osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Xhaxhai flet për gjendjen e mbesës që i shpëtoi vetf.lijimit: Sheh ëndrra të frikshme natën, ulëret!

Xhaxhai flet për gjendjen e mbesës që i shpëtoi vetf.lijimit: Sheh ëndrra të frikshme natën, ulëret!

“Nga ana mendore është dhe ky problem dhe ajo zgjohet natën me ulërima, se është mësuar në errësirë. Ajo ulëret natën se sheh ëndrra.

Ka qenë në errësirë tërë kohës.”, është shprehur Dhimitraq Paskali, xhaxhai i Blerta Josifit, vajzës së mbijetuar nga ngjarja horror në Kombinat.

Në një lidhje telefonike për ‘Me zemër të hapur’ xhaxhai tha se Blerta ishte mësuar gjatë gjithë kohës në errësirë.

“Blerta është përmirësuar, por botëkuptimi i saj nuk ka ndryshuar”, flet xhaxhai i dy vajzave që u vetëflijuan për ringjalljen dhe zbulon kush i futi në këtë rrugë.

“Nuk mbaja kontakt vet direkt. Por përmes atyre, vëllait dhe të motrës. Dhe atë e nxorën përjashta dhe vëllain dhe motrën. Ai deshi që të shqyente derën por unë se lash.

Dhe gabim bëra, por se dija. Po ta dënim se do të ndodhte një gjë e tillë, jo derën por pallatin do kishim shkundur. Ato na mbanin me premtime. Ato i premtuan të vëllait se do të dilnin në 25 dhjetor.

Pastaj i çova motrën e saj dhe i kishin thënë në fund të majit, dhe nuk dolën. Më pas i thash shko thuaj se Dhimo do ju kallëzojë në polici.

Kur shkoi policia atje ato nënën e bijë dolën tek dera dhe thanë; jemi mirë. S’kemi gjë, pse keni ardhur?! Skam pasur urrejtje asgjë.

Për këtë vajzë po luftojmë me mish e shpirt, dhe po lëmë të dy me vëllain e saj gratë tona të sëmura 24 orë.

Dua të bëj një kërkesë që ndikon për mbarëvajtjen e vajzës, nuk është vetëm për një copë bukë. Se një copë bukë ja jap vetë unë.

I bëj thirrje qeverisë, bashkisë, për këtë vajzë. Kërkoj që sot ndihmë. Ne kemi gratë e sëmura, ato nuk mund të rrinë dot më shumë se 12 orë.

Ata në spital na kanë thënë se ajo që do të fillojë sot, ajo do e përballojë deri në fund. Por a e përballojnë dot?!

Ne kemi hall se duam të caktojmë 4 gra të paktën që të kujdesen për të. Ajo ka neps, ca si vjen ndër mend dhe ha 2 lugë. Se nuk ka ngrenë asgjë.

Nga ana mendore ajo është në rregull. Ajo nuk ngre dot dorën që të fusë lugën. Nga ana mendore është dhe ky problem dhe ajo zgjohet natën me ulërima, se është mësuar në errësirë.

Ajo ulëret natën se sheh ëndrra. Ka qenë në errësirë tërë kohës. Këtë e dinë dhe psikologët.

Vajza ka një shtëpi dhomë e kuzhinë në Kombinat. Dhe ajo kur të dalë nga spitali nuk futet atje më. Ajo ma ka thënë mua. E ka të vështirë e nuk shkon atje.

Duam që këtë mundësi t’ja japim ne atyre kush do të dali për Zot dhe të na japi një shtëpi tjetër.

Po të jetë këtu pranë meje se dua të marr pranë meje përsipër. Vetëm nuk mund ta lëmë atë. Botëkuptimi i saj është i vështirë.”, tha ai.