osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Yjet” e fushatës së 25 prillit, Rama, Meta dhe Basha-Berisha. Përplasja “kokë më kokë”, Durrësi

“Yjet” e fushatës së 25 prillit, Rama, Meta dhe Basha-Berisha. Përplasja “kokë më kokë”, Durrësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur dekretimin e datës së zgjedhjeve, duke vendosur që shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit më 25 prill të vitit të ardhshëm.

Akti i ndërmarrë nga Meta në përmbushje të atributit që i jep Kushtetuta e Shqipërisë, u vendos vetëm 24 orë pas konsultimeve paraprake që pati me të gjithë drejtuesit e opozitës nga njëra anë dhe me kreun e PS e kryeministrin e vendit Edi Rama nga ana tjetër.

Partitë e majta ose që janë në koalicion me PS, duke filluar nga PSD e vijuar me tërë partitë e tjera nuk është parë e arsyeshme që të thirren nga Presidenti, i cili u konsultua në zyrë dhe me kandidatë për kryetar të partive të cilat ende nuk kanë mbledhur firmat për t’u zyrtarizuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Për herë të parë Meta ka takuar në zyrë dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, kryetare e LSI në opozitë me të cilën ka diskutuar datën e zgjedhjeve.

Në fund Presidenti nuk ka marrë për bazë as 18 prillin e kërkuar nga opozita dhe as 9 majin dhe më vonë të tërhequr nga kryeministri Edi Rama, i cili ia la në dorë Metës dhe opozitës që të vendosin cilën datë të duan, përpos 2 majit, që korrespondonte me Pashkët Orthodokse.

Meta bëri siç e mendoi vetë dhe caktoi datën 25 prill si ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Përtej datës së zgjedhjeve, partitë më të mëdha politike ende pa dalë dekreti kanë konturuar dhe udhëheqësit e fushatave elektorale respektive, në pranverën e vitit të ardhshëm.

Partia Socialiste e Shqipërisë i ka qëndruar strikt statutit të saj, ku kryetari njëherësh dhe kryeministri i vendit do të udhëheqë fushatën zgjedhore të socialistëve në pushtet.

Rama do të jetë “ylli” dhe “simboli” i fushatës së socialistëve dhe aleatëve të tyre, nëse do të ketë koalicion parazgjedhor me një listë unike sipas përcaktimeve të Kushtetutës, bazuar në ndryshimet e realizuara nga mazhoranca dhe opozita parlamentare më 30 korrik.

Ndonëse sistemi zgjedhor me lista të hapura dhe lista unike e koalicionit dikton një qasje tjetër të fushatës zgjedhore, sipas një “piramide” më pak të “kithët” dhe më të gjërë në bazë, Edi Rama do të jetë figurë qëndrore rreth të cilit do të rrotullohet gjithë fushata e PS.

Në mbledhjen e fundit të strukturave drejtuese të PS, teksa u përzgjodhen të deleguarit e PS në të gjitha qarqet e vendit, lajmi që bëri diferencën ishte ai i kalimit të Ramës nga qarku i Vlorës ku ka qënë për dy mandate, në qarkun e Durrësit.

I cilësuar si metropoli i dytë shqiptar për nga pesha ekonomike dhe numri i votuesve, Durrësi është një sfidë më vete për vetë PS, tashmë që dhe drejtuesi i deritanishëm i PS në këtë qark, ish kryebashkiaku Vangjush Dako, nuk do të jetë më primari i PS.

Lidhur me kandidimin e tij në Durrës kryeministri e ka dhënë shpjegimin vetë, teksa thotë se kjo ka lidhje me rindërtimin e qytetit pas dëmeve nga tërmeti dhe me një projekt të Emirateve Arabe. Gjithashtu, ai thotë se dhe origjina e tij është nga Durrësi.

“Se kam udhëhequr unë fushatën elektorale të Vlorës asnjëherë as më përpara. Udhëheqësi i fushatës elektorale ka qenë dhe është Damian Gjiknuri. Kështu kjo është fake neës.

Unë kam marrë përsipër të kujdesem për Durrësin sepse është një zonë me rëndësi të posaçme në këtë fazë kur ne na duhet të ndërtojmë aty një shembull spektakolar të ndërtimit pas gjithë asaj tragjedie që kaloi Durrësi.

Është pjesa më e dëmtuar dhe pjesa më sfiduese e rindërtimit pasi aty do të duhet të bëjmë një punë shumë të madhe. Kemi ecur shumë me projektet. Siç dihet ose për atë që se dinë e përsëris se për rindërtimin në Durrës ne kemi një marrëveshje që unë e kam bërë me princin e Emirateve të Bashkuara.

Janë Emiratet e Bashkuara që do të na mbështesin financiarisht dhe me ekspertizë teknike në mënyrë që të arrimë të bëjmë diçka fantastike në Durrës.

Kështu që nuk ka lidhje e dyta me të parën apo e para me të dytën. Pastaj unë jam edhe nga Durrësi dhe nga Vlora jam edhe nga Shkodra madje”, ka deklaruar Rama.

Gjithsesi si kryetar i mazhorancës ai do të jetë në krye të fushatës në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që Durrësi tashmë është sfida e re e Ramës, pas shumë ndryshimeve që u bënë në Vlorë në dy mandatet e tij si deputet në këtrë qark dhe si kryeministër.

Më e koklavitur paraqitet situata në kampin opozitar.

Kryetari i PD Lulzim Basha gjendet nën një trysni të fortë të ish kryetarit të kësaj partie dhe “babait” të tij politik Sali Berisha, i cili ka një ndikim të padiskutueshëm në parti.

Madje zotëron segmente të tëra të strukturave e forumeve drejtuese si dhe të anëtarësisë së PD që i binden atij verbërisht në gjithë lëvizjet që ai bën. Dominon linjën radikale në PD saktësisht!

Ndonëse Basha tentoi që ta vinte nën presion përmes Komisionit ekstrastatutor të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkie, të kryesuar nga ish Presidenti Bujar Nishani, dhe në përbërje të të cilit janë disa kritikë të Bashës por dhe Berishës, si Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Mark Marku, shtuar këtu dhe një emër të panjohur si Papa, ish kryeministri nuk është tundur nga e tija.

Madje Ruli dhe Mustafaj në mënyrë galante i lanë për të kuptuar se kontributi i tij ka përfunduar dhe ka shkruar një histori të lavdishme në PD, por Sali Berisha deklaroi një natë më parë se ka ende fuqi dhe mbështetje për të kontribuar si deputet.

Madje e tha në mënyrë sfiduese tek televizioni i djalit të tij se do të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke i dërguar mesazh Bashës që me komision e pa komision, askush nuk duhet të guxojë që të luajë me fatin e tij politik.

Sali Berisha nuk ishte dakord as me “këshillën” e Genc Rulit që nga politika është më mirë të largohesh se të të largojnë. Një ftesë për të ikur me të mirë por që ka rirrituar Berishën.

Megjithëse thotë se nuk qëndron më në politikë për karrierë, Sali Berisha shprehet se Genc Ruli bën gabim duke ngatërruar dy gjëra elementare.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën.

Ngatërron karrierën me betejën. Tjetër është beteja, tjetër është karriera. Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013.

Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme.

Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”, tha Berisha një natë më parë publikisht.

Ndërkohë që ka ruajtur dhe një mesazh therës për kreun e PD Lulzim Basha, të cilit i ka treguar se mund të kandidojë në Durrës përballë Edi Ramës, ndërkohë që vetë me sa duket preferon sfidën në kryeqytet.

Teksa Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, do apo nuk do Basha dhe komisionerët e tij ekstrastatutorë, ai është shprehur se do ta vazhdojë betejen e tij politike për arritjen e qëllimeve të PD.

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”, ka thënë ish kryeministri.

Ndërsa i pyetur se pse nuk kandidon përballë kryeministrit Edi Rama në qarkun e Durrësit, Berisha është shprehur se nuk është ai në krye të betejës, por është në betejë në pozicionin e tij.

Duke lënë kështu të kuptohet se fushatën e Durrës duhet ta udhëheqë vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar nga selia blu.

Megjithatë Berisha ia ka hedhur “dorashkën” Bashës, si për ti thënë se nëse kërkon që të fitojë zgjedhjet njëherë vetë dhe të vijë në pushtet, duhet të përballet me kundërshtarin politik Edi Rama “dhëmb për dhëmb” pikërisht atje ku kandidon vetë ai.

Një “thikë me dy presa” për Bashën një ofertë e tillë në formë presioni e ish kryeministrit demokrat, teksa tenton ta prekë në sedër dhe ta shtyjë drejt përplasjes fatale me Ramën në Durrës.

Kjo tregon qartë se në PD ka një dualitet drejtimi dhe se “yjet” e “simbolet” e fushatës së opozitës do të jenë Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Do të jetë efektiv apo jo ky “binom” këtë do ta tregojnë zgjedhjet e 25 prillit dhe rezultati që do të marrë PD në këto zgjedhje.

Ndërkohë që LSI me sa duket e ka zgjidhur çështjen e udhëheqësit të fushatës elektorale të 25 prillit të vitit të ardhshëm për këtë parti.

“Ylli” dhe “simboli” i fushatës për LSI-në do të jetë ish kryetari i saj dhe Presidenti aktual i Republikës Ilir Meta.

Nuk është se e themi ne këtë gjë. Atë po e thotë përditë lidershipi i LSI, madje pa e fshehur fare, pavarësisht se kryetare e kësaj partie është Monika Kryemadhi, njëherësh dhe bashkëshorte e Ilir Metës.

Në përvjetorin e themelimit të LSI para disa ditëveve, kjo parti ka nisur fushatën, duke vënë Ilir Metën si figurë qëndrore. Përdoret foto e presidentit për të ‘joshur’ elektoratin dhe dhënë mesazhin se ai do të jetë në krye të fushatës.

Në një postim në rrjetet sociale LSI ka përdorur foton e presidentit Ilir Meta, për të ndarë një mesazh ku thekson se nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit.

“Edhe 1000 vite të tjera LSI. Kjo betejë nuk është thjesht politike. Është mision. Nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit.

Për punësimin e të rinjve, për ndalimin e eksodit dhe shpopullimit, për të ndalur largimin e trurit të vendit, që rinia jonë e mrekullueshme ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet.

Që sovraniteti t’i përkasë vetëm popullit, popullit dhe vetëm popullit. Dhe të kemi një qeverisje të popullit, nga populli dhe për popullin”, thuhet në postim. Duke evidentuar “tezat sovraniste” të Presidentit!

Meta ka qenë kryetari i LSI deri përpara se të zgjidhej president, por si duket ai për LSI vijon të jetë një figurë kryesore që ndikon te elektorati dhe pritet që në një formë apo tjetër të udhëheqë fushatën elektorale të kësaj partie. Më 2017, si president i zgjedhur e bëri.

Madje ditën e zgjedhjeve ka mbetur në memorien e shqiptarëve thirrja e tij nga Lezha për t’u armatosur ditën e zgjedhjeve dhe për të marrë në mbrojtje qendrat e votimit. Dhe me të armatosur nga Tiranë.

Ndërkohë që LSI ditë pas dite vijon të publikojë në rrjetet sociale videot e fushatës së udhëhequr nga Meta ndër vite si dhe takimet jubilare të kësaj partie me figure kryesore Meten.

Kryemadhi me shumë gjasa do të kandidojë në qarkun e Fierit, duke lëvizur nga Elbasani, dhe duke luajtur një rol dytësor në fushatën e 25 prillit, kryesisht duke u marrë me rininë.

Pra kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve më 25 prill të vitit të ardhshëm, partitë më të mëdha politike kanë konfiguruar udhëheqësit e fushatave respektive./M.Nikaj-TemA