Xhelal Mziu drejt humbjes së mandatit në Dibër, Edmond Isaku gati të thyejë listën

Xhelal Mziu drejt humbjes së mandatit në Dibër, Edmond Isaku gati të thyejë listën

Drejtuesi politik i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu është drejt humbjes së mandatit të deputetit.

Nga të dhënat e publikuara në sistem, vihet re se Mziu ka një numër më të vogël votash se kandidati që listohet i katërti.

Edmond Isaku ka mundur të marrë më shumë vota se ish kryebashkiaku i Kamzës dhe nëse ky trend vijon, Mziu rrezikon të humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e Parlamentit.

Ndërkohë, më poshtë po listojmë numërimin e deritanishëm të 167 qendrave të votimit nga 227 në total që ka Qarku i Dibrës.

1. Xhelal Mziu 3157

2. Kreshnik Çollaku 5047

3. Dhurata Tyli(çupi) 2784

4. Edmond Isaku 3567

5. Luan Haka 2919

6. Irini Shehu 1355