipëria përgjithësisht nuk ka rëndësi. Megjithatë, është një shtet ku qeveria është një nga shumë grupe të krimit të organizuar, që konkurrojnë për pushtet. Anarkia është gjithmonë shumë pranë. Në vitin 1997, Shqipëria rrëshqiti në anarki.

Ngjarja pati rëndësi pasi bëri që të ndërhyjnë italianët, për të parandaluar shqiptarët që të vërshojnë në Itali, që ndodh gjithmonë kur nuk ka qëndrueshmëri.

Gjithashtu në vitin 1997, anarkia bëri që shumë armë të kalojnë lehtësisht në Kosovë, duke bërë që UÇK të bëhet faktor”.

Një ditë më pas, Marko Papiç informon se situata është e qetë.

Ai thotë se opozita ka kërcënuar se do të veprojë derisa Berisha të japë dorëheqje. Po ashtu theksohet se Berisha ka deklaruar se kushdo që prek godinat zyrtare, do të ketë të njëjtin fat si protestuesit.

“Ka thashetheme se agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror janë infiltruar në turmë për të provokuar dhunën. (Koment: Nuk ka prova, por nuk do ishte hera e parë që SHISH përdoret për gjëra të tilla)”.

Më pas, në një tjetër e-mail, qendra kërkon informacion nga Papiç për situatën në vazhdim dhe ndikimin në rajon.

“Sipas meje, gjërat nuk do të përkeqësohen si në vitin 1997, për shkak se ajo situatë u nxit nga kolapsi ekonomik dhe jo vetëm diferencat politika. Shqiptarët kanë kujtime dhe ndjenja të forta nga ajo periudhë dhe do mundohen të shmangin përsëritjen,” shkruan ai.

I pyetur për ndikimin e Berishës në Kosovë e Maqedoni, analisti i Stratfor shkruan: “Po flas në përgjithësi, Berisha nuk ka shumë rol në rajon. Ai vazhdon të shihet si model i liderit të vjetër. Qartësisht, Kosova do të ketë gjithmonë nevojë për mbështetjen e kryeministrit shqiptar dhe qeverisë së tij.

Megjithatë shumë kosovarë mbajnë mend se Berisha i dha një mbështetje të vakët UÇK-së dhe besohet se ka përfituar personalisht duke lejuar ngarkesat me karburant në Serbi dhe Mal të Zi, pavarësisht embargos së NATO-s në atë kohë.

Berisha akoma shihet si njeri me lidhje të ngushta me Serbinë- një nga kontaktet e tij më të ngushta është Damir Fazlliç, një personazh që mendohet se ka kontakte me nivelet më të larta në qeverinë serbe. Berisha nuk mendohet se ka lidhje të forta në Maqedoni dhe me humbjen e Gjukanoviç, ai ka kufizuar edhe ndikimin në Mal të Zi”.