osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Po me Yllin ç’pate?!

Po me Yllin ç’pate?!

Nga Anri Bala

Na e ktheve Yllin nga rruga Edo… e duke qenë se e njeh mirë, e dije se do të na merrte në qafë me fjalimin e tij! Të them të vërtetën në fillim më pëlqeu, tek e shihje të artikulonte i përdëllyer e me terezi për ditët e lavdisë, të “Yllit në ngjitje”, me një lloj qetësie prej intelektuali, që e dëshmonte zëri i tij i gjoksit, i mbytur prej peshës së rëndë që ndjente në shpirt, se paska sakrifikuar veten dhe karrierën për Çunat e Bales.

Mirëpo shpejt ndryshova mendje, kur e pashë se ishte i brengosur nga gabimi i rëndë që kishte bërë… për hirë të shoqërisë. Madje, brenga e tij ishte aq e fortë, sa ishte shkatërruese ta shihje Yllin kur pranonte se: “Shpesh më duhet të ul kokën, sa herë përplasem me ta në rrugë (çunat e Bales) dhe iki i turpëruar”, vetëm sepse t’i i kërkove ndihmë mediatike, ai sajoi vetë një viktimë. Ylli mund t’ia kursente vetes gjithë këtë turpërim!

Madje, do të na kursente dhe ne duartrokitjet e zbulimit të madh, ku një farë Vasali, i cili i kishte hypur epsheve mbrapsht, me ofshama falenderonte gazetarin për zbulimin e madh dhe “nderin” që na bëri ne qytetarëve dhe gazetarëve, kur në fakt, vetëm sa na turpëroi.

Unë ndjej vetëm keqardhje për Yllin. Në qoftë e vërtetë… të dëgjosh nga goja e një gazetari, se ka shpifur botërisht, duke akuzuar një individ të pafajshëm, është vepër shumë e rëndë morale, profesionale, por edhe më shumë ligjore. Madje përligj të gjithë baltën e hedhur mbi ne dhe atij… kazanit që vjen erë!

Por, të jemi korrekt, janë shumë ata, që kanë frikë të jenë si Ylli dhe “yjet” e tjerë të gazetarisë së banaqeve, që ngjajnë më shumë si pijetarë të dehur keq, që kanë humbur arsyen dhe moralin ia mbysin afshet e alkoolit.

Ka ende nga ata, që nuk do të guxonin, që thirrjet për “mbështetje mediatike”, do t’i kuptonin si pasqyrim të vërtetës dhe jo shtrembërim të saj me “viktima”. Por çe do, Ylli e kuptoi me flijime! Ka shumë si Ylli, po aq sa është e vërtetë, se ka edhe nga ata që fusin në telashe “çunat e Bales”… apo ngrejnë skenar Babalesh, duke ia “futur si kau pelës”, kush t’i dal përpara, me sajime allasoj, duke rënduar gjendjen penale të qytetarit… në çdo rast i pafajshëm!

Ylli, sapo hapi “digën” e etikës dhe profesionalitetit të gazetarisë, duke përmbytur moralin e të gjithë atyre, që jo vetëm që nuk akuzojnë padrejtësisht, por ngelën dyerve të gjykatave duke mbrojtur me prova nderin e tyre, të akuzuar për shpifës nga padrejtësia e palo gjyqtarëve të diskretituar si hajdut, tregtarë dhe mercenarë, të blerë nga gjithfarë horri e morri xhepfryrë!

Unë nuk i besoj, ti jo e jo! Nuk mund t’i besoj një personi, që ka akuzuar publikisht një qytetarë të pafajshëm, për të mbrojtur “interesat” e tij apo dëshirën e një mikut, kur sot po i njëjti gazetar mund të bëj të njëjtën shpifje për të mbrojtur pallatin apo qiratë, e konvertuar për të mbrojtur hallexhiun e radhës të palës tjetër… që kërkon mbështetje mediatike.

Vetëm një thirrje e kam për politikanët: Shpenzojini lekët për vepra të mira, e jo duke financuar me miliona euro disa gazetarë sharlatanë, që nuk i dëgjohen lehjet kërcënuese me qëllime shpaguese, as matanë gardhit të tyre… as si profesionist e as si shpifësa!/Ekskluzive.alist e as si shpifësa!/Ekskluzive.al